Ralf Rangnick filozofi i gegenpressing që transformoi Austrinë në skuadër pretendente

Ralf Rangnick filozofi i gegenpressing që transformoi Austrinë në skuadër pretendente

Ralf Rangnick

Transformimi i stilit të lojës së Austrisë nga Ralf Rangnick ishte i dukshem në fitoren 3-1 ndaj Polonisë në Grupin D, një skuadrër që aplikon filozofinë e gjermanit,gegenpressing,ultra ofensiv,shpesh herë në fazën sulmuese Austria transformohet në vendosje taktike nga 4-2-3-1 fillestare ne 4-2-4 në linjat e fundit sulmuese.

Kjo i bën ata të synojnë një ecuri te madhe në Euro 2024.

Rangnick u emërua trajner i Austrisë në vitin 2022, i ngarkuar me përgjisi në ndërtimin e një skuadre të re sulmuese pasi humbën mundësine e kualifikimit për Kupën e Botës nën drejtimin e Franco Foda,ky fakt i zhgënjeu Austriakët dhe bëri që drejtuesit të kërkonin një ekspert si Rangnick!

Një profesor i Gegenpressing (kundër-presing) për të rifituar topin sa më shpejt që të ishte e mundur - 65-vjeçari ia doli ta bënte Austrinë një skuadër më dinamike, me vetëm një humbje në tetë ndeshjet e saj përpara Euro 2024!

Testi i vërtetë ishte nëse ata mund të performonin në skenën e madhe kundër skuadrave pretendente.

Ata nuk zhgënjyen në humbjen 1-0 ndaj ish-kampionëve të Evropës, Francës, në ndeshjen hapëse të Grupit D, por kundër Polonisë gjetën hapësirën për ta dominuar ndeshjen dhe ta bënin Levandofskin,Zielenskin,Swiderski etj të dukeshin shumë të vegjël.

Ndryshe nga tiki-taka, filozofia e gegenpres  eshte posedimi i topit dhe për të mbajtur kundërshtarin sa më larg zonës,presingu bëhet në cdo centimetër të fushës, gjithashtu stili i Rangnick ka të bëjë më shumë me futjen e topit në thellësi duke vertikalizuar në cdo rast,sulmuesit ansorë por edhe numurat tetë dhe dhjetë kerkojnë topin në gjysëm hapësirë midis linjave me shpejtësi për të kapur në befasi kundërshtarin,dhe ja kan arritur më së miri deri më tani.

Hollanda një skuadër shumë serioze u gjunjezua përpara Austrisë së Rangnick që me fitoren 2-3 zuri vendin e parë në grupin D.

Që në minutat e para u vu re dominimi i Austrisë dhe presingu i lartë bëri qe Hollandezet të gabojnë sidomos ne mesfushe,por edhe mbrojtja eksperte e tyre ishte ne veshtirsi.

Loja kishte momente që skuadrat po luanin 1vs1 në cdo sektor të fushës,por Hollanda nuk kishte agresivitetin e Austrise që fituan 68% te dueleve sipas statistikave Uefa.com,kjo bëri që Austria të triumfojë dhe të hedhi kandidaturën si skuadra Suprizë e Euro 2024.

Austria nuk ka lojtarë të nivelit Mbape,Jamal,Chiesa,Bellingham,Toni Cros madje nuk ka as lojtar në nivelin e Armando Brojës.

Por Austria ka një profesor të vërtet në stolin e saj,Clop,Naigelsman,Flick,Tuckel,Terzic etj janë nxensit e shkollës Rangnick.

Deri më tani ai po na tregon shumë me futbollin që po prodhon Austria,cdo kundërshtar do ta ketë të vështirë me to.

Të presim,të mesojmë sesa larg do të shkojë kjo skuadër, në Euro 2004 askush nuk besonte tek Greqia por ajo i befasoi të gjithë dhe u shpall kampione europe me trajnerin Gjerman Otto Rehagel.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 26/06/2024 17:24

    C'lidhje ka fjalia e fundit me Rangnick? Apo futja, per te ilustruar skuadren surprize.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë