Rama: 100% i sigurt se
koalicioni me LSI do ribëhet

Rama: 100% i sigurt se<br />koalicioni me LSI do ribëhet
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se PS dhe LSI do rikonfirmon koalicioni. “Nga 1 në 10 cilat janë shanset që PS dhe LSI të vijojnë së bashku?”– ishte pyetja e gazetarit Sokol Balla.
“10!” – u përgjigj i bindur Rama duke ngritur të 10 gishtat e tij dhe duke buzëqeshur.

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur edhe se Partia Demokratike do marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.  I ftuar në 'Top Story', Rama deklaroi se opozita rri te çadra në "Bulevard" përpara Kryeministrisë, nga frika e ligjit të Vetting-ut. 
  
Kreu i qeverisë theksoi se opozita nuk do ia dalë ta bllokojë zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa rrëzoi pretendimet e PD për qeveri teknike.

"Vettingun nuk e ndalojnë dot as me çadër, as me kërkesën për qeveri imagjinare, as me kërcënime për bojkot. Herët apo vonë, por do e votojnë. Ky popull ka të drejtën e tij historike të kërkojë të ndahen gjykatësit e prokurorët me integritet nga ata që janë të korruptuar. Është koha për të bërë një ndarje me thikë midis Shqipërisë që kemi trashëguar dhe Shqipërisë që duam të ndërtojmë. Këtë ndarje me thikë e përcakton si hap i parë i domosdoshëm, pikërisht vettingu. Aty në atë çadër, është Vettingu motivacioni themelor që i shtyn të rrinë në çadër në vend që ta shohin 18 qershorin si destinacionin ku çdo parti politike ka detyrimin të shkojë. Jam i bindur që opozita do hyjë në zgjedhje dhe Partia Demokratike do hyjë në zgjedhje", u shpreh Rama. 

Rama: Kontenierët, shpifje e PD, në gjyq portalin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për hyrjen në territorin shqiptar të 1100 kontenierëve me mbetje kimike nga Italia.
 
Rama tha se kjo është shpifje e PD-së, të cilët kanë paguar një media në Itali për këtë qëllim.
 
Ai paralajmëroi hedhjen në gjyq të portalit italian i cili publikoi lajmin.
 
"Çadra aty përballë nxori një poshtërsi. Të paguash për të nxjerrë një lajm të rremë, jashtë shtetit, për ta rimarrë këtu me atë burim jashtë shtetit, ne do ta çojmë në gjyq.
 
Pastaj, ta sjellësh si alarm kimik, do të thotë t'u tregosh shqiptarëve se jo vetëm për t'ju qeverisur që s'jam gati, por për t'ju çuar në aventurë për ta djegur këtë vend.
 
Këto janë lajme të rreme, të fabrikuara. Saliu duhet të marrë të drejtën e autorit për fake news. 1100 kontenierë me mbeturina radikoaktive që kanë hyrë në Shqipëri, nga kanë dalë? E dini që nëse kjo është e vërtetë bie qeveria e Italisë, bie BE-ja. Mirë erdhën, që nuk ndodh kurrë, pasi kemi marrë konfirmim nga inteligjenca e doganës italiane, pastaj si vajtën, ku i futën?
 
Ne do të hapim gjyq ndaj një portali i cili e ka nxjerrë këtë lajm jashtë vendit
".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro