Ralf Gjoni në Report Tv: Nëse bojkotojnë 'Zgjedhoren', PD-LSI dalin jashtë sistemit, as ndërkombëtarët s'do i njohin më

TIRANE-Deputeti opozitar Ralf Gjoni i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se nëse opozita jashtë parlamentit do të bojkotojë komisionin e reformës zgjedhore do të ngelet jashtë sistemit  dhe do të shpërbëhet. Ai u shpreh se edhe ndwrkombwtarwt nuk do ta njohin mw nwse del jashtw loje si me rastin e djegies sw mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve.

"I lodhën mbështetësit e tyre në rrugë prej një viti duke i thënë se ky Edi Rama është i keqi dhe duhet tërhequr zvarrë dhe tani vijnë me një propozim qesharak dhe thonë jam gati të ulem me këtë kriminelin dhe të 'rrotullohem me të në një krevat' mjafton që këta të opozitës në parlament të mos jenë. Nëse do të zgjedhin rrugën e bojkotit sikur kanë bërë me braktisjen e parlamentit kam frikë se do të ngelen jashtë sistemit dhe do të shpërbëhen. Do të ngelen jashtë loje si në shkurt, në korrik dhe kam përshtypjen se efektet elektorale do të jenë katastrofike për ato parti. Jeta institucionale është baza, dhe nëse këta duan të luajë në një fushë pa viza dhe pa rregulla kam frikë se do të jetë e papranueshme edhe për aleatët perëndimorë. Sa më shpejt që të ketë një meaculpa aq më mirë do të jetë edhe për atë.  

Ne duhet të demokratizojmë fillimisht sistemin të hapim garën dhe pastaj të shkojmë drejt zgjedhjeve të përgjithshme, por pa u kryer ndryshimet unë i shikoj zgjedhjet e parakohshme të pamundura. Nuk më intereson mandati atje, por të bëjmë një sistem që të gjithë të kenë të drejtë të garantojnë të barabartë. Kur të kemi arritur të fitojmë këtë betejë do të jem shumë i kënaqur. Ne shtrimë dorën e bashkëpunimit për opozitën jashtë parlamentit. Opozita e pabashkuar, sepse ishte tallëse. Të çosh një person teknik.... me një propozim tallës. Ti nuk mund të vish kur ftohesh për të marrë pjesë dhe të thuash se nuk njoh asnjë këtu dhe që të bësh reformë të jem me një tavolinë me disa ndërkombëtarë dhe Edi Ramën.

Shqipëria nuk duhet të ketë një sistem zgjedhor ku vota shitet dhe blihet. Një vend që është anëtar i NATO-s dhe synon BE-së nuk ka shanse të mos garantojë votën e lirë dhe të barabartë. Sistemi aktual pengon të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Psh në Britani u krijua një parti e re një muaj para zgjedhjeve dhe kodi zgjedhor nuk e ndalon asnjë të pavarur apo një parti për të garuar. Po këta mostrat e PD-së e PS-së? Kam qenë afërt dhe e di cfarë pisllëku është gatuar. Edhe me zotin Meta kam pasur debate të mëdha, duhet të kishim kushtëzuar pjesëmarrjen në koalicionet me PS-PD me ndryshimet në reformën zgjedhore. Por nga 2008 dhe deri sot nuk ka pasur asnjë tentativë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. SHBA na ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme në këtë kauzë" tha ai.

Partia Demokratike propozoi në tryezën e organizuar nga OSBE-ja në datë 25 shtator që reformën zgjedhore ta bëjnë ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe OSBE përmes një strukture të posaçme. Por, propozimi i PD-së u kundërshtua nga BE-ja, por edhe ambasadori i OSBE-së. "Nuk e qeverisim ne Shqipërinë" tha ai duke kërkuar që reforma të miratohet nga vetë shqiptarët. Edhe Rama i tha jo propozimit të demokratëve për të kaluar reformën zgjedhore në duart e një strukture të posaçme drejtuar nga ndërkombëtarët. “Një strukturë ndërkombëtare, ndërmjetës ndërkombëtarë dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh mes shqiptarëve, unë nuk ka për të pranuar asnjëherë”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Dikur ish-këshilltar i Metës, Gjoni: Sot zero komunikim, kam një sugjerim për Presidentin

Ralf Gjoni para se të futej në Kuvend si deputet ka qenë këshilltar i Ilir Metës, kur presidenti aktual ishte në krye të Kuvendit. Por tashmë që ndodhet në Kuvend si deputet a ka komunikim me kreun e shtetit?

"Nuk kam asnjë marrëdhënie prej 2017 as pozitive as negative. Nuk e di cfarë reagimi mund të ketë nga ai, por nuk ia kam bërë pyetjen vetes. Nuk kam asnjë komunikim apo mesazhe, zero komunikim që nga 2017 kur ai është bërë President. Nuk dua të merrem me Metën, kauza ime është sistemi.

Do i sugjeroja që të ishte më i vëmendshëm ndaj inkurajimit të një reformë që përfshin ndryshimin e sistemit, baza për mua do të ishte hapja e sistemit, depolitizimi i procesit. Këta janë kërkesa të partnerëve tanë ndërkombëtarë" tha ai.

Përsa i përket raportit të komisionit të Venecias, Gjoni u shpreh se "Unë e kam deklaruar nuk kam qenë pjesë e këtij procesi, e kam denoncuar si politik. Mënyra e vetme për ta trajtuar është institucionale" tha ai.

Ora 16:38
Parti të re politike? Ralf Gjoni: Po! E kam projekt, s'duhet t'u besojmë më pleqve

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputetin Ralf Gjoni mund ta shikojmë në drejtimin e një partie politike. I ftuar në Report Tv, ai e pohoi një gjë të tillë kur u shpreh se e ka menduar dhe është duke biseduar me disa faktorë brenda dhe jashtë parlamentit.

"E kemi menduar, nuk jam ende gati të shprehem. Po patjetër. Cfarë ka të mendosh për një projekt politik, nuk ka asgjë të keqe, do të inkurajoja një pluralizëm politik. Shqiptarët kanë nevojë për shumë oferta, pse duhet të jemi peng i 2-3 partive.

E kam menduar, por nuk kemi një plan konkret për momentin. Jemi duke biseduar me disa faktorë brenda dhe jashtë parlamentit. E kam bindje se Shqipërisë i duhet një projekt, një lëvizje e re politike. Projekteve të lodhura të pleqve politikë u mungon integriteti" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë