LSI: 2 marsi datë mesazh kundër falsifikatorëve të kushtetutës! Grusht shteti nuk është vetëm të marrësh tanket për të sulmuar qeverinë

LSI: 2 marsi datë mesazh kundër falsifikatorëve të kushtetutës! Grusht shteti nuk është vetëm të marrësh tanket për të sulmuar qeverinë

Luan Rama

TIRANE- Zv.kryetari i LSI Luan Rama ka dalë në krah të deklaratës së presidentit Ilir Meta se vendi është në grusht shteti pasi PS i mori kompetencat për betimin e anëtarëve të Gjykatë Kushtetuese! Ai tha se grusht shteti nuk është vetëm kur tanket e ushtrisë dalin në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit, por edhe kur një pjesë e pushtetit përpiqet të marrë kompetencat e një pushteti tjetër në mënyrë të paligjshme. Rama e quajti 2 marsin një datë mesazh për t'u bërë bashkë ndaj klanit kriminal dhe falsifikatorëve që përpiqen të vjedhin kushtetutën.

"Mirëdita të gjithëve dhe faleminderit për praninë në këtë konferencë për shtyp.

Jam sërish këtu nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të ritheksuar dhe njëherë përpara opinionit publik situatën e rëndë politike, në të cilën gjendet vendi për shkak të krizës së madhe dhe papërgjegjshmërisë së qeverisjes, e cila ndërkohë që do të duhej të punonte për plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave për në Bashkimin Europian, në fakt po bën të kundërtën dhe po bën në fakt atë që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe qeverisje me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e mëtejshëm të tij.

Përpjekja kriminale për kapjen e shtetit përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës me synim gjithë pushtetin sovjetëve, në fakt është njëra prej shfaqjeve apo njëri prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit dhe meqë po flasim për grushtin e shtetit le ta kuptojnë dhe ata pseudo-juristë që duke menduar se duke u hequr si budallenj mund të amnistohen publikisht.

Grusht shteti nuk do të thotë vetëm kur dalin tanket e ushtrisë në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit, kur i kundërvihen qeverisë apo vetëm kur dalin protestues të komanduar në rrugë dhe sulmojnë për të rrëzuar qeverinë, por grusht shteti në kuptimin e të gjitha manualeve politik është edhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e një pushteti tjetër. Grusht Shteti është edhe kur me ligje antikushtetuese vidhen kompetencat e një pushteti tjetër apo të një autoriteti tjetër kushtetues siç po ndodh në Shqipëri. Këta që thonë se si mundet që qeveria të bëjë grusht shteti ndaj vetvetes, harrojnë që pushteti i drejtësisë nuk është ligjërisht dhe në aspektin kushtetues, bazuar edhe në Reformën në Drejtësi, një autoritet apo një pushtet brenda në qeveri. Pikërisht për këtë arsye, klani kriminal e mafioz dhe klani i trafikantëve dhe i falsifikatorëve të dokumenteve zyrtare synon, që përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të presidentit të Republikës, të kapë dhe të privatizojë çdo institucion të organeve qeverisëse të drejtësisë. Ky është thelbi i kësaj që po ndodh dhe dokumentet e fundit që janë bërë të njohura dhe janë publikuar edhe nga Presidenti i Republikës, janë gjithashtu jo vetëm prova e përpjekjeve kriminale të falsifikatorëve për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të të gjitha institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht janë edhe prova përballë organit të Prokurorisë, e cila duhet të dëshmojë jo vetëm integritet, por dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe për të rikthyer besimin tek qytetarët shqiptar.

Prandaj, duke marr shkas nga gjithë kjo situatë, ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet të kenë parasysh të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj përpjekje kriminale lidhet me mesazhin shumë të thjeshtë që dha përpara disa ditësh edhe vetë Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, e cila kërkoi maturi, përgjegjshmëri dhe respektim të institucioneve në vend. Respektimi i institucioneve do të thotë pikë së pari respektim i kushtetutës. Do të thotë respektimi i autoriteteve kushtetuese bazuar në tagrat që i jep ligji themeltar i shtetit dhe mbi të gjitha, respektim i interesave të vendit, respektim i interesave europiane të Shqipërisë. Prandaj data 2 mars është një datë mesazh. Është një datë apel për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje, kundër klanit kriminal, kundër klanit mafioz dhe kundër falsifikatorëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shkelur kushtetutën dhe në shkelje të kushtetutës për të vjedhur autoritetet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Faleminderit", deklaroi Luan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 21/02/2020 18:41

    E more Luan qe ne te vertete vetem emrin ke te tille, se ne te vertete je nje baxhelle qe se ke shokun. I harrove zotrote bemat tuaja kur ke qene Minister i Brendshem? Nese i ke harruar ti, nuk i harrojme ne.

    Përgjigju
  • sali: 21/02/2020 15:23

    Ky eshte sinonimi i b**he lepiresit.ky eshte sinonimi i shnderimit te nje qenje nga paraja ne maskara pa fytyre

    Përgjigju
  • Likja: 21/02/2020 14:43

    Like ziu mblidh mendjen se je bere per ne cmendine

    Përgjigju
  • USA: 21/02/2020 14:20

    PO VEP MEND EDHE KY KUMAXHIU I LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar