Rama 'gjen' Berishën te Samiti
i Diasporës: Ju flisni dhe gjatë

Rama 'gjen' Berishën te Samiti<br />i Diasporës: Ju flisni dhe gjatë
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune me përfaqësues të Diasporës shqiptare, në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka "gjetur" mes tyre një person me mbiemrin Berisha.
 
Shqiptari me banim në Kanada iu prezantua kryeministrit dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbiemri i tij, Berisha. Ky ishe edhe momenti që u shfrytëzua për një batutë nga kryeministri, ndërsa salla u pushtua nga të qeshurat.
 
"Bëj pyetjen se ju Berishat keni një gjë që flisni gjatë shumë", iu drejtua Rama, duke atakuar indirekt ish-kryeministrin Sali Berisha.   
 
"Pyetja është kështu, sa është në gjendje qeveria shqiptare të forcojë sundimin e rendit dhe ligjit në raport me investimet e diasporës, dhe posaçërisht ca mund të bëjë kryeministri shqiptar që biznesi i diasporës të investojë në Shqipëri, e para…", tha shqiptari me banim në Kanada.

Ndërsa kryeministri i dha përgjigjen e tij: "Jo, e para, s’ka tjetër dhe ulu tani se kam edhe të tjerë… Më thanë që në orën 7 keni një koncert dhe në gjithë rastet pavarësisht respektit që e tregoni për mua, zërat në koncert janë shumë më të bukur se zëri im. Sa i përket rendit dhe ligjit e para po bëjmë një reformë në drejtësi që është shumë cilësore…", deklaroi Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)