Rama: 11 mln € për qendrën
historike të Vlorës/ Investimet

Rama: 11 mln € për qendrën<br />historike të Vlorës/ Investimet
VLORË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se në qytetin bregdetar do të investohen 11 milionë euro, 7 nga qeveria dhe 4 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit për rikualifikimin e qendrës historike të qytetit.
 
Shtëpia e qeverisë do të ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, do restaurohet shtëpia e Marigosë, sheshi para bashkisë, banesat e vjetra karakteristike, ndërsa ndërhyrje do të ketë edhe në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit për ta kthyer zonën në një burim ekonomik.
 
Qendra historike mban shumë histori, por e fshehur pas rrënojave dhe harresës shumëvjeçare. Qyteti ka trashëguar disa gjurmë të historisë së vet, pavarësisht se ishte pre e inercisë së zhvillimit pa kokë. I kemi ndarë detyrat me fondin për financimet dhe përgjegjësinë me të gjitha operacionet brenda të gjithë operacioneve. Fondi 4 mln Euro, qeveria 7 mln Euro. Ne do t’i japim kësaj zone një pamje dhe përmbajtje të re.
 
Do i krijojmë të gjithë komunitetit një tjetër burim ekonomik. Do restaurohet shtëpia e Marigosë ku u qendis flamuri kombëtar. Para bashkisë do të krijohet një shesh që do i japë rëndësisë edhe godinës, por edhe një frymëmarrje kësaj zone.
 
Shtëpia e qeverisë do të ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese. Të gjitha do të preken edhe klubi ‘Labëria’. Në fund të jemi të gatshëm që të themi që ia rikthyem Vlorën, e cila ishte deformuar nga ndërtimet pa karar.
 
Vlora është e teta në një zinxhir projektesh që kanë bërë diferencën dhe kanë sjellë punësim dhe zhvillim përmes turizmit. Do të jetë edhe projekti më kompleks, pa dashur të  krijojmë shumë xhelozi për Vlorën. Do të jetë edhe projekti më i bukur, pasi ka shumë histori, shumë kultura që ndërthuren, por edhe ndërhyrjet që do të bëhen janë të një cilësie të lartë
” deklaroi Rama.

vlore
Banesat aktualisht ne Vlore
vlore
vlore
Projekti si do te behen

Firmosja e marreveshjes per nisjen e investimeve

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!