
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Ballkanin e Hapur një sukses, duke kujtuar faktin që Serbia ka bërë të mundur furnizimin me grurë të Shqipërisë.
“Ballkani i Hapur funksionoi sepse Serbia liroi vetëm sasinë për Shqipërinë. Ministrja ka disa ditë që merret. Ne nuk kemi problem furnizimin. Problemi në tërësi i çmimit është pjesë e sfidës sonë për të mos lejuar që çmimi të reflektohet. Nga pikëpamja e furnizimit kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Serbia do të na furnizojë me grurë, Rama me biznesin e vogël: Ballkani i Hapur funksionon! Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë











