Rama-artistëve:Teatri do shembet,
fatkeqësia juaj është se s'ka role

Rama-artistëve:Teatri do shembet,<br />fatkeqësia juaj është se s'ka role<br>
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur idenë se Teatri Kombëtar do të shembet, një ide që ka futur në sherr artistët me ministren e Kulturës, prej disa ditësh. Artistët janë kundër ndërtimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, por kryeministri deklaroi prerë në Kuvend se kjo do të ndodhë.

Rama e cilësoi pa përmbajtje betejën e aktorëve, duke shtuar se Teatri Kombëtar do të nderohet më në fund, pasi deri tani askush nuk pati mendjen ta ndërtojë.

“Thoni se aktorët po vuajnë, nga se vuajnë aktorët, për çfarë, mos duhet t’ua shpjegojë qeveria rolet, mos duhet të ngremë ‘Shqipëria e re’ dhe t’iu japim punë, mos duhet t’iu vëmë tapetin e kuq dhe të vijnë të japin shfaqje. Keni parë në ndonjë vend që aktorët të ngrihen për mure? Beteja është pa përmbajtje, siç është pa përmbajtje gjithë mënyra e juaj e degradimit të debatit. Ne do ta ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar më në fund. Teatri akoma nuk është ndërtuar, sepse askush nuk pati mendjen të ndërtojë teatro, stadiume në këtë vend.

Më tej, ai ironizoi ndërtesën ku ndodhet tani Teatri Kombëtar, duke thënë se në dimër duhet të shkosh me ambulancë te dera, pasi mund të dalin njerëzit të ngrirë, ndërsa në verë duhet të marrësh peshqir me vete, sepse kullon. Ndërsa ju kthye Sali Berishës se ai s’do shkojë në teatrin e ri, pasi është regjisor, aktor dhe spektator dhe ka teatrin dixhital.

“E kam thënë dhe besuar atëherë, sepse sot do kishim jo vetëm teatër për të dhënë shfaqje, por shfaqje, jo si Teatri Kombëtar për të shkuar në dimër me ambulancë te dera, se mund të dalin të ngrirë njerëzit, ndërsa në verë të marrësh peshqir me vete, sepse kullon. Një godinë absurde. Teatrot më të mëdha të SHBA janë nën grataçela. Teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë, Sali, ti s’do shkosh se je regjisor, aktor, je dhe spektator, ke teatrin dixhital. Ne do ta ndërtojmë, sedo jeta as nënkullë, as mbi kullë, një teatër, siç bëmë me stadiumin e ri, ju latë një gërmadhë dhe e ndërtojmë ne. Do e bëjmë një teatër më të bukur të rajonit, si stadiumi që Saliu e sheh nga zyra. Pastaj, do vini atje, do vijë edhe Saliu e do thotë kush është ky me të kuqe, e në fund do fitojë gjithmonë Skënderbeu, nuk diskutohet", shtoi kryeministri.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut