/ATSH/ - Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social "Twitter" një foto ku tregon ndryshimet që ka pësuar Tirana me rastin e "Natës së Bardhë" në 29 Nëntor, Ditën e Clirimit.

Rama premton se 29 Nëntori do të jetë një natë e jashtëzakonshme mes Festës së Dritave e surprizës së këngëtares me famë botërore Jessie J.
"29 nëntor një natë e jashtëzakonshme mes Festes së Dritave #Nata eBardhë e surprizave #JessieJ #ElhaidaDani e jo vetëm", shkruan Kryeminsitri Rama në postimin e tij.