Kryeministri Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare duke thënë që në fillim se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA.
“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza kinse opozitare me një përpjekjeje të dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA, i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish zyrtar i lartë i FBI-së, përkatësisht ish shefi i Kundër Inteligjencës amerikane në New York Charles McGonigal, akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Oleg Deripaska.
Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe një sërë shkeljesh, të cilat lidhen me udhëtimet e ish shefit të kundër inteligjencës në rajonin tonë, ku aktakuza shënon se ai ka vizituar dhe Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon gjithashtu se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon dhe po ashtu nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan i ashtuquajtur personi A. Në rreshtat e aktakuzës përmendet dhe hetimi amerikan i parave ruse të Partisë Demokratike ku shënohet dhe që personi A ka marrë nga ime një material lidhur me këtë çështje.
Aktakuza flet dhe për një person B, i cili ka qenë këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë dhe i njohur i të akuzuarit. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër, përveçse ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Kaq janë faktet, siç paraqiten në aktakuzën që i ka kaluar gjykatës së SHBA, por pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, më saktë kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i mos gabohem “Insider”, në të tërë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuzë dhe as edhe një të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt dhe të përsëritur të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan”, tha Rama.
Lajmi kryesor: