25 milion dollar do të investohen në drejtim të pastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka qenë i pranishëm në inspektimin e punimeve për rindërtimin e Digës së rezervuarit të Thanës dhe kapacitetit ujitës, ku ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se 25 milion dollarët do iu vihen në dispozicion bashkive për të ndërhyrë në drejtim të kanaleve kulluese e vaditëse.

“Rindërtimi i Digës dhe rritja e kapacitetit ujitës të rezervuarit të Thanës është pjesë e programit më të madh të ujitjes dhe kullimit në këta 25 vjet, që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. 25 milionë USD janë vënë në dispozicion të bashkive këtë vit për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese, që nuk janë prekur prej njëzet e kusur vitesh. Një flotë tërësisht e re mjetesh për këtë funksion, do t'u vihet së shpejti në dispozicion njësive të reja të qeverisjes vendore dhe pëfitimi i kujtdo punon në fshat nga reforma administrative-territoriale do të jetë i jashtëzakonshëm” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com