Rama: 150 milionë euro vjedhin hajdutët e energjise, por jo më

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social një poster ku publikohet në krye të radhës se 150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë, duke e ndarë më zëra të ndryshëm sipas prioriteteve.

Në infrastrukturë, 80-100 kilometra rrugë që mund të ndërtoheshin; 50 shkolla të reja mund të ndërtoheshin; 6 spitale të reja, moderne, rajonale të standarteve evropiane, sa të gjithë parate që shteti paguan për familjet në nevojë. Sa dhjetëfishi i mbështetjes që ky shtet i jep fermereve për të nxjerrë prodhime, për të eksportuar e për të mbajtur familjet. Sa kontributi përmes tatim-fitimit i të gjithë sipërmarrjes shqiptare. Sa fondi i investimeve publike me financim të brendshëm të këtij shteti.

Ja, këto janë parate që vjedhin hajdutët e energjisë elektrike, duke vjedhur të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Kjo histori merr fund se qeveria do të vërë në zbatim ligjin.

ATSH
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI