TIRANE, 21 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se "Fieri bashkohet në zinxhirin e qyteteve me zyra punësimi. Vetëm në 7 zyrat e punës të hapura deri tani janë rreth 15 mijë vende të lira, ndërsa janë kontaktuar mbi 22 mijë punëdhënës".
Në ceremoninë e organizuar për hapjen e zyrës së punës në qytetin e Fierit, kryeministri Rama tha se "këto zyra pune janë ngritur me kontributin e sipërmarrjes, ndërsa nga buxheti i shtetit nuk ka dalë asnjë qindarkë. Janë 9 mijë vetë që janë punësuar nga 7 zyra pune, 9 mijë vetë nga të gjithë shkallët e arsimimit nga inxhinierë deri në fasoneri. 4000 vetë në industrinë përpunuese. Koncept i gabuar se ofrohet vetëm punë krahu, gama e vendeve të punës që ofrohen janë nga ato me arsim të lartë deri te zanatet e ndryshme".
Qeveria, vijoi Rama, ka trefishuar numrin e punëkërkuesve që duan informacion.
"Në 300 ditë, ne kemi arritur të kemi mbi 43 mijë punonjës më shumë në librin e kontributeve, janë vende të reja dhe të formëzuara. kjo është prova se po krijojmë vende të reja pune. Provë se po i kthejmë dinjitetin njerëzve që jetojnë përmes punës, duke bërë formalizmin", tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se "po rritet numri i punëdhënësve, shenjë se po funksionon lidhja mes dy hallkave"./k.s/./a.g/
/Shqiptarja.com