TIRANE- Kryeministri Berisha edhe pse mori një humbje shokuese më 23 qershor në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, derisa dorëzoi detyrën, ai është sjellë jo si një kryeministër formal.
Madje ka marrë vendime shumë të rëndësishme, me gjithë paralajmërimet e fituesit të zgjedhjeve, kryeministrit aktual Edi Rama se do t’i anulonte dhe shfuqizonte të gjitha vendimet e marra në kundërshtim me ligjin si një qeveri kujdestare që ishte.
Berisha ka marrë vendime deri në fund të gushtit, dhe dhuruar klientelës së tij koncensione për HEC-e të vegjël, duke plotësuar në këtë mënyrë një varg të gjatë vendimesh jo të ligjshme, që prisnin vendimin e Ramës për t’i anuluar me sa duket.
Kështu, pasi dhuroi portin e jahteve në Porto-Palermo klientelës së tij, pa asnjë shpërblim, për ta përdorur këtë perlë të bregdetit shqiptar për nevojat turistike të njerëzve të tij afër pushtetit, pasi tentoi të dhuronte pyje, HEC-et të tjera, Berisha nuk u ndal dhe në dhënien me koncension të HEC-eve dhe ndërtimit të rregullave për fiksimin e klientelës së tij.
Kështu që kryeministri i ri Edi Rama pati shumë punë për anulimin e këtyre vendimeve, duke iu përmbajtur premtimeve të bëra dhe gjatë fushatës elektorale.
Kështu pas anulimit të plot 32 vendimeve të Berishës ditë më parë, janë shfuqizuar dhe revokuar nga qeveria në mbledhjen e fundit dhe 7 vendime të tjera, kryesisht për dhënie me koncension të HEC-eve të vegjël por dhe për garancinë e klientelës në arsim dhe në vendosjen e standardeve të cilësisë.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 606, datë 24.7.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq””.
Shpjegimi: Kryeministri Edi Rama dhe ministrat që u emërua në detyrat përkatëse kishin paralajmëruar qeverinë në ikje të Berishës që të mos merrte vendimet që kishin të bënin me pasurinë kombëtare pas zgjedhjeve të 23 qershorit, pasi do të anuloheshin. Dhe pikërisht vendimi i dhënie me koncension të këtyre pasurive që janë HEC-et në vend, pas 23 qershorit nga qeveria e asaj kohe, bëri që qeveria Rama t’i anulojë.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 754, datë 5.9.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.
Shpjegimi: Socialistët kanë akuzuar gjithnjë qeverinë e kaluar Berisha për përdorimin e dhënies së HEC-eve me koncension si një mundësi për të favorizuar klientelën akonomike afër pushtetit. Njëherësh është paralajmëruar gjithnjë se do të ketë anulime të këtyre koncensioneve, të cilat janë dhënë për këtë klientelë.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 691, datë 16.8.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.
Shpjegimi: Që me dhënien e këtij koncensisoni për këto dy hidrocentrale të vogla nga ana e të majtës që sapo kishte ardhur në pushtet ka pasur akuza se po jepen në favor të njerëzve afër pushtetit. Ndaj ishte premtuar se ky vendim i dhënë vetëm pak ditë para marrjes së drejtimit të qeverisë nga Rama do anulohej.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 608, datë 24.7.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.
Shpjegimi: Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar të drejtuar prejt tij kanë paralajmëruar Berishën që të mos kalonte asnjë procedurë dhënieje me koncension të HEC-eve të vegjël. Koncensione që kanë qënë pjesë e akuzave të forta të ish-opozitës së majtë ndaj qeverisjes së djathtë për abuzime dhe favorizim të klientelës. Kjo ka sjellë dhe anulimin e dhënies së koncensionit të këtij HEC-it të vogël.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 607, datë 24.7.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.
Shpjegimi: Kryeministri Edi Rama po mban premtimin e tij të dhënë në fushatë se do të anulojë dhe shfuqizojë të gjitha marrëveshjet dhe koncensionet e dhëna në kundërshtim me ligjin, ose pas 23 qershorit nga qeveria në ikje Berisha. Menjëherë ai ka nisur që me vendim qeverie të shfuqizojë koncensionet e HEC-eve.
Vendim: Për shfuqizimin e vendimit nr. 359, datë 24.4.2013 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në vendimin nr. 424, datë 2.6.2010 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, të ndryshuar”.
Shpjegimi: Qeveria Berisha gjatë tetë viteve të qeverisjes ka qënë në qendër të goditjes së opozitës në lidhje me cilësinë e produkteve të ndryshme dhe për më tepër të sigurimit të kësaj cilësie, duke paralajmëruar marrjen e vendimeve që shfuqizonin rregullat e vendosura më parë dhe arritjen e një standardi tjetër.
Vendimi: Për shfuqizimin e vendimit nr. 406, datë 2.5.2013 të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional e të sekretariatit teknik”.
Shpegimi: Gjatë qeverisë se Berishës sipas opozitës së majtë, tashmë në pushtet reforma në arsim kishte dështuar. Për më tepër në të gjithë elementët e organizimit të sistemit arsimor do të bëheshin ndryshime, duke u shfuqizuar rregullat dhe vendimet sipas të cilave ka funksionuar deri më tani. Në këtë mënyrë qeveria Rama jetëson premtimin për reformën në arsim.
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com