Rama: Asnjë maturant nuk
mbetet pa të drejtë studimi

Çështja e maturantëve është bërë sot temë e fortë debati në seancën plenare. Pas akuzave të opozitës dhe replikave të forta ka qenë kryeministri Rama, i cili ka garantuar se të gjithë maturantët do të kenë mundësi të ndjekin studimet dhe se brenda 10 ditë çështja është e zgjidhur. 

Ishte fillimisht ish-kryeministri Berisha, i cili hodhi akuza të forta ndaj qeverisë se u ka mohuar të drejtën e futjes në universitet maturantëve. Sipas Berishës kjo që po ndodh tani nuk ndodhte as në diktarurë. Berisha bëri fajtor ministren Nikolla për situatën e krijuar dhe kërkoi dorëheqjen e saj.

Por menjëherë pas fjalës së Berishës ka reaguar ministrja Nikolla, e cila deklaroi se po bëhen spekulime politike mbi procesin, pasi sipas saj, ky është sistemi më transparent, ku çdo maturant zgjidhet sipas sistemit meritë-preferencë. Nikolla deklaroi se brenda 10 ditësh të gjithë maturantë do kenë mundësi të regjistrohen. Sipas ministres vetëm tek mjekësia ka 316 vende të lira.

Për deklaratat e Berishës reagoi edhe zv/kryeministri Peleshi, i cili i quajti si një tymnajë deklaratat e tij. Peleshi deklaroi se ka 25 mijë kuota dhe 22 mijë aplikime, pra, asnjë maturant nuk do mbetet pa të drejtë studimi.

Me ish-kryeministrin Berisha replikoi edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj deklaroi se në mjekësi do të lirohen 43% e kuotave.

Pasdite seancës iu bashkua edhe kryeministri Rama, e cili deklaroi se u kthye më shpejt nga Këshilli i Stabilizim Asociimit për t'u shpjeguar maturantëve se qeveria është pranë tyre dhe se brenda 10 ditësh e gjithë kjo çështje do të zgjidhet. Rama garantoi maturantët se të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin studimet.

 Rama ka deklaruar se përzgjedhja në universitete bëhët sipas merite-preferencës. Rama u shpreh se studentët më të mirë zgjidhën të parët.

Kreu i Qeverisë tha se protesta e maturantëve që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, në disa raste është e nxitur nga ish-drejtorë të arsimit të ndëshkuar për korrupsion. Rama i cilësoi politike akuzat e PD, pasi asnjë rektor nuk ka dalur kundër skemës së pranimit në universitete.

Asnjë maturant nuk mbetët pa të drejtë studimi, deklaroi Rama. Vendet janë bosh. Të gjithë matuantët do futen në Universitet. Universiteti Publik ofron 25 mijë vende për studentët, cka do të thotë se të gjithë do kenë mundësi të ndjekin studimet e larta.

Kryeministri ka folur edhe për çështjen e drogës.  Rama ka akuzuar opozitën se ka bërë një “propagandë të madhe” me çështjen e kultivimit të hashashit.

Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash”, ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat. 

"Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit. 

Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam”, ka thënë ai

Gjatë fjalës së tij Rama i është përgjigjur edh deputetit socialist Ben Blushi, i cili deklaroi më heret se “Rilindja të vlerëson thjesht për aplikimin, jo për meritën”.

Rama u kundërpërgjigj: “Se dëgjova këtu më parë një shakaxhi të përparimit të thoshte që rilindja të vlerëson për aplikimin dhe jo për meritën. Kjo nuk është fare e vërtetë, maturantët janë vlerësuar sipas meritës”.


Zhvillimet nga seanca plenare

17:30 Rama: Ndërtojmë një sistem që nuk korruptohet

Në vijim të replikave me deputeten Topalli, Kryeministri Rama deklaroi se me ligjin e ri të arsimit të lartë, ndërtojmë një sistem arsimor që nuk korruptohet dhe që i jep secilit atë që meriton

"Po përpiqeni të ndërtojnë sistem që nuk korruptohet. Nuk mundet dikush me mesatare më të ulët të kapërcejë dikë me mesatare më të lartë. Nëse mendon ta shërosh moralin e arsimit me imoralitetin e politikës suaj jemi shumë larg. Problemi themelor jeni ju", deklaroi Rama.

17:22 Skema e pranimit, Rama: Ndërtojmë sistemin më të mirë të meritës
Rama u ngrit sërish nga foltorja për t'u përgjigjur akuzave të Topallit. Ai deklaroi se po ndërtojmë sistemin më të mirë të meritës. Në 10 ditë gjithçka do të jetë e qartë. Rama u bën thirrje maturantëve që të mos i harrojnë kush qeveriste më parë. Rama tha se sistemi i ri nuk mund të korruptohet dhe garanton vetëm meritën dhe shtoi se thuajse të gjithë maturantët do të kenë mundësinë që të ndjekin studimet në universitet.

"Eshtë mbyllur vetëm faza e parë. Të gjithë maturantë do të fillojnë universitetin. Ka sërish vende plot. Mund të ketë edhe defekte në sistem, por maturantët duhet të ankimojnë. I garantoj maturantët që problemi i tyre do të zgjidhet. Me vjen zor kur ju dëgjoj te flisni për ankthin e studentëve, ju që shpikët universitetin part-time. Ky sistem është transparent dhe i cliron rektorët nga barra e ndërhyrjeve. Në cdo shkollë të rinjtë futen nga merita e tyre.
", deklaroi Rama

17:20 Topalli-Ramës: Do mbahesh mend si njeriu që mbylle universitetet
Topalli replikon serish me Ramën pas debateve për pranimin e maturantëve në Universitete. Topalli akuzoi Ramën se do të mbahet mend si njëriu që mbylli universitetet

17: 10 Maturnatët, Rama: Drejtorët e PD organizojnë protestat
Kryeministri Rama ka deklaruar se përzgjedhja në universitete bëhët sipas merite-preferencës. Rama u shpreh se studentët më të mirë zgjidhën të parët. Pas disa ditësh të gjithë maturantët do jenë në universitet, ndërsa PD do vazhdojë të tallët dhe ti përdorë ata. Kreu i Qeverisë tha se protesta e maturantëve që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, në disa raste është e nxitur nga ish-drejtorë të arsimit të ndëshkuar për korrupsion. 

"Drejtorët e emëruar si militantë të PD janë organizatorë të protestave me mashtrime. A e di ti zonjë zonjë e nderuar që edhe vajza që kë ne fotografi dhe të gjithë të tjerët mund të ankiomojnë nëse është bërë një gabim me të dhe ministria do të japë përgjigjie një për një. Cfarë mund të bëjmë me ata që kanë aplikuar me mesatarae 9,9 ne mjeksi dentare dhe nuk kanë hyre sepse 45 të pranuar e kanë mesataren 10? 
Të paktën ata drejtorët e korruptuar të drejtorive arsimore mos i nxirrni organizator protestash. Ata e bëbë arsimin njëlloj si partia demoktarike. 
Meritën nuk e ngarkon dot njeriu për sisitemi. Kalkulimet janë me kode, ccdokush merr përgjigjien duke ju referuar kodit që ka. Ky është sestemi i meriotës dhe studentët duihet ta marrin vesh se më të mirët zgjedhin të parët, më pas do lirohen kuotat për të tjerët. Nga ata njerëz që shpërdoroni ju pothuajse të gjithë do të kenë shansin e dytë. nuk do ju lezoj falenderimet e maturantëve të 10-ës për këtë sisitem
", deklaroi Kryeministri

17:00 Rama: Asnjë maturant nuk mbetët pa të drejtë studimi
Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Topalli për situatën e krijuar me maturantët. Rama deklaroi se u ktheva shpejt nga Keshilli i Stabilizim Asociimit për t'u treguar shqiptarëve se kush jeni dhe për tu treguar maturantëve se jami pranë tyre. Asnjë maturant nuk mbetët pa të drejtë studimi. Vendet janë bosh. Të gjithë matuantët do futen në Universitet. Universiteti Publik ofron 25 mijë vende për studentët.

"Rama-topallit: po sikur të kesh gënjyer sot. Nuk të kam parë të dershesh, jo lot, por as oratori kur sistemi i universiteteve u bë mish për top. Dhjetëra mijëra djem e vajza u cuan në dyert e atyre universiteteve që i hapët ju, i mbajtët ju dhe sot flet për arsimin e lartë.
Këshilli i stabilizim asociimit u ktheve shpejt per tu treguar shpejt maturantëve se kush jeni ju.
Në këshillin e stabilizim asociimit degjova fjalët më të mira për shqipërinë time e tënden, fjalët më të mira për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
 
Po sikur vajza që e more në krahë ta ketë mesatarën 9, 18 dhe sikur të gjithë ata që kanë fituar ta kenë më të lartë? Cfarë duhet të bësh? Tregove për lotët që ke dedhur përarsyet e tua një një sistem tjetër po kurrë stë kam parë kur mijëra prindër vajza e djem u cuan përtokë në dyert e atyure universiteteve prëj të cilëve përfituat ju të gjithë

Unë nuk po e filloj me g20 se nuk e kam pasur shansin të jem pjesë e tij por po e nis me këshillin e stabilizim asociimit ku isha sot. Atje dëgjova fjlaët më të mira për shqipërinë time edhe tënden, dëgjova fjalët më të mira për luftën ndaj drogës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Dikush me një mikrofon i indoktrinuar nga brockullat tuaja bëri njëë pyetje për raportin e itaklianëve dhe gjermavëve PËR drogën. mUA MËERDHI ZOR SEPSE TË GJITHË ATJE QESHNIN ME NIVELIN ABSURD të propagabdës dhe shpifjes. Të gabosh është njërëzore ta përsërisësh është djallëzore

Fole për ankth e stres, cfarë bën ti Jozefinë që ta zbusësh ëkëtë gjendje? I refereohesh ti listave, proceduarve të vërtëtave? Të gjithë ju i refereoheni ankthti të kësaj situate sepse është rasti parë që bëhët një reformë e tillë. 
Ju fërkoni duart kur gjeni viktima. Ju përdorni të varfërit e të sëmurët. Ju do të ishit të dëshpëruar nëse nuk do të kishit viktima. Ju keni nevojëe për njerës që aksidentohen që ti lidhni të gjitha me të gjithë ne që jemi këtu

Nuk e mohoj që e para gjë që duhet të bëjë një nëjri në politikë është të ndiej dhimbje dhe t'i japë zë dhimbjes. Por këtë nuk mund ta bëjë duke prekur plagën me gënjeshtra, kjo është t'i japësh zë instikteve më të ulëta të njeriut vetëm e vëtëm për të fituar pushtet. Ti japësh zë dhimbjes do të thotë ët kuptosh rrënjët e dhimbjes. Unë e kuptoj cdo maturant dhe prind, POR ASNJË NUK DO TË NGELET PA TË DREJTË STUDIMI NGA ATA QË KANË aplikuar dhe plotësojnë kushtet. Është thënë e stërthënë që nuk do të mbetet asnjë vend bosh. Kur fola për 27 mijë të drejta studimi fola për publikun dhe privatin sepse nuk i ndaj
", deklaroi Rama

16:50  Topalli: Maturantët në ankth, të ikë Nikolla
Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla pas situatës së krijuar me maturantët. Sipas Topallit, maturantët janë në ankth dhe stress sepse po u ndërprisni ëndrrën
 
"E dini çfarë do të thotë për një fëmijë që sapo mbaron maturën me metasare të lartë të mos futet dot në shkollë. Nuk ka goditje më të rëndë për ti hequr një të riu ëndrrën. Maturantët janë në ankth, në stres. Nuk kam qenë kurrë më e trishtuar se në momentin që më ndërprenë ëndrrën, më vjën mirë që juve sua kanë bërë dhe nuk ja uroj asnjeriu. Ju si kryeministër duhet të reagonit, por s'keni si. Unë nuk mendoj se duhet të ikë ministrja, ajo nuk ka asnjë faj, duhet të ikni ju.
Reformë e dështuar e bazuar në klientelizëm. Ne shqiptarët nëse kemi njëmijë difekte shkollimin e fëmijëve e kemi p-rimar, zhytëmi në forma por fëmijët i shkollojmë. 
Kurrë ndonjëhërë nuk janë rrethuar 18-vjeccarët me policë. Gjithmonë më i miri ka shkruar në shkollë.
Ministrja tha që paratë për shkollat nuk janë rritur, unë do tu tregoj një grafik që tregon se sa ka qenë tarifa që pagunin fëmijët më parë dhe sa paguajnë tani. Nuk ka nevojë për fjlaë tabela flet vetë.Në një kohë kur vrafëria dhe mjerimi është rritur edhe akti normativ është bilanc i dështimit të qeverisjes në të gjitha fushat.
Mendoj se deputetët e Fierit duhet të ngrebnë zërin, vetëm 2 % kanë fituar të drejtën e universitetit. Si në Fier ka edhe në vende të tjera. 
Mendoj se duhet të ishe e ndjeshme dhe të thoje më fal, nuk jam e zonja ose duhet të jepje dorëheqjen, Lindita përpara se të jemi politikane jemi njerëz, mendoj se duhet të ikësh pa marrë përsipër barrën. Duhet të shkosh në zyrë dhe ndrysho vendimin dhe jepu shpresë atyre fëmijëve që ju ke këputur shpresën
", deklaroi Topalli.

16: 40 Rama: PD propagandë të shthurur për hashashin, Tahiri po e lufton
Kryeministri Rama ka deklauar se PD po bën një propagandë të shthurur për hashashin. Kur erdhëm në pushtet shkatërruam 96.4% sipërfaqja e shkatërruar në 2014, ndërsa PD në vitin më të mirë shkatërroi vetëm 7% të sipërfaqes së mbjellë. Rama deklaroi se Lazarati ishte banka e madhe e parase së zezë, por që e shkatërruam të gjithin.

"Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit.  

Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal. 
 
"Po bëhet propagandë e shthurur për hashashin. Sot dëgjova që edhe Niko ka parcela në Pukë, ndërsa Pandi është vënë në kontakt për disa parcela në Dibër. Situata është tërësisht ndryshe që në kohën kur ministër ishte Bujar Nishani.  Po ju lexoj një komunikatë: ku e gjithë Shqipëria ishte e mbuluar me hashash. Dhjetëra fshatra ishin të mbulur me hashash. Në 2008, sipas komunikatave të policisë i gjithë vendi ishte i mbuluar me hashash. Në gjithë kohën kur qeveristë PD, Shqipëria ishte mbuluar nga hashashi, e thonë komunikatat e policisë.Në vitin më të mirë të PD janë shkatërruar vetëm 7% e sipërfaqes së mbjellë me hashash në gjithë territorin
 Lazarati banka e madhe e parase së zezë, e shkatërruam të gjithin. Ky është ndryshimi mes nesh dhe jush.Kultivimi i hashashit është postuar në thellësi, nuk është më haptas si dikur. Por dryshe nga ju, ne e kemi hapur fenomenin e hashashit dhe po e luftojmë seriozisht
", deklaroi Rama



16:20 Hafizi kritika mbi mbi situatën në arsimin e lartë
Deputetja e PS ka hedhur akuza të forta sot në parlament mbi situatën në arsimin e lartë. Deputetja ka kritikuar edhe situatën për akreditimin e universiteteve dhe vlerësimin e punës shkencore. Sipas deputetes nuk ka asnjë përgjigje sesi financohen universitetet.

"Maturanti na bën që edhe njëhërë ta kthejmë kokën nga shkolla. Unë po insistoj të flas për buxhetin e arsimit të lartë, askush nuk e priste që ky buxhet të sillte të mira.
A kemi akredidimin dhe vlerësimin e punës shkencore të universiteteve? Jo. Ishte premtuar se kjo di të përfundonte në vitin e parë qeverisës. 
Nuk ka asnjë përgjigjie si financohen universitet. Ciolat janë dëgët me prioritet? S'ka asnje përgjigjie. Studentët e pedagogjisë që janë prioritet mbi prioritetet nuk kanë asnjë trajtim financiar. E fillojmë këtë vit akademik njëlloj si një vit, 2 apo 3 më parë. Nuk kemi as model të ri financimi as institucionet e domosdoshme të mënaxhimit. 
I bëj këto pyetje jo se pres përgjigje pozitive por sepse duhet të dihen. Sipas ligjit duhet të ketë cdo vit një kontroll për të gjitha universitetet dhe në 2 vitet e para janë bërë vetëm një e treta e kontrolleve", deklaroi Hafizi.


16:13 Kumbaro: Numri i vizitorëve ka arritur rekorde historike
Sipas ministres së Kulturës Mirela Kumbaro numri i vizitorëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Vetëm në një ditë në Butrint janë regjistruar 3600 vizitorë.

"Politike kulturore pa aksion nuk ka, aksion pa buxhet nuk ka. Politike kulturore do të thotë të mbrosh arkitekturën, trashëgiminë. Politikë kulturorë do të thotë të menaxhosh buxhetet e kulturës. Numri i vizitorëvë falë politikë kulturore ka shënuar rekorde historikë. 3600 vizitorë në një ditë në gusht në butrint. Edhe shkodran ka dyfishuar numrin e vizitorëve në Kalanë e Rozafës", deklaroi Kumbaro


16:10 Beqaj: Kemi buxhetin më të madh në shëndetësi
Ministri Beqaj ka deklaruar se kemi buxhetin më të madh në shëndetësi në këto vite. Sipas ministrit është rritur me 17% volumi i barnave në treg.

"Nuk do të ketë asnjë produkt framaceutik që do të shitet në vendin tonë me vlerë më të lartë se në vendin nga vjen. 17% më shumë është rritur volumi i barnave në treg duke harxhuar 17 milionë dollarë më pak. Meqë në program u zotuam për sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale kemi shtuar shtuar ndjeshëm numrin e barnave në në këto drejtime.

Buxheti mbetet më i madhi në shëndëtësi përkundrejt pbbd, por nuk i zgjidh të gjitha problemet. Ai i del për sot të gjitha detyrimeve. Ky buxhet nuk ka më borxhe. QSUT dhe Spitali Traumës kanë rritur shërbimin ndjeshëm. Ky buxhet ka financuar shërbimin e dializës në Vklorë e Skodër. 

Këtë vit do të financojmë 6500 procedura, duke trefishuar shifrat e 2013-ës. Ky buxhet finacon ambulancat dhe ka përmirësuar të gjitha spitalet në Shqipëri. Ky buxhet financon shëndëtësinë elektronike, refereimin elektronik. Ky buxhet e ofron falas mjekun e familjes për këdo që ndodjet në Shqipëri.

Opozita e kundërshton këtë buxhet? I bie që ne të kthehemi tek protezat që tani janë falas? Për pacienëttë me kancër të vazhdojmë të paguajmë për spitalët priovate kur mund ta kemi falas", deklaroi Beqaj.




Ora 16:00 Kryeministri Rama mbyll vizitën në Bruksel, kthehet në Parlament
Kryeministri Rama futët në sallën e parlamentit. Ai u kthye nga një vizitë në Bruksel, ku pati takime me Mogherinin dhe komisionerin Hahn.Kryeministri pritet të mbajë edhe një fjalim në parlament.

Ora 15:45 Maturantët, Nikolla: Ka ende mundësi, hapen vende të reja, te mjekësia janë 316 vende
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se situata e krijuar me maturantët vjen pasi po aplikohet sistemi i ri. Ajo siguroi studentet se deri më 20 shtatot do të kenë mundësi të regjistrohen të gjithës. Pas regjistrimit të studentëve do të lirohen vende të reja dhe vetëm te mjekësia ka 316 vende të lira.

"Në të gjitha universitetet e vendit dhe në mas janë ngritur zyra informacioni për të orientuar maturantët. Kjo situate vjen pasi po implementohet një sistem i ri. Aplikantët mund të apelojnë nëse janë bërë gabime në llogaritjen e pikëve. Më datë 20 shpallet lista përfundimtare e fituesve. Jemi në komunikim të vazhdueshëm më universitetet. Në universitetin e mjekësisë vetëm 8 kërkësa për të parë gabime në përllogaritje nga 800 e ca kuota, clirohën 316 vetë për të tjerë konkurentë sipas meritës. Kjo do të ndodhe në të gjitha degët. Raundi i dytë vjen më një mundësi të re për maturantët. Ka ende mundësi për maturantët për tu regjistruar. Vullneti i MAS dhe i qeverisë është i plotë", deklaroi Nikolla


15:20 Ahmetaj: Ekonomia në rritje, skenari grek nuk ekziston
Ministri Ahmetaj deklaroi se ekonomia shqiptare është në rrugë të mbarë dhe se një skenar grek nuk ekziston në ekonominë shqiptare. Sipas ministrit të financave ekonomia ka një trajektore rritëse.

"Skenari grek nuk ekziston në ekonominë shqiptare. Ekonomia ka një trajektore rritëse. Berisha largohet, por shqipëria nuk ka asnjë lidhje me skenarin grek. Për here të parë fillon ulja e trajektores së borxhit", deklaroi Ahmetaj.

15:10 Berisha: Mbeshtesja gjithë kryebashkiakët e PS, nuk i kërcënoja për fondet
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se në kohën që ishte në krye të qeverisë ka takuar të gjithë kryebashkiakët e majtë. Berisha theksoi se pavarësisht drejtimeve politike të kundërta, ai i ka mbështetur gjithmonë ata dhe nuk i ka kërcënuar duke u thënë se nuk do merrni asnjë kokërr leku. Sipas tij, qeveria diskriminon veriun.

"Kam takuar të gjithë kryebashkiakët e PS, por kurrë nuk kam thënë se nuk do merrni një kokërr leku. Kam berë shumë investime në Korcë. Peleshi ishte socialist, por tani është rilindës. Qeshin ata që kanë plantacione këtu. Sot jam i zhveshur nga cdo lloj interesi personal. Nuk mund të rresh për asnjë moment se denoncuari një për një cdo veprim antiligjor dhe që dëmton shqiptarët. Keni diskriminuar veriun", deklaroi Berisha.


14:40 Blushi bën bilancin e 3 viteve të qeverisjes
Në fjalën e mbajtur në seancën e sotme parlamentare Blushi është shprehur se rritja ekonomike e 100 ditëve qeveri është e papërfillshme. Sipas tij ka ardhur momenti që të bëhet një bilanc i asaj që është arritur në këto tre vite për të pasur më të qartë suksesin apo mos suksesin e qeverisë.
 
Ai ka theksuar se papunësia dhe varfëria në vend janë  të pranishme në shifra alarmante, duke theksuar se nëse qeveria ka hapur vende pune ato janë jashtë Shqipërisë. Sa i përket ndërtimit të rrugëve Blushi është shprehur se puna e vetme e qeverisë është reklamimi i saj.
 
Blushi i ka ndarë 1000 ditët e Ramës në pushtet në 100 ditë selfie, 200 ditë në avion, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg.

"Propozimi që vjen sot nga qeveria krijon për mua dyshime të forta se rritja ekonomike do jetë shumë e vogël për të mos thënë e pa përfillshme.
 
Në këtë sallë më kanë kundërshtuar sa herë kam folur për rritjen ekonomike. Edhe nëse ky vit mbyllet me 3% rritje ekonomike është i papërfillshëm.
 
Është koha të bëjmë një bilanc çfarë ka ndodhur në këto 3 vite. Kur ndodhur referendumi në Britani kam ndjekur me vëmendje debatin. Dikush tha që ky njeri do të mbahet mend se krijoi miliona vende pune. A mund të thuhet kjo për ju?
 
Keni hapur më shumë vende punë jashtë Shqipërisë këtu. Nëse krenoheni me vendet e punës së Gjermani, Francë apo Angli mbeteni qesharakë.
 
Sa është të varfër keni nxjerrë nga varfëria?
U a them unë 4000 mijë shqiptarë jetojnë me 40 lekë të vjetra në ditë.
 
Arsimi është ankth. Foli çdo ministër për arsimin, nuk foli ministrja e arsimit për arsimin. Ajo nuk flet që të mos bëjë gafë më të madhe se ajo që bëri.
 
Të rinjtë të nuk shkojnë në shkollë për shkak të dijës, por për shaka të llogarive. Kudo në botë qeveria do të fusë sa më shumë njerëz në shkolla, në Shqipëri luftohet për të kundër.
 
Rilindja të penalizon për atë që ti di dhe të motivon për atë që ti dukesh.
 
Nuk duhet të kemi shifra në kulturë, duhet politikë kulturore. Nuk mund të mos qesh me ju tek ndërtimtaria. Keni bërë më shumë kilometra filma se kilometra rrugë. Filmi për rrugën ishte më i gjatë se rrugën. Ka më shumë para që shpenzohen për sukseset e rrugëve sesa punohet.
 
Shumë njerëz dhe këta miqtë e mi pyesin a ka bërë Rilindja ndonjë gjë që ja vlen të thuhet. Rilindja ka një evokacion për të bërë evokacion.
 
Evokacion është aftësia për të thirrur një shpirt apo fantzëm. Fantazma e Saliut thërriet sa herë ndonjë gjë që nuk shkon.

Rama flet për çfarë të duash në botë, por jo për ekonominë shqiptare, sepse ai s'e kupton. 1000 ditët e Edi Ramës në pushtet ndahen 100 selfie, 200 në avion, 300 në stadium dhe 400 në burg.
 
Futi në burg të gjithë ata që ndërtuan një tullë në fshatra. Një pjesë të madhe të kësaj kohe nuk e përdori edhe për të nxjerrë shumë shokë nga burgu.
 
Deputetë, kryetarë bashkisë dhe njerëz që kishin përdhunuar. Pas kësaj ata erdhën në parlament dhe i dhanë një shije shumë të mirë reformës në drejtësi. Isha sot këtu tu kujtoj bilancin e rilindjes në këto tre vite
".

14:37 Mirela Kumbaro flet për rikonstruksion e teatrit



14:30 Vokshi: Pacientët e dializës kanë rrezikuar jetën në QSUT
Albana Vokshi theksoi se Beqaj duhet t’i kërkonte largimin Lindita Nikollës për maturantët, ndërsa tha se “si pasojë e energjisë elektrike pacientët e dializës kanë rrezikuar jetën në QSUT, rrezikohej një skenar i njëjtë me atë të Spitalit Amerikan” tha deputetja e PD.

14:20 Matura, Beqaj: 43% e kuotave të mjekësisë do të lirohen
Duke i përgjigjur Berishës, ministri Beqaj tha se maturantët duhet që të qetësohen, pasi në fazën e dytë do të lirohen shumë kuota.
 
Nuk ka asnjë dekan që mund të quhet më afër të majtës dhe të djathtës. Edhe shkollat e larta pjesë e vendimmarrjes për maturantët.
 
Sali Berisha të kërkoj falje, foli për ëndrra, solli pasoja për shëndetësinë. Por cfarë ka ndodhur në mjekësi?
 
Pas fazës së parë do të ketë një fazë të dytë. Në fazën e parë studentët janë futur me mesatare 9.66. Por do të ketë një fazë të dytë.
 
43% e kuotave të mjekësisë do të lirohen për raundin e dytë. Një djalë ka fituar në 8 degë, por do të zgjedhë vetëm një, pasi 7 të tjerat do të jenë të lira.
 
Mundësi të barabarta, ëndërr për të gjithë, por kemi përgjegjësi. Po ndalem edhe te historia veri-jug. Në Shkodër ka një sistem model të hemodializës, do të bëhet edhe në Lezhë.
 
Përgëzoj Nikollën për qetësinë që ka përballuar gënjeshtrat më absurde
” tha Beqaj. 

13:46 Braçe: Kryebashkiakja e Shkodrës të nxjerrë stadiumin nga koteci
Deputeti i PS, Erjon Braçe i është kundër përgjigjur Berishës mbi akuzat për maturantët, ndasitë Jug- Veri, investimet dhe çështje të tjera.
 
Braçe theksoi se qeveria ka bërë disa investime në Shkodër dhe i fundit është stadiumi, të cilin kryebashkiakja duhet ta nxjerrë nga ati kotec ku e ka futur, duke iu referuar bizneseve dhe magazinave rreth tij për të cilin lindi edhe debate mes Ramës dhe Voltana Ademit gjatë inaugurimit të 'Loro Boricit'.
 
Çështje e maturantëve meriton vëmendjen e të gjithëve. Kam një vajze të vogël tani po në të ardhmen do të jetë maturante, kurrë nuk do t'i jepja celularin ën dorë që t'i shkruante Berishën për zgjidhjen e halleve. Berisha, Topalli dhe Duma dinë të thonë vetëm: Fajin e ka Edi Rama.
 
Sali Berisha gënjen, ai pa turp flet këtu për bizneset private, ai është klient i drejtpërdrejtë i tyre.
 
Duhet vetëm angazhim maksimal për cdo individ, ne nuk kemi luksin të gjykojmë asnjë nga ata që janë në hall, ne kemi detyrimin tu shërbejmë studentëve të marrin atë që u takon sipas meritës.

Berisha duhet ta citojë ambasadorin fjalë për fjalë. Lu tha se një prej banditëve të këtij vendi ka ushtruar trafik kriminal dhe që është arrestuar kohët e fundit?
 
Si ka mundësi që ky kryeministri anti krim vetëm këtë nuk e akuzoi por e përdori, prandaj Sali Berisha për herë të dytë për ato që ka thënë sot nuk meriton as të përmendet se është mashtrues.
 
Më vjen keq që në këtë vend që ky njeri nuk ka marrë përgjigje kurrë për angazhimin e tij për të përçarë Shqipërinë dhe shqiptarët në të majtë dhe të djathtë apo veriorë dhe jugorë.
 
Nuk e mohoj që Shkodra duhet të përfitojë fonde edhe më të mëdha por nuk mund të na dalë përpara Sali Berisha dhe të flasë për këtë në një kohë që nuk ka bërë asgjë për këtë qytet.
 
Qeveria nuk i ka dhënë Shkodrës një stadium. Qeveria i ka dhënë atij qyteti një ekonomi me atë stadium. Më vjen keq që kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk e kupton kaq. Këtë që ne kemi bërë me Shkodrën kryebashkiakja e ka marrë dhe e ka futur në një kotec
”tha ai.

Përsa i përket aktit normativ të buxhetit, Braçe tha se “Përtej asaj që dëgjuat sot këtu të ardhurat totale të buxhetit e shtetit janë realizuar jo vetëm mbi 100% por të ardhurat e doganave dhe tatimeve janë mbi vlerë.
 
Per 3 muajt e parë rritja ekonomike është 2,96%. Për herë të parë në 6,7 vitet e fundit rritja ekonomike nuk është barrë për buxhetin e shtetit.
 
Konsumi vijon të jetë në rritje i konfirmuar. Nuk po flas sot për papunësinë sepse është në ditët e veta instituti i statistikave për të dhënë shifrat, por të gjitha të dhënat tregojnë se papunësia është në ulje dhe punësimi në rritje
.

Nuk kam ndonjë lajm për rrugët por kam kritika për to, më duhet tu them që vepra është sektori i energjetikës. Ky sektor i ka kursyer ekonomisë kombëtare por edhe vetë korporatës 100 milionë euro. Këto para që po kursehen po investohen.

Falenderojmë qytetarët që paguajnë faturat. Furnizimi tani bëhet edhe në ato fshatra ku kishte vetëm një shkop për shtyllë. Qeveria meriton të lëvdohet por ka edhe kritika. Ne ja kemi dalë nga 0 % rritje ekonomike ta shtojmë atë në 2,96 %. A po përkthehet kjo rritje tek qytetarët?

Vazhdoj të jem kritik. Nga të gjitha analizat sektori i burimeve natyrore nuk e shpërndan rritjen tek ata që duhet të përfitojnë. Në fund të vitit 2012 dhe javën e parë të vitit 2013 Berisha ka darovitur të gjitha burimet natyrore te kompanitë Stream Oil dhe Fenix. Keto kompani kanë zhvatur naftën dhe kanë hequr punëtorë nga puna.
 
Qeveria duhet të angazhohet për të mundur pafuqinë e saj në shkatërrimin që ka bërë Sali Berisha. Ritmi në infrastrukturë nuk është i duhuri.

Tre akse jetike duhet të kalojnë në një standard të ri sepse volumet e deritanishme kanë qenë skandaloze. Ka pasur probleme të jashtëzakonshme në kontraktimin e bërë nga Sali Berisha. Nëse ka një vend ku duhet të rrijë ministri i ri i transporteve janë kantieret e Tiranë-Elbasan, bybassi i Fierit dhe i Vlorës".


12:30 Berisha: Qeveria, qëndrim armiqësor ndaj studentëve
Në seancën e sotme parlamentare ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar ligjin e arsimit dhe protestat e maturantëve, deklaratat e ambasadorit Lu dhe atë që ai e quan diskriminimi i veriut. Berisha edhe njëherë është ndalur tek çështja e drogës.
 
Berisha i ka bërë thirrje parlamentit që të ngrihet një komision i ri për ligjin arsimor në mënyrë që ajo që ndodhi me përzgjedhjen e shkollës të jetë e pavlefshme.
 
Sa i përket deklaratës së ambasadorit amerikan në Shqipëri ish kryeministri tha se në vendin tonë Al Capone është kryeministër.
 
Berisha ka akuzuar Ramën në lidhje me investimet në Veri. Sipas tij qeveria vijon me sukses ndëshkimin e mëtejshëm shembullor të ndëshkimit të veriut.
 
Berisa ka vijuar akuzat për drogën. Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria është mbjellë në kanabis. Sipas tij në zonën e Alpeve, atje ku është e pamundur të shkohet me makinë droga mbillet me ndihmën e helikopterëve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen