Vitin e kaluar tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi jo vetëm pallate e subjekte private por edhe shkolla. Nepermjet rrjeteve sociale Kryeminstri Edi Rama shkruan se një ndër to ishte dhe "Shkolla "Ramazan Subashi" në Vorë që po rilindin nga dëmet që shkaktoi tërmeti i fuqishem i vitit të shkuar do të jetë gati për t`u afruar 250 fëmijëve e mësuesëve kushte normale për t`u shkolluar.
Kryeministri bën me dije se rreth 143 shkolla të reja me standarde europiane,do të jenë gati brenda vitit 2021 pas shkaterrimit dhe dëmeve materiale që la tërmeti.
"Shkolla "Ramazan Subashi" në Vorë është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, me hapësira e kushte krejt të ndryshme nga ç'ishin më parë, për t'u ofruar 250 fëmijëve e mësuesve, as më shumë e as më pak, po gjithçka kanë fëmijët e mësuesit e çdo komune të Europës.
143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që Duam", shkruan Rama
Nuk ka gje se behen dhe pak me vone se 2021 se sa te behen pa cilesi,shpejtsi dhe cilesi edi
Përgjigju