Ralf Gjoni: Rezolutë pro negociatave, tryezë të gjerë për reformën zgjedhore

Ralf Gjoni: Rezolutë pro negociatave, tryezë të gjerë për reformën zgjedhore


Deputeti opozitar nga listat e LSI-së Ralf Gjoni kërkoi nga kolegët e tij në shumicë dhe opozitë që të miratojnë një rezolutë që u kërkon vendeve anëtarë të BE-së që të miratojnë hapjen e negociatave, ndërsa propozoi një tryezë të gjerë për reformën zgjedhore.

"Kryeministri mbajti një fjalim monolog dhe u largua nga salla. Kryeministri nuk gjendet këtu që të dëgjojë edhe mendimet e opozitës. Duhet ndarë hapja e negociatave nga kushtet që na janë vendosur. Hapja e negociatave është proces teknik që do të rrisë skanimin e të gjitha fushave nga Brukseli nga ekonomia te siguria. Të gjithë duhet të biem dakord, hapja e bisedimeve duhet të bëhet në qershor. Është dhënë një premtim nga vendet anëtare dhe mendoj se nuk duhet të ketë më asnjë lloj vonese. Do të doja t'u propozoja që në vijim të votojmë një rezolutë unanime që t'u bëjmë thirrje të gjitha parlamenetare të vendeve anëtare për hapjen e negociatave, Shqipëria e meriton.

Shqiptarët janë populli më pro europian në rajon sot. Na shitet nga qeveria, që e përmendi edhe kryeministri që komisioni i reformës zgjedhore paska të bëjë me rekomandimet e OSBE-së, nuk është e vërtetë. Dakord ta zbatojmë, por komisioni që u fut në mënyrë klandestine me një bashkëkryetar vëzhgues me të drejtë vetoje, nuk funksion kështu. Duhet të hapet debati për reformën zgjedhore duke përfshirë të gjitha partitë dhe ne deputetët këtu.

Zoti Gjiknuri unë personalisht nuk mbush vendet e një komisioni pa sens, unë propozoj që të ulemi dhe të diskutojmë objektin dhe të fusim diskutimin e hapur kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ky është kushti im për pjesëmarrjen në atë komision. Nëse ndodh kështu besoj që do të gjendet dakordësi edhe nga partitë jashtë në rrugë. Nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa ndryshim sistemi
" tha Ralf Gjoni.


Lajmi kryesor:

Grabitja/ Gjoni kërkesë Metës: Mblidh 'Sigurinë'! Lleshaj: E vendos vet se kur largohem


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen