Ralf Gjoni konfirmon në Kuvend se nuk do të kandidojë për deputet: Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time

Deputeti Ralf Gjoni deklaroi nga kuvendi se nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

‘Ja myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë.’- tha Gjoni.

Ralf Gjoni bëri u bëri një thirrje të pazakonte qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin një kryq në fletën e votimit, për të abstenuar.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit, miratohen katër projektligje dhe tre projekt vendime


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen