Rama:100 mijë ndërtime në lumenj
PD nxiti shkeljet, premtoi legalizim

Rama:100 mijë ndërtime në lumenj<br />PD nxiti shkeljet, premtoi legalizim
TIRANË - Fenomeni i përmbytjeve që përfshinë jugun si pasojë e motit të keq, është bërë sërish objekt debati në aolën e Kuvendit. Kryeministri Edi Rama drejtoi gishtin nga opozita e sotme, mazhoranca e djeshme se është shkaktare e kësaj situate.

Këtë kreu i qeverisë e argumentoi me faktin se janë lejuar gjatë këtyre viteve që të ndërtohet pikërisht në ato zona ku edhe më parë kanë ndodhur përmbytje, apo përgjatë lumenjve. Madje, sipas Ramës, ish-qeveria e djathtë nxiti në atë kohë qytetarët që të ndërtojnë në këto zona me premtimin se do t’i legalizonte, por që në fakt bëri të kundërtën.
 
Nga viti 2006-2009 shpallët 127 zona informale, 36 zona të tilla gjenden brenda kornizës së kërcënimit nga përmbytjet. Pas shpalljes si të tilla mbështetët pastaj edhe bekuat, me premtimin për legalizim ndërtime pa leje që u shumëfishuan ndërsa masat për t’i mbrojtur sadopak nga përmbytjet e padiskutueshme nuk i keni marrë kurrë. Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Lushnjë, Berat, Vlorë, ju i keni minuar themelet e jetës të familjeve dhe gjësë së tyre të gjallë, fatin e prodhimit të tyre si dhe arkën e shtetit prej ku duhet të dalin para ekstra sa herë ka përmbytje për shkak të politikës suaj. 5122 hektarë të ndërtuar verbërisht nga ju e cila në rast të prurjes së jashtëzakonshme provokon përmbytje në dhjetëra mijëra hektarë më shumë gjendjet sot 44 512 ndërtime pa leje, ndërsa në tërë hartën e kërcënuar nga përmbytjet që me dorën e zotit nga njëra anë dhe me dorën e pushtetit tuaj karagjoz, janë mbi 100 mijë ndërtime të tilla. Me VKM të vitit 2006, thuhet: Nuk kualifikohen për tu legalizuar kur janë ndërtuar në zona në rrezik përmbytje. Me fjalë u thonit ndërtoni ku të mundeni se ju vjen bereqeti dhe ne do t’ju legalizojmë, me letra shtegun e legalizimeve ja kanë mbyllur që ne vitin 2006. Në shekullin e 21 të vetmin që ndërtojmë në bregun e lumit”,-tha Rama.
 
Situata e përmbytjeve në jug të vendit u përkeqësua edhe më shumë si pasojë e bllokimit të kanaleve të treta kulluese të cilat u bllokuan nga ndërtimet e jashtëligjshme buzë lumenjve.

Rama: Në buxhet, dëmshpërblim 21% të dëmeve nga përmbytjet në Shkodër
Situata e përmbytjeve në jug të vendit, ka qenë gjithashtu edhe këtë të enjte pjesë e debateve dhe replikave mes mazhorancës dhe qeverisë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, siguroi se të gjitha dëmet do të dëmshpërblehen, për të gjithë ata familje të prekura nga përmbytjet.

Por jo vetëm kaq, duke bërë një krahasim me situatën e përmbytjeve në Shkodër gjatë qeverisjes së PD, Rama tha se familjet nuk janë dëmshpërblyer asnjë qindarkë nga qeveria e mëparshme.

Në dallim nga të djathtët, Rama nënvizoi se qeveria që ai drejton ka përfshirë në buxhetin e vitit 2015, dëmshpërblimin me 21% të masës së dënimit që sollën përmbytjet në Shkodër.

“Zëvendësimi i krerëve të humbur do të nisë menjëherë dhe çdo kre i humbur do të zëvendësohet. Nga ana tjetër do të mbështesim të gjithë ata që kanë humbur prodhimin. Dua ta mbyll me ata të Shkodrës. Ju nuk keni dëmshpërblyer të përmbyturit e Shkodrës. Jo vetëm që nuk iu dhatë asnjë qindarkë por ju hëngrët edhe fasulen e fundit. të shikoni çudirat e asaj maratonë. Janë një supertallje për vendin. Ne i kemi përfshirë në këtë buxhet, që t’i vijmë në mbështetje me 21% të dëmit që në këtë vit, ndërkohë që për të gjitha palët, që nga ana e malit, deri në Novoselë do të iu japim mundësi lehtësuese”, -bëri të ditur Rama.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë