Rama: 90 % e pallateve do rindërtohen nga fillimi, Shijaku do kthehet në një potencial turizmi si Belshi

Kryeministri Rama tha se apartamentet do të ndërtohen të gjitha nga fillimi duke premtuar një Shijak të rikrijuar nga e para. Edhe apartamentet që mund të riparoheshin pa u shembur, Rama tha se ato do të bëhen nga e para me standardet më të mira. Kryeministri shtoi se 4000 familje do të marrin banesat e tyre individuale në zonat rurale dhe periferike falas, pas paguar asnjë qindarkë dhe do të gëzojnë vitin e ri 2020-2021 në banesat e tyre të reja. Në lidhje me apartamentet, Rama shtoi se duhet pak më shumë kohë dhe me shumë durim nga qytetarët për rindërtimin e tyre.   

'Ata qe kanë humbur banesën individuale në zona rurale apo periferike do e kalojnë vitin e ri 2020-2021 nën çatinë e re dhe të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re, ky është objektivi ynë. Besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re. Pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para. Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Apartamentet do të bëhen të gjitha nga e para, edhe pse mund të riparoheshin, por ne nuk mund t'i lëmë dot fëmijët tanë në ato shtëpi. Ky është një program shumë atipik, pasi në vendet e BE shtëpitë nuk jepen falas edhe pas rindërtimit nga fatkeqësitë natyrore', tha Rama.

Rama tha se Shijaku me ndërhyrjen në 90 % të pallateve dhe zonave tregtare e mjediseve rreth tyre do të transformojnë tërësisht qytetin, që në të ardhmen do të tërheq turistë. Qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit dhe zhvillimit të mëtejshëm, që do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe shteti.

'Shijaku do të kthehet në një qendër turistike. 90 % e pallateve ekzistuese do të rindërtohen nga para që do të thotë se edhe mjediset e tyre tregtare do të jenë në një kualitet tjetër. Zhvillimi i zonës do të tërheqë turistët të kalojnë këtu pasditen. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shkuar nga pas do realizohet. Kështu thonin për Belshin kur thoja që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për turistët. Rindërtimi është një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë e vendit. Kjo fal mbështetjes që na dhanë në Konferencën e Donatorëve' , tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi/ Rama: 90 % e pallateve do ngrihen nga e para, nuk spostojmë lagjet! Shijaku, potencial turizmi si Belshi


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë