'McGonigal', 1 muaj sherr për 1 orë debat! Opozita-Ramës: Ik, je në hetim në SHBA! Kryeministri: Asnjë akuzë nga amerikanët! Rrugët tona ndahen këtu, shihemi më 14 maj

Në një seancë maratonë që zgjati më shumë se 10 orë, u zhvillua në Kuvend mocioni me debat i shumëkërkuar nga opozita për ish-zytarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Për afro 40 minuta, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për lidhjet e tij me McGonigal. Që në fillim u kujdes t’i kujtonte kundërshtarëve se në 14 herët që emri i tij përmendet në akt-akuzën e prokurorisë amerikane, nuk ka asnjë akuzë për kryeministrin shqiptar.

Kreu i qeverisë ironizoi opozitën për akuzat se përmes McGonigal, ka dëmtuar Partinë Demokratike duke i faturuar lobimin rus të Lulzim Bashës dhe non-gratan e Sali Berishës. Edhe ai që opozita e quan revolucion, i nisur pas publikimit të takimeve të Ramës me shefin e kundërzbulimit për ta rrëzuar, u ironizua nga kryeministri.

‘Me këto revolucionin më keni rrëzuar 10 herë, më keni mundur 9 herë më keni detyruar që të më fshihem në malin e Dajtit’- tha Rama.

Duke deklaruar se nuk do të bëhet më palë, në atë që e quan katund të pështirë politik, kreu i qeverisë thotë se opozitën e pret në përballen e 14 majit. Fjalën e tij kreu i qeverisë e mbylli me një paralajmërim, duke ngritur dyshime për një tjetër ‘non-grata’ që po gatuhet në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Me kryeministrin Edi Rama që u largua në përfundim të fjalës dhe me sallën gjysmë bosh të parlamentit, të cilën, as çështja Mcgonigal e mbushi dot me 140 deputetët, PS e PD vijuan debatet e ashpra. Sali Berishën argumentet e kryeministrit se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, nuk e bindën, duke insistuar se Rama e qeveria e tij janë nën hetim nga SHBA. Kërkesës së Berishës për hetim nga drejtësia shqiptare, socialistët ju përgjigjën me një provë të re në dorë për “21 janarin”.

Përplasjet i vijuan edhe për akuzën se Rama ka paguar ish agjentin e kundërzbulimit që SHBA të hetojë lobimin rus të PD.  Për lidhjen me rusin Oleg Deripaska, replikën Berishës ia dha Damian Gjiknuri, i cili i kujtoi takimin në zyrë me oligarkun në kohën kur ka qenë në krye të qeverisë. Kur Berisha la sallën, akuzat e tij i komentoi edhe ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke i quajtur marrëzira që meritojnë si faturë një non gratë të 3-të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Braçe: Sipas retorikës suaj, i bie që këtu Basha të kërkonte llogari për ‘komplotin’ e bërë nga PS, po ku është?

 

Deputeti Braçe ironizoi sot retorikën e përdorur nga opozita për çështjen McGonigal ku ai që duhet të kërkonte “llogari” për çështjen e rublave ruse (që opzoita pretendon se i ka bërë Rama me korrupsion), t’i kërkonte vetë Basha. Por, gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse ende deputet, Basha nuk është paraqitur në seancë.

Edi Rama nuk ka kallëzuar as Lulzim Bashën as PD. S’behet fjalë për rubla, bëhet flasë për 650 mijë dollarë. Të kujt janë këto para? Ku është Lulzim Basha? Pse nuk vjen të përgjigjet këtu. Të isha unë në vendin e tij, të kishin dalë këto fakte, që Rama e ka stisur PD-në, e provuar siç thoni ju dhe mos vija këtu në sallë dhe të merresha vetë me ata që më kanë bërë komplot... Ku është Lulzim Basha? Dhe a e njeh ai McGonigal?”- tha Braçe.  

Ora 17:55
FOTOLAJM/ Kërcen Dashi nga belaja….

1677776167_05001677775006xsula1958.jpg

Seanca e kësaj të enjte, ndryshe nga sa ishte parashikuar, shkoi më qetë se ç’pritej.

Kjo, edhe për shkak të kryeministrit Rama, që pasi dha shpjegimet e tij për çështjen McGonigal, u largua nga salla.

Ndaj të mbetur pa Ramën në sallë, edhe deputetët e PD u larguan dhe u mjaftuan me zbavitjet e Dash Sulës!

Ora 17:08
Korreshi: Kaq budallenj ju socialistët, si jua futi McGonigal?

 

Në përgjigje të fjalës së kryeministrit Edi Rama që tha se akuzat e tij për lidhje me McGonigal, janë të pavërteta, deputeti Saimir Korreshi e mbylli fjalimin e tij me një pyetje.

“Rama na tregoi se kishte filluar punë te komunalja, është bërë purifikator i heroinë nga Lindja, Kokainës nga Amerika Latine, të hashashit që nuk ka serë në vend pa u mbushur, e ka çuar në derexhe çdo hallkë të këtij shteti. Shkatërroi Shqipërinë, përzuri shqiptarët i çoi në emigracion, i përzuri

Kaq budallenj ju socialistët, si jua futi McGonigal”, tha Korreshi.

Ora 16:59
21 janari e Gërdeci, Tabaku: Turp që sa herë keni nevojë i nxirrni viktimat nga varri! Kumbaro: Turp të keni ju, i keni duart me gjak

 

Përmendja e 21 janarit në Kuvend, ka sjellë debate mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministres, Mirela Kumbaro.

Jorida Tabaku: Sot sa herë ka nevojë i nxjerrin nga varri, turp më të madh nuk ka.

Mirela Kumbaro: Turp të keni ju që sot e kësaj dite me duart me gjak keni frikë sa herë hapen tema të tilla, po do jenë të hapura derisa drejtësia të vendos. Ju të keni turp, po do presin me durim derisa drejtësia të vendos. Kemi votuar reformën në drejtësi, po juve t’ju vijë turp.

Ora 16:48
Sula: Rama nga kjo histori o do fundoset o do të lartësohet! A e kalon dot oqeanin kryeministri jonë, nesër ose pas disa muajsh?

 

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij deputeti demokrat, Dash Sula, ku tha se problemi i asaj që po përjeton demokracia në Shqipëri ka ardhur si pasojë e marrëveshjes së 2008, ku me dakordësinë e opozitës dhe mazhorancës unë bënë ndryshimet Kushtetuese. Ndërkohë, Sula tha se Rama do të shpallet ‘Non Grata’.

“McGonigal iu rrujti lekët shqiptarëve. Pse nuk përmend aktakuza kryeministrat e tjerë, po na përmend ne, vetëm juve ju qëllojnë këto gangsterat, deputet e kryetar bashkisë trafikant, ju i gjeni dhe Brenda dhe jashtë shtetit, pse s’kapët ndonjë burrë të mirë të FBI, nuk është pa faj as opozita, që ndërtoi këtë makineri të së keqes, pikërisht nga ndryshimet e 2008 i vutë Kamzën demokracisë, ka një rrugë të vetme që ky vend të shpëtoj, për të hequr morrat, i duhen duart e tjetrit, që do të thotë ishin ndërkombëtarët që ndërtuan reformën në drejtësi, tani ka ardhur ora që drejtësia të pastroj morrat e politikës në Shqipëri, unë besoj që drejtësia është më e mirë se dje, po nuk është meritë e kësaj politike. Të gjithë janë në hall, qoftë me SPAK këtu dhe me drejtësinë amerikane, kartoni kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj dhe kryeministrit. Rama nga kjo histori o do fundoset o do të lartësohet, a e kalon dot oqeanin kryeministri jonë, tashmë, nesër ose pas disa muajsh” tha Sula.

Ora 16:26
Kryemadhi: Pse nga e mailet e Ramës, dalin vetëm kundërshtarët e tij në PS dhe jo të afërmit?

 

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Edi Rama ka korruptuar jo vetëm institucionet shqiptare që i ka vënë në shërbim të tij, sipas Kryemadhit, por arriti që të blinte edhe zyrtarin e lartë të FBIsë. Ajo hodhi edhe një akuzë të rëndë, ku tha se në e mailet e Ramës, dalin vetëm në ato raste të kundërshtarëve të tij brenda PS-së dhe jo njerëzve të afërt.

“Çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se parafolësit mundohen ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori, dua t’ua kujtoj se e kam bërë prezent në media që vitin e kaluar. Por meqë keni një strukturë të admirueshme për blerjen e mediave dhe e sfumuat.

Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet. Sa më afër fundit të jetë një qeveri aq më pakuptimta janë ligjet që miratohet. Thuhet duhet ndryshuar ligji për të krijuar komision hetimor.
Ka një problem shumë të madh në çështje McGonigal. Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet. Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales.

Mjafton të shohim emailet që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës”, tha Kryemadhi.

Ora 15:58
Akuzat e Berishës për 'TerraOil' e 'Strabag', Gjiknuri: Sot i akuzon për lidhje me rusët, dje i priste në zyrë si kryeministër

1677758254_fhu.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS komentoi sot në Kuvend dhe rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës janë pritur nga Berisha.  Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë “Terra-Oil” në Shqipëri e ka sjellë vetë Sali Berisha në vitin 2010. “Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na dilka se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na qëka problem”, deklaroi ai.  

Gjiknuri nënvizoi se këto fusha nafte kanë qenë nën zotërimin e njerëzve të lidhur me PD. “E dini ju të shqetësuar kush i ka pasur në zotërim këto fusha nafte? I kanë pasur njerëzit e lidhur me pushtetin tuaj. Dihen shumë mirë lidhjet e Arjan Tartarit me të tjerë që kanë zotëruar këto fusha nafte. Bëri shumë mirë shteti shqiptar që i shtetëzoi. Sot e kësaj dite ato fusha i ka ‘Albpetroli’ dhe punojnë nën administrimin e shtetit shqiptar. Pse nuk del dikush këtu dhe të thotë, kjo është e vërteta. Pse sajoni shpifje sikur këto fusha u janë dhënë të tjerëve? Si ka mundësi që sajoni ju histori me rusë?”, shtoi ai.

Lidhur me rastin e kompanisë “Strabag”, Gjiknuri solli në vëmendje takimin e Berishës në 2010 me Presidentin e kësaj kompanie. ““Të marrim rastin e kompanisë “Strabag” sepse këtu qëndron më qesharakja dhe interesantja me ju. Del zotëria pa pikë turpi dhe të tjerët si kor e thonë Deripaska. Deripaska qëlloi që të zotëronte disa aksione në kompaninë “Strabag”.Po mirë, kur i ka blerë Deribaska këto aksione në kompaninë “Strabag”? Deripaska aksionet në kompaninë “Strabag” i ka blerë në vitin 2007. Çfarë ndodhi me kompaninë “Strabag” e cila qëlloi të ketë dhe një kompani në Shqipëri? Në vitin 2010 i pret vetë zotëria, Sali Berisha në zyrë dhe u thotë: “jam i nderuar të takoj presidentin e kompanisë “Strabag” madje kam diskutuar me ti ofruar koncesionin e rrugës së unazës së madhe “Kashar – Rrogozhinë” dhe rrugën e “Arbrit”. Një nga kompanitë lidere në Europë”. Në atë kohë të njëjtat aksione zotëroheshin nga Deripaska. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por ju e bëni këtë. Ai ka qenë një biznesmen si gjithë të tjerët. Kur u vendos në sanksione nga SHBA dhe Bashkimin Europian 2 vjet më parë, vetë “Strabag” i ka pezulluar aksionet e tij”, shtoi Gjiknuri, teksa sqaroi se qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë transaksion për aq kohë sa ishte nën sanksionet e BE dhe SHBA. “Sot që flasim ajo kompani operon në tregun shqiptar siç ka operuar që nga viti 2001 në Shqipëri, kompania “Trema – inginiering” dhe më vonë “Strabag” që ka blerë atë kompani.  Ju e dini që ajo kompani ka ndërtuar aeroportin e Rinasit, ka ndërtuar shumë rrugë, ujësjellësa, kanalizime, si në qeverinë e Sali Berishës edhe në qeverinë e Nanos, edhe në qeverinë e Ramës. Po pse sajoni histori? Si ka mundësi që ju bëni lidhje Deripaskë-Rus-McGonigal dhe pastaj përfundon muhabeti te Gon Neza në takim. Vetëm ju mund të mblidhni këto fakte bashkë. Vetëm mendjet që kanë qëllim njollosjen.  Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni dhe mbi të gjitha ato që thoni ju janë shpifje. Shpifje të cilat do të provohen.  Jam sot në gjykatën e Tiranës për shumë nga shpifjet që më keni ngjitur. Por po u them që aferat dhe transaksionet e Amerikës do i keni shumë shpejt në hetim. U njollosët me paratë ruse. Atë hall ka edhe ai tjetri, Ilir Meta. Pra, kur jeni keq nuk dini ç’të bëni dhe kapeni për gjëra që as vetë si besoni. Megjithatë, 14 maji nuk është larg. Populli është gjykuesi më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Ora 14:56
Debati për ‘McGonigal’, Xhacka: Haliçinacion i opozitës, e udhëhequr nga urdhrat e një ‘non grata’! Marrëdhëniet me SHBA, në nivelin më të lartë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e ka quajtur kohë totalisht të humbur dhe energji e shkuar dëm të gjithë debatin për çështjen ‘McGonigal’

“Sa kohë e sa energji është harxhuar në këtë institucion me diskutime të tilla absurde për çështje që do të kishin qenë tema diskutimi normale për ndonjë grup ekscentrik në Facebook apo ndonjë forum të errët online ku diskutohen teoritë e komploteve, në vend që të diskutohet për politika, për çështje konkrete që prekin qytetarët.   E them këtë sepse fatkeqësisht i ashtuquajturi rast McGonigal nuk është një rast i izoluar. Ndër vite opozita ka ngritur sa e sa çështje të tjera po si kjo, në vend që të merret me çështje që realisht ju interesojnë qytetarëve dhe që realisht prekin qytetarët. Ka ardhur një pikë që me t’u mbyllur njëra shpikje, fillojmë e vrasim mendjen cila do të jetë shpikja e radhës”, tha ajo.

Teksa e lidhi këtë rast me rastin ‘Babalja’, ministrja kujtoi deklaratën e Berishës i cili thoshte se Xhacka i ka thënë një ambasadori për një vendimi gjykate.

“Dëgjova dje, që gjatë një interviste, autori i versionit shqip të McGonigal, ish-Kryeministri non-grata kishte thënë që kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje.” E kishte fjalën për gjyqin për vulën që i ka humbur PD.   Se ç’punë ka ministri i jashtëm të vendosë për vulën e PD këtë e di ai. Unë për vete di diçka tjetër. Di që s’kam folur kurrë me ndonjë diplomat për vulën e PD, ama kam folur me diplomatë të huaj për këtë zakonin e PD për t’u marrë me teori komploti. Është diçka që i habit sepse vërtet në botë ka forca politike që merren me teori komploti e çudira të tjera. Por nuk ka asnjë forcë serioze që të merret me teori komploti kaq haluçinante sa këto që merret PD”, tha Xhçka.

 “Sepse, nëse ndalesh një moment dhe e analizon ftohtë teorinë e PD për rastin McGonigal, ka vetëm një epitet për ta përshkruar: haluçinante.  Ça mund ta quash tjetër një teori sipas të cilës, Edi Rama në bashkëpunim me McGonigal, pak me ndihmën e rusëve dhe kinezëve, pak në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa, pak me ndihmën e Yurin Kim, dhe patjetër me George Soros në prapaskenë, janë duke punuar së bashku për të shkatërruar demokracinë në Shqipëri, për të zhdukur PD si bastioni i fundit i rezistencës ndaj mësymjes antidemokratike ruso-kinezo-sorosiane, e veçanërisht ish kryeministrin, që në këtë histori del si një heroi i pakuptuar që megjithëse i është bërë një padrejtësi e jashtëzakonshme duke e shpallur non-grata, po lufton sot me mish e me shpirt për të shpëtuar demokracinë shqiptare, por edhe atë Amerikane nga ky komplot i rrezikshëm”, vijoi ministrja.

Më pas ajo foli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të cilat i cilësoi të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet me SHBA janë sot në pikën më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e dini shumë mirë të gjithë, jo sepse e them unë, por sepse flasin faktet e flasin edhe vetë përfaqësuesit e SHBA   Jo më larg se të martën foli edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, z. Escobar, i cili e theksoi me zë dhe figurë që kjo çështje nuk i ka cenuar aspak marrëdhëniet dhe nënvizoi edhe nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe SHBA.   Vetëm 4 muaj më parë ne zhvilluam dialogun strategjik me SHBA, ku hodhëm piketat e intensifikimit e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes nesh në çdo fushë, nga mbrojtja e siguria, ku roli i Shqipërisë vlerësohet maksimalisht, tek politikat rajonale, ku Shqipëria shihet si partneri më i ngushtë e i besuar i SHBA në rajon, tek drejtësia e qeverisja, ku do të vazhdojë mbështetja jetike e SHBA, tek energjia ku Shqipëria shihet si një vend me një potencial të jashtëzakonshëm, tek biznesi e bashkëpunimi ekonomik ku po diskutohet për një komitet të përbashkët ekonomik, tek diplomacia ku kemi sot një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit ku praktikisht bashkëpunimi po ecën aq mirë sa për disa dosje po punojmë si një ekip i vetëm, e deri tek fusha të reja siç është mbrojtja kibernetike.    Kjo është e vërteta e marrëdhënieve me SHBA nën drejtimin e Edi Ramës. Ndërkohë që e vërteta e marrëdhënieve të Sali Berishës me SHBA, është që e kanë shpallur non-grata.   Përfundimet për teorinë e komplotit McGonigal tani mund t’i nxirrni vetë”, përfundoi ministrja.

Ora 14:36
Masakra e Dan Hutrës, Manja: Saliu e quan patronazhist ndërkohë që ai vrasësi ka qenë për 16 vite komisioner i tij nëpër burgje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur sot se opozita përdor çdo ngjarje të rëndë për politikë, sepse nuk u intereson jeta e shqiptarëve. Teksa ironizoi sesi e kishte përshkruar Sali Berisha vrasësin serial, Dan Hurtën (patronazhist), Manja zbuloi se në fakt Dan Hurta paska qenë komisioner i Berishës për 16 vite në burgje.

“Unë bashkohem me dhimbjen e viktimave të djeshme të atij krimi makabër. Po ju edhe aot i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme se s’u interesojnë jetët e shqiptarëve. Madje Saliu këtu, edhe autorin e atij krimi e quajti pa pikë turpi patronazhist. Kur gjithë e dinë që për 16 vite në burgje ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto po ju s’keni nga t’i dini.”- thotë Manja.

Skema si ndodhën vrasjet nga Hutra:
Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Këtu mësoni si u lirua nga burgu.

Ora 14:16
Manja: Debat shterpë, do dalin shumë shpejt lidhjet tuaja me Nezën! 'Revolucioni' juaj na ka mandatuar të jemi në pushtet deri në 2030-ën

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ka cilësuar debatin e sotshëm si shterpë, pra jo produktiv dhe pa thelb. Manja thotë se retorika e opozitës dhe “revolucioni” kanë bërë të mundur që PS të jetë në pushtet deri në vitin 2030.

“Debat shterpë, s’ka lidhje me Shqipërinë. Na ka mallkuar Haxhi Qamili, këtë se di po.. Humbje më të madhe kohe se ky debati që po bëjmë sot nuk ka. E para njëherë ajo ngjarje s’ka lidhje me Shqipërinë, as me Ramën, me asgjë. McGonigal ka një akuzë, që lidhet me sjelljen e një agjenti në raport me ligjin amerikan. Se nëse do ishte ashtu siç thoni ju do ishte në burg jo nën hetim në gjendje të lirë. Duroni se do t’i dalin pak më vonë kur të mbarojë procesi në Amerikë, lidhjet tuaja me personin A. Shpejt do të dalin, lidhjet e Revolucionit. Kjo çështje është e Amerikës jo e Shqipërisë. Pse s’keni përmendur Rusinë me Nik Muzinin? Por duroni, se kam dëgjuar ta përmendni këtë por sulmoni SHBA dhe ambasadoren... As ju s’i besoni këto që thoni por ua do puna. Ne jemi mandatuar të jemi në pushtet deri në 2030, të ndeshemi në 14 maj.”- thotë Manja.

Ora 14:02
47 viktima nga përplasja e dy trenave në Greqi, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje

 

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për 47 viktimat e aksidentit tragjik të djeshëm të përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë.

Ora 13:23
Kuvend/ Tabaku: Duhet të nxjerrim të vërtetën e këtij skandali të rëndë! McGonigal po hetohet në SHBA, SPAK të marrë shembull

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se fakti që kryeministri sot nuk dha llogari siç duhet për McGonigal është tregues se drejtësia në Shqipëri lë për të dëshiruar. Tabaku thotë se kjo është arsyeja se pse vendi ynë renditet ndër më të korruptuarit në Evropë.

“E vërteta është vetëm një, është ajo që ka ndodhur, ajo që shkruhet në akuzë, ajo që shpresojmë të gjithë ta mësojmë më në detaje në një gjyq që po zhvillohet përtej oqeanit. Nuk ka disa të vërteta, nuk ka secili të vërtetën e tij. Dyert e Rashomon, këtu në këtë rast e në çdo rast, duhet të nxjerrin të vërtetën për atë që shumë e konsiderojnë si një nga skandalet më të rënda që ka prekur FBI e që fatkeqësisht ka një pjesë të origjinës edhe nga Shqipëria.

Sot, shqiptarët janë përballë disa provave dhe fakteve që kanë origjinën e tyre nga një hetim dhe dy akuza që i janë kryer një ish zyrtari të lartë të FBI.

Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku rus Oleg Deripaska.

Akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike.

Unë nuk bëj dot prokuroren, por sot si qytetare, si deputete dhe si anëtare e Partisë Demokratike kam nevojë për transparencë.  U deshën të kalonin pesë vjet, që shqiptarët njësoj si dhe unë, mësuam se McGonigal kishte udhëtuar drejt Shqipërisë në së paku 4 herë duke u takuar po kaq herë me kryeministrin e vendit.

U deshën pesë vite, që refreni i rublave ruse të merrte një kuptim tjetër. Një kuptim që nis nga takimet e kryeministrit me ish drejtorin e FBI dhe përfundon në tendera dhe koncesione për rublat ruse!

Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit.

Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi.

Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike.

Në një shtet autokratik këto janë rastësi, shpifje apo sajesa. Në një shtet ku sundon ligji dhe pavarësia e institucioneve këto janë prova, fakte apo më së paku indicie e që në fund të ditës tregojnë atë që kanë vite e thonë raportet “vendi më i korruptuar në rajon”.”-tha Tabaku.

Ora 12:55
Gjiknuri: S’latë gjë pa shpikur edhe përkthimet i interpretoni! E keni ngritur aq shumë Ramën me shpifjet tuaja sa e keni ‘gogol’

 

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka qenë një ndër emrat e përmendur nga Berisha si të përfshirët kryesor në aferën e agjentit të FBI-së në SHBA. Gjiknuri tha se këto janë shpifje, nga njerëz që nuk ka regjisor që i merr përsipër.

“Nuk latë gjë pa shpikur. Në pamundësi të orientimit të drejtë për situatën që ka, mbeten në këto çështje që s’i përkasin politikës shqiptare. Ju doni ta ndotini Shqipërinë dhe pastaj mërziteni kur marrin pagesa nga partia juaj. Ju vetëm këtë gjë bëni, ky është mentaliteti juaj. Së pari, këtu aludohet se pse kemi takuar ne një zyrtar të lartë të FBI. Sigurisht, që do e prisnim. Nuk sollët asnjë fakt shpifjesh. Nuk është fare e vërtetë që ai zotëria ka ardhur këtu për naftën. Mos e shikoni Rusinë si ishte 10-15 vite më parë dhe ajo që u shndërrua pas luftës në Ukrainë. Këtu ka aludime, po kush e solli TerroOil, Berisha. Me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Berishës. Po ju këto s’i thoni. Gënjeni kur thoni se ka një marrëveshje të lidhur.  Vërtet pati një garë të hapur, një luftë mes kompanive, po çështja është në gjykim. Këto janë çerekfakte. Këto fushat prodhojnë 50 ton në ditë, e kuptoni sa u dukemi ne ndërkombëtarëve? Po këto fushat e dini kush i kanë pasur në zotërim? I keni pasur ju dhe ai, Tartari. Madje sot e kësaj dite i ka Alpetroli. Ju ndërtoni histori me rusë.

Deripaska ka pasur kompaninë Strabask në 2007, por në 2013 i pret Berisha dhe u thotë se ishte i nderuar që i priste. Një nga kompanitë liderë në Evropë, thoshte Berisha aso kohe, dhe s’ka asgjë të keqe. Dhe kjo kompani kanë qenë sanksione të vëna dhe sot që po flasin kjo kompani ka ndërtuar rrugë, aeroportin etj. Dhe shumë mirë ka bërë, po pse krijoni histori? Nuk ka asgjë të vërtetë tek ato që thoni dhe madje janë shpifje. Rama nuk ka nevojë për avokat. Ai s’është si ju, si përkthen anglishten. Syri i famshëm.net, e përktheni si doni ju. Si mund të besoni ju? Ju mashtroni edhe në përkthim! Ju e keni ngritur Ramën tek ndërkombëtarët, nëse ky është shumë i fortë të lëvizje edhe fijet e SHBA! Atëherë si do e mposhtni ju këtë “gogolin” që keni krijuar në kokën tuaj? Sepse edhe kështu merret kjo gjë. Ju s’ka regjisor që ju merr përsipër me ato që keni shpifur. Afera e Amerikës dhe transaksionet i keni aty, uroj t’iu dalin, s’më vjen mirë po i meritoni. Ashtu si ai protokuçku i ri pos presidencës i ka shpifur këto, janë bërë bashkë.”- thotë Gjiknuri.

Ora 12:31
Spiropali: Akuzat e Ilir dhe Saliut janë marrëzira, ka ‘faturë’ një Non Grata të tretë! Berisha lë sallën! Ministrja: Të fala Lulit

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe ish kreun e shtetit, ilir Meta por edhe opozitën e përçarë për retorikën e tyre për akuzat ndaj Edi Ramës.

“Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë, lundrojnë në rrugët e Tiranës. Njëherë lundrojnë njëherë parkojnë, pastaj kërcënojnë se do bëjnë çd gjë në çdo cep të Shqipërisë. Si shpresë për t;u kthyer ata vetë, në kërkim të një kalendari... kët erë duan të bëjnë sikur besojnë se u ka rënë lotaria amerikane. Jo shkaku, por justifikimi, jo thelbi por arsyeja që i kanë larë duart me Shqipetarët. Se nuk i votojnë, tani mbështetet në argumentin që kanë korruptuar Amerikën. Ata shohin të njëjtin portret që i kanë pikturuar shqiptarëve. Vetëm një fantazi e shfrenuar, lidh lapsat me ngjyrat në Rsamnës, japrakët e foltores me milionat e korruptuarve. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell fantazinë se do bëhen të dobishëm aty ku i kanë mbyllur derën si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Të gënjesh dynjanë është mëkat por të gënjesh veten është marrëzi.

Ka dy dosje hetimore që kanë shkuar në Gjykatë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka asnjë akuzë që flitet për kryeministrin. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s’ka mbetur t’ja qani hallin ju. Janë takime konfidenciale. Ndërkohë që kryeministri në emër të Shqipërisë është aktor në marrëdhënie ndërkombëtare është non grata në dy anët e atlantikut e me gjasë edhe në ndonjë vend tjetër.”- thotë Spiropali.

Berisha lë sallën

Spiropali: Të fala Lulit Sali, kujdes rublat.

Ora 12:13
Berisha ministrave të qeverisë: Jeni të gjithë nën hetim nga drejtësia e SHBA! Rama foli si një kufomë e pakallur

 

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se përveç kryeministrit Edi Rama, të gjithë ministrat e qeverisë, janë nën hetim nga drejtësia e SHBA për çështjen McGonigal.

Berisha tha se vendimi i gjykatës në SHBA thotë që të gjithë personat me të cilët Rama ka shkëmbyer mesazhe apo telefonata janë nën hetim nga SHBA.

“Shqiptarët e panë se këtu pak kohë më parë pikërisht personi që i lëshoi karrigen McGonigalit, foli si një kufomë e pakallur. Foli kështu dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. Sepse siç thotë Uashington Post që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, McGonigal dhe Edi Rama janë të zhytur deri në grykë në veprimtari sekrete. Unë nuk kam fakte të zbërthej të gjithë veprimtarinë e tyre sekrete por kam besim të plotë se kjo gazetë ka informacion të plotë mbi llumin McGonigalit dhe Edvin Gonigalit. Doli këtu dhe mendoi se duke lexuar aktakuzën do mund të mashtronte shqiptarët. Unë dua t’i informoj shqiptarët se ka dy dokumente zyrtare të SHBA-ve, njëri daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës, çdo sms, çdo komunikim që ka patur me cilindo në botë. Por ky urdhër, u përfshin të gjithëve juve, të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri. Pra jeni të gjithë të hetuar. Të gjithë jeni nën hetim, sepse është e pamundur që mos jeni përfshirë në afera kriminale”-tha Berisha.

Ora 12:09
Balla nxori audio përgjimin për 21 janarin, Salianji: Talleni me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje! Rama lexoi ç’i kishin shkruar të tjerët dhe iku

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për replikë pasi Balla nxori në Kuvend audiopëgjimin e publikuar dje. Salianji akuzoi mazhorancën se janë të korruptuar dhe se janë tallur me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje të rëndë. Sa i takon fjalimit të Ramës, Salianji e cilësoi si hartim të dobët dhe të përgatitur në formë të tillë që vetëm të lexonte dhe mos të dilte nga “skaleta”.

“Unë jam opozitë dhe s’më blen dot njeri dhe do jem gjithnjë opozitë. Keni vite që ngrini akuza. Keni gjithë pushtetin dhe s’lëshoni asnjë. Keni gjithë këto vite që akuzoni për 21 janarin dhe talleni me gjakun e atyre viktimave të shkretë. Kryeministri foli për ujëra të zeza, nuk tha dhe manipuloi akt akuzën. Por për herë të parë, sterronte dhe ishte strehuar në egoizmin e vetë dhe nuk doli nga asnjë fjalë që i kishin shkruar. Pse nuk e thotë kryeministri që pas takimit A dhe B shkuan në SHBA dhe korruptuan shefin e FBI. Hartimi i kryeministrit sot ishte shumë i dobët. Nuk është folur kurrë në këto përmasa, nga SHBA, MB Itali etj, më shumë sesa sot për korrupsionin dhe gjithë elementët e tjerë që e kanë sterruar këtë vend.”- tha Salianji.

Ora 12:06
Balla: Prokuroria të hetojë 21 janarin! Opozita të mos bëjë budallëqe si në zgjedhjet e tjera, më 14 maj i pret rezultati që se ka parë kurrë më parë

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend duke thënë se opozita po lë seancën plenare se duhet të mbledhë protestues për nesër. Po ashtu, Balla nuk la pa përmendur një audio-përgjim që u publikua dje për ’21 janarin’ duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.

Një koment e kishte edhe për zgjedhjet e 14 majit duke thënë me bindje se opozita do përballet me një rezultat që nuk është parë kurrë.

“Ç’u fry mali dhe polli një mi. Kjo ishte se shoh interesin tuaj. Ikni tani. Ik Luci se duhet të sjellësh nesër 37 protestues nga Elbasani. Ik dhe ti Sali, nuk sjell dot njeri. Dosja hetimore që ka shkuar në gjyq ka ngritur 1 akuzë për 1 person që quhet Charles McGonigal. Këtu mbyllet kjo çështje. 

Një audio regjistrim që zbardh më në fund të gjithë kronologjinë e urdhër dhënies për vrasjen, masakrën shtetërore të 21 janarit. S’e kam bërë kurrë diçka që historikisht e bëni ju dhe do vendos për publikun gjithë këtë material që është publikuar i gjithi mbrëmë dhe uroj e shpresoj, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë.

“Dashamir thotë komandanti, gati për zjarr ushtarak. Dashamir ju kuptova. Gati luanët. Të mbahen armët, gati për zjarr”.

Nëse secili prej jush e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur si ka mundësi që komandanti i Gardës, sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që protestonte në shesh. Për të qëlluar trupat dhe pastaj vjen momenti kur thotë Ndrea Prendi ky është urdhri dhe qëllohet nga pistoleta e automatiku. Zjarrin luftarak mund ta bësh në Afganistan, por jo në bulevard. Këtë duhet ta marrë prokuroria se më në fund ka audio të të gjithë asaj që ka ndodhur.

Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria dhe tha që këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, në fund rezulton se këto para janë dhënë nga një qytetar rus që sipas dokumenteve është një biznesmen rus që merr tendera nga Kremlini. Mos bëni budallaqet që keni bërë në zgjedhjet e tjera por një gjë është e sigurt, më 14 maj ju pret një rezultat që se keni parë kurrë”, tha Balla.

Ora 11:56
Boçi: Ndërpriteni seancën, s’ka sens të bëhet pa kryeministrin! Erdhi foli këtu me hartim gjimnazi, është debat jo monolog

 

Deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka kërkuar të ndërpritet seanca pas largimit të Ramës nga seanca. Boçi thotë se kjo nuk është seancë por hartim i shkollës së mesme.

“Ndërpriteni seancën deri në momentin që do të vijë kryeministri. Gallatë me tre çështje të rëndësishme, për interpelancën duhet të jetë me patjetër kryeministri. Si mund të vazhdojë kjo seancë false, një shou? Unë kam pyetjet, jap argumentet e mi dhe ai përgjigjet. Ka 5 javë që e pret parlamenti dhe publiku shqiptar. Parashkrimi i tij ishte thjesht një frymëzim personal, jo një ligjërate me vlera por një hartim i shkollës së mesme. Nëse doni ta quani seancë. Kjo nuk është seancë. Thirreni kryeministrin pasi ka munguar disa kohë dhe të përgjigjët këtu. Ne debatin me atë e kemi, ndaj ndërpriteni. Ulsi nuk e zëvendëson dot.”- tha Luçiano Boçi.

Ora 11:48
Zbardhen batutat ‘e fshehta’ në Kuvend, Salianji ironi Ramës: E ke shumë të dobët hartimin, lexoje, lexoje të plotë akt-akuzën

1677754143_rama.JPG

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvend ka vijuar edhe me ironi mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse pa mikrofon, zëri i Salianjit nuk mundi të ishte edhe aq i fshehtë tek i diktonte Ramës që mos t’i manipulonte fjalët por ta lexonte të plotë akt akuzën.

Edi Rama: Pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin kam marrë vesh vetëm kur jam pyetur nga një gazetar amerikan i Insider, në të gjithë rreshtat e akt akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan, apo faktin e vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus.

Ervin Salianji: Po e manipulon dhe këtu sy me sy, lexoje të plotë akt-akuzen. Krimi është që kanë pas interesa financiare. Krimi është qe ke përdorur pushtetin si Kryeministër për t’i dhënë licensa dhe koncensione.

Edi Rama: Dihen, njihen dhe shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre ata që më akuzojnë mua në këtë sallë. Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat dhe jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por unë skam ardhur sot dhe s’do të vijë më për ta. Këtu do vijë sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që përfaqësoj dhe në respekt të deputetëve të shumicës që s’mund t’i lija vetëm.

Ervin Salianji: E ke hartim të dobët.

Edi Rama: Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë-natë kryeministri përsëritet 14 herë në akt-akuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është?

Ervin Salianji: Nuk po lexon aktakuzën e plotë!

Edi Rama: Po ti kishim informacionet për financimin rus të PD si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.

Edi Paloka: Je frikacak!

Ora 11:46
Rama u largua nga seanca, Bardhi: Foli 45 minuta, nuk tha asgjë dhe iku! Heshti duke u sjellë si një i pandehur, të dorëhiqet dhe të hetohet

 

Pasi kryeministri Edi Rama u largua nga seanca, deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se gjatë fjalës së tij për 45 minuta nuk dha asnjë përgjigjie. Ai tha se nuk u shpjegua përse Rama kishte pasur një marrëdhënie kaq të ngushtë me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal me të cilin pranoi se kishte darkuar plot 14 herë.

Deputeti tha se Rama ishte sjellë si i pandehur duke heshtur për akuzat ndaj tij, duke shtuar se kryeministri është përfshirë në një prej aferave më të rënda në 30 vitet e fundit.

“Për 40 minuta nuk tha asgjë edhe iku. Cilido prej jush që priste përgjigjie nga Edi Rama mori thjesht një lum metaforash, sharje ndaj opozitës dhe asnjë sqarim për këtë akuzë nga drejtësia amerikane. Sa kohë është kryeministër fshihet pas imunitetit diplomatik që i jep konventa e Vjenës. Do duhet të ishte larguar nga karrigia e kryeministrit, të lejonte drejtësinë amerikane të kryente hetimet ndaj tij. Pranoi se kishte ngrënë 14 darka me McGonigal.

Nuk na tha ç’ishte gjithë kjo dashuri e madhe e shefit të FBI-së me Ramën. Pse nuk kishte të njëjtën dashuri për kryeministrin e Malit të ZI dhe të Kosovës? Çfarë e lidhte me Ramën? Prej më shumë se 1 muaji publiku është njohur me dosjen e korruptimit që Rama ka bërë ndaj McGonigal. Deri tani njihet botërisht se dy njerëz kanë tentuar të korruptojnë zyrtarë të lartë të SHBA-së, Rama dhe oligarku rus Deripaska.

Ish shefi i FBI-së është sot nën akuzë dhe mund të dënohet deri në 20 vite burg. Nëse prisnit që sot Edi Rama të jepte shpjegime besoj se pas shpjegimit të tij, e kuptuat se sot u soll fiks si i pandehur. Sepse është i përfshirë në një nga aferat më të rënda në këto 30 vite sepse ka brenda korrupsion, ka brenda trafik, cënim sigurie kombëtare, cënim marrëdhëniesh me partnerin strategjik”-tha Bardhi.

Ora 11:44
I përjashtuar nga Kuvendi prej sjelljes së tij, Bylykbashi-Ramës ‘në distancë’: Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur

1677753894_bylycns.JPG

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka kritikuar kryeministrin Rama në distancë, duke qenë se prej sjelljes së tij, vijon të jetë i përjashtuar nga Kuvendi. Bylykbashi e cilëson Ramën si kriminel.

“Lëreni të pandehurin publik Edi Rama të flasë dhe dëgjojeni me kujdes. Është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal.

Për fat nuk ka as avokatët anash dhe as po i përmbahet asaj që i kanë shkruar ata me kujdes. Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur.”- shkroi Bylykbashi.

Ora 11:44
Rama në Kuvend: Këtu ndahen rrugët tona, vijoni me marshimet tuaja! Kali i bardhë, e vetmja qënie që meriton respektin tim në revolucionin tuaj

 

Në fjalën e tij të fundit në Kuvend, kreu i qeverisë theksoi se që në këtë moment nuk do të ketë më përballje me opozitën. Me ironi thotë se kali i bardhë që marrin në protestë është e vetmja qenia që meriton respekt.

“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia, ju në rrugët tuaja të rrëzimeve, tërheqjeve zvarrë, marshimeve, baltosjes sime dhe kujtdo rreth meje dhe më keq akoma të Shqipërisë, narkoshtet, regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, bisht pas bishti deri te bishti i kaltër të lirisë. Ai kalë është e vetmja qenia që meriton respektin tim në gërshtetin e bishtave të revolucionit tuaj të radhës. Ju presim më 14 maj për të na mundur sic na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

 

1677753926_1677140657728485kali480.jpg

Ora 11:39
Rama mbaron fjalën dhe ikën nga seanca parlamentare

 

Kryeministri Rama sapo ka mbaruar fjalën është larguar nga Kuvendi. Më herët ai paralajmëroi se kjo ishte hera e fundit që përballej më opozitën, teksa i ftoi të takohemi më 14 maj.

 

Ora 11:35
Debati për çështjen ‘McGonigal’ në Kuvend, Rama: ‘Artisti’ Lulzim ishte zgjuar nga gjumi i dimrit për një moment

 

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama ironizoi edhe mungesën e ish kryedemokratit, Lulzim Basha në seancën plenare, duke thënë se këtij të fundit i kishte dalë gjumi pasi së fundmi ka dhënë disa deklarata në media mbi çështjen McGonigal.

“Tani më falni po unë nuk e kuptoj ku doni të dilni, se dëgjova që edhe marrësi direkt i parave ruse, artisti Lulzim, ishte zgjuar një çast nga gjumi i dimrit dhe i ishte bashkuar korit tuaj, duke bërtitur “doli e vërteta.  Cila e vërtetë doli, që paratë i kanë dhënë 500 fantazma shqiptaro-amerikane në diasporë për të shembur komunizmin në Shqipëri dhe rusët i kam shpikur unë, përmes një informacioni dizinformues që përmes dikujt nga zyra ime i është dhënë personit A nga Tropoja, i cili ia ka kaluar personit C nga Neë York-u, që nga ana e tij ia ka kaluar Departamentit të Drejtësisë Amerikane, përmes të cilit i është kaluar hetuesve të FBI-së, të cilët ia kanë kaluar pastaj të zbardhur CIA-s, e cila e ka kaluar në raportin e saj publik, ku Partia Demokratike, bashkë me disa parti të tjera në rajon, pasqyrohen si forca politike të financuara nga rusët?!”-tha Rama.

Ora 11:34
Ironia e kryeministrit: Pika pika kush e ka qeverisur Shqipërinë! Dolët ju nga Lana e thoni që Amerikën e paloska Rama bashkë me Gonin nga Tropoja e Dori Duçkën

 

Kreu i qeverisë ka ironizuar të gjitha deklaratat e bëra vazhdimisht në media nga opozita se Edi Rama ka paguar ish agjentin e FBI në bashkëpunim me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.

“Cila është tradhtia që ta marrim seriozisht. Jo unë, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës. Nuk ka kryeministër në këtë planet përvec të zotit të Shtëpisë së Bardhë që të ketë këtë fuqi. Ku kam tradhtuar dhe si kam tradhtuar kur ju jeni ata që keni marrë paratë ruse? Fati i hetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma kurse në Shqipëri i shpëtuat përgjegjësisë falë prokurorisë e cila Gërdecin e mbylli si shpërthim të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autor ndërkohë që mbrëmë u dëgjuam shumë qartë zërat e autorëve jo të një vrasje pa autor por të një vrasje në bashkëpunim.

Nuk jam unë prokuror lavdi zotit për ju dhe demokracinë. Ka disa raste historia në vende jo demokratike që janë kthyer në demokratike. Në një rast ka vonuar mbi 20 vjet, në një tjetër mbi 30 vjet por duke u tërhequr zvarrë me pizhama, autorët kanë përfunduar ku e kanë vendin, prandaj mos u nxitoni para kohe.

E bukura në këtë histeri është se flasin e akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamionë lobistësh gjyle të panumërta. Sikur ‘non grata’ të nxirreshin me lekë si byrek nga sporteli i DASH, vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Rucin bashkë me mua po e po. Jo non grata por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që thotë se Amerika blen e dyllos kë të dojë, por bota s’kish parë gjë akoma por ja që dolët ju nga Lana që thoni se Amerikën e paloska Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel dhe një Goni Goni nga Tropoja me banim në Bronz dhe në fund e dylloska një Dori Duçka nga Shqipëria. Pika pika kush e ka qeveris Shqipërinë”, tha Rama.

Ora 11:27
Hetimi për paratë ruse? Rama: Nga zyra ime doli raporti i CIA-s?! Po të kisha informacion do të kisha raportuar patjetër

 

Rama foli në Kuvend edhe në lidhje me akuzat e opozitës së ka ndihmuar në shkatërrimin e opozitës për paratë ruse në lobimin e Partisë Demokratike.

“Këtu bëhet fjalë për informacionin që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim të fshehura? Për çfarë, për të mbrojtur Lulin? Apo për të mbrojtur tutorin e Lulit, se Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, lërë se ç’thotë tutori që nuk dija gjë.

Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris, që po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare.

Problem për vendin do ishte e kundërta, që unë të kisha informacion që rusët hidhnin para për birra dhe këndimin e himnit tek çadra poshtë dritares sime për të rrëzuar qeverinë dhe të mos tregoja.

Tani, më falni por sinqerisht unë nuk e kuptoj mirë se ku doni të dilni me këtë, se dëgjova që dhe ai, artisti Lulzim ishte zgjuar një çast nga gjumi i dimrit dhe kishte bërtitur “Doli e vërteta”.

Cila e vërtetë doli? Që paratë i kanë dhënë 500 fantazma shqiptaro-amerikane në diasporë për të shembur komunizmin në Shqipëri me çadrën dhe rusët i kam shpikur unë? I kam shpikur unë përmes një informacioni disinformues që përmes dikujt nga zyra ime i është dhënë personit A nga Tropoja, i cili ia kaluar personit C nga New York-u, që nga ana e tij ia kaluar Departamentit të Drejtësisë Amerikane, përmes të cilit i është kaluar drejtuesve të FBI-së, të cilët ia kanë kaluar pastaj të zbardhur CIA-s, e cila e ka publikuar në raportin e saj se Partia Demokratike, së bashku me një parti tjetër në Maqedoninë e Veriut, një parti tjetër në Mal të Zi, një parti tjetër në Bosnje financohen nga paratë ruse për të destabilizuar. Është në raportin e CIA-s.

Kjo është e vërteta që doli sipas jush apo edhe rusin që e ka emrin të shënuar dhe mbiemrin të shënuar në regjistrat e thesarit amerikan, si i paguar, e ka deklaruar vetë, “Kam paguar për të ndihmuar PD-në”. E shpika unë atë te studio e qeramikave të shtunën kur ju ishit në revolucion me 100 mijë veta dhe unë isha fshehur aty e unë po bëja një matrioshkë ruse me dinamit brenda dhe e nisa në Washington që me telekomandën time ta hedhë në erë?

Ju doni shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane që i kam bërë të kërcejnë unë, si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varëse që hedhin valle në dasma me kartëmonedha në ballin e dirsur dhe me ato kostumet “Versaqe”.

Ju qofshi seriozisht, qofshi ju. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli.”, tha Rama.

Ora 11:20
Rama ironizon opozitën: Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën, keni 2 muaj që më kërkoni

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë për opozitën ndërsa ata flisnin nga vendi dhe i kërkonin që të jepte përgjigje për çështjen McGonigal.

“Mund të hyje në byrektore e të firmosje hipoteka false. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh. Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni 2 muaj që më kërkoni, prisni. Ku je ku je?”, tha Rama.

Ora 11:19
14 herë emri në aktakuzën amerikane? Rama: Ja të gjitha rastet, ku është komprometimi këtu? E shikoni superfuqinë e botës si byrektore

 

Duke iu referuar akuzave të opozitës për McGionigal, Kryeministri Rama tha sot se është e vërtetë që përmendet 14 herë emri i tij në aktakuzën amerikane por s’ka asgjë komprometuese.

“Përsëritet si në jerm ditë natë fjalia Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë thua se po flitet për 14 akuza. Po aktakuza ccfarë thotë vetë në këto 14 pika:  Personi B operaonte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit. Po e vërtetë, ishte. Ku është komprometimi këtu?

Përmendet  sërish kur McGonigal i tha Ramës që të kishte kujdes me kompanitë ruse kur bëhej fjalë për licencat e naftës. Ku është komprometimi këtu?  Flitet për dhurata. Ku është komprometimi këtu?

Hera e pestë ku përmendet emri im është fakti që një udhëtim të shtatorit McGonigal nuk e ka deklaruar marrëdhënien me Kryeministrin Rama. Ku është komprometimi këtu.

Hera e gjashtë: I pandehuri McGonigal u takua me Kryeministirn Rama në Shqipëri. Ku është krimi dhe kompromentimi këtu?  Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Aktuakuza thotë këto që po them unë.

Hera e shtatë: Në nëntor 20, 2017 McGonigal u takua me Kryeministrin shqiptar në Shqipëri. Po shumë e saktë. Po ku është komprometimi këtu?

Hera e tetë: McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.

Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit i FBI nuk ia kam kërkuar kurrë jo se nuk do të doja por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?  

E shikoni super fuqinë e botës si një byrektore. Çfarë kujtoni ju se është Departamenti i Shtetit”, tha Rama.

Pika e nëntë: Hëngri darkë me Ktryeministrin. Po e vërtetë, dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është kompromentimi këtu.

Hera e dhjetë: I akuzuari nuk raportoi takimet dhe udhëtimet. Këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve detyrën e tij. Ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im.

Ora 11:18
Ironia e Ramës: Po të menaxhoheshin nga ne 'Non Grata-t' vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar

1677754953_64001677754393xrama934.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat nga opozita se Edi Rama ka paguar ish agjentin e FBI në bashkëpunim me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.

“Tani e dini kush është më e bukura në këtë histori me histeri propagandistike? Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona, miliona këta nga taksat e shqiptarëve, janë të shënuara për lobim në SHBA për të na goditur ne, ju dhe mua bashkë duke eksportuar më kamion lobistësh të mirënjohur për hir të së vërtetës, amerikanë gjyle të panumërta në Washington. Sikur non gratat të nxirreshin me lek si byrekë nga sporteli i Departamentit të Shtetit këtu vetëm Pandi Majko do kishte shpëtuar nga ne që jemi këtej pa u damkosur jo non gratë, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Ruçin bashkë me mua po e po. Do ishim non grata dhe jo me damkë e jo për të bërë thirrje për të dalë për protesta, por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që kjo botë thotë që Amerika blen, Amerika palos, Amerika dyllos kë të dojë, por ja që bota s’kish parë gjë akoma se dolët ju nga Lana që zbuluat se Amerikën e bleka deri dhe një farë Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel, e paloska Amerikën me gjithë FBI-në një Goni Goni nga Tropoja që banon në Bronks dhe në fund pastaj për lezet e dylloska me gjithë CIA-n një Dori Duçka nga Shqipëria, poli agjent që banon te kthesa e TEG-ut. Pika, pika kush e ka qeverisur Shqipërinë”, tha Rama.

Ora 11:17
Berisha thirrje Nikollës gjatë kohës që Rama flet në Kuvend: T'i ndërpritet fjala nëse përdor shprehje ordinere

 

Sali Berisha nga vendi i tij në karriget e deputetëve në Kuvend, ka deklaruar se nëse Rama pëdor shprehje ordinere gjatë fjalës së tij në foltore, nuk do të lejohet të flasë dhe i ka kërkuar Nikollës t’i heqë fjalën në rast të tillë. 

Ora 11:07
Rama: Hidhuni përpjetë sa të doni, nderin e përballjes me mua s’do e keni! Mos u shkulni nga revolucionet imagjinare

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se mund të thonë sa të duan që është trembur e frikësuar dhe të mos shkulen nga revolucionet imagjinare, por s’do mund të përballen dot me të.

“Fronti i prokurorisë politiko-mediatike i pranishëm edhe në këtë sallë me krejt shtatmadhorinë e vetë, po zhvillon me hov revolucional në pazar një tjetër proces hetimor, gjyqësor, përmbarimor këtu në Shqipëri. Se kush janë dhe pse e bëjnë këtë autorët e kësaj vetëgjyqësie të harbuar, besoj se s’ka shumë nevojë për shpjegime. Dihen, njihen, shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre dhe as nuk i ngatërron dot më dikë tjetër, por as nuk bëhen dot dikush tjetër.

Janë po ato që kur ishin në pushtet i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë qysh se ranë në opozitë. Jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por as unë s’kam ardhur sot dhe s’do të vij më këtu për ta. Këtu kam ardhur dhe do të vij sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që kam nderin të përfaqësoj dhe po ashtu të deputetëve të shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat. Ky është mbase mocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi, një kulmim i përçarjes dhe i përçartjes së kundërshtarëve të kësaj shumice në formën e një marrie konspirative të cilën prodhuesit e filmave me spiunazh në “Hollywood” do ta refuzonin si një shthurje delirante të fantazisë njerëzore. E kam menduar prej kohësh dhe kam thënë përpara se të fillonte e tërë kjo zallamahi qysh në të hyrë të vitit të ri se nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përditshëm të politikës së përplasjes pa ndalim dhe të zhurmës pa pushim.

Nuk kam më asnjë dëshirë të armatosem përditë me fjalorin e kësaj lufte të ulët politike dhe asnjë disponim për t’i shkuar pas avazit copave e çikave e një opozite e cila vetëm përsërit vetveten në pafundësinë një rruge qorre disfatash e maskaradash të njëpasnjëshme.

Fatkeqësisht jam përfshirë me zell dhe më zjarr përditë dhe në shumë vite në këtë palo luftë dhe kësisoj jam bërë pa dashje dhe unë pjesë e asaj mase të errët, e keqe dhe ndjellakeqe që i ka tëhuajësuar njerëzit me politikën duke i bërë të mendojnë se të gjithë ne në arenën e saj, jemi thjeshtë një jashtëqitje masive e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaftë më!

Ka kaq shumë gjëra të dobishme për të bërë jashtë këtij qerthulli çnjerzilliku ngjitës. Flisni, bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, shani, sajoni, ofendoni, fabrikoni, protestoni, shantazhoni, hidhuni përpjete sa të doni por nderin e përballjes me mua këtu apo jashtë këtyre mureve bam e bum, njëri gozhdës e tjetri patkoit duke rrokullisur kokën e miletit pa karar e as orar, nuk keni për ta pasur më si deri dje. Mbushini mendjen vetes dhe thuajini sa të mundni të tjerëve se jam fshehur, jam trembur, kam ikur dhe jam tretur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryqet e revolucioneve tuaja imagjinare  për të vulosur largimin tim, por mua s’do më keni më palë.  Në këtë valë të pambarim të shpatave tuaja, një neveri kombëtare që pa e dëshiruar e as kuptuar janë kthyer në pjesë të pandarë të saj. Ju jeni në rregull. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës ku me keni rrëzuar disa herë çdo vit. Me keni tërhequr zvarrë çdo dy vjet, më keni detyruar të arratisem një vit po dhe një vit jo”, tha Rama.

Ora 11:04
Rama ironi ndaj opozitës: Gjithë këto 9 vite më keni mundur! Në zgjedhjet e 14 majit do fitoni edhe Uashingtonin dhe Vlorën

 

Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme, duke deklaruar se gjatë gjithë zgjedhjeve në 9 vitet e fundit është mundur dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike të opozitës do mund të fitojnë edhe Uashingtonin.

"Ju jeni në rregull. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës ku me keni rrëzuar disa herë çdo vit. Me keni tërhequr zvarrë çdo dy vjet, më keni detyruar të arratisem një vit po dhe një vit jo. Keni mbledhur 100 mijë deri 200 mijë njerëz në bulevard 120 herë duke më detyruar të fshihem në Malin e Dajtit 60 herë dhe 60 herë të tjera të mos di as ku të fshihem. E që t’i themi të gjitha siç janë, më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit. Dhe jam i vetëdijshëm që ky vit i dhjete do të jetë viti i fitores suaj më të madhe elektorale të kësaj dekade, jo vetëm më historike, por dhe më heroike. Më 14 maj ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që siç na keni informuar, i keni në xhep, do të merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugë përfundimisht dhe dua të them me zë të lartë sot për të gjithë shqiptarët atë që prej kohesh më gërryen brenda meje: ndjehem fajtor, madje shumë fajtor që s’kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në këtë arenën tonë, ku gëlon shejtan budallallëku, hajdutllëku, maskarallëku, pisllëku dhe gomarllëku. Ku fukarallëku i vlerave, i aspiratave dhe i qëllimeve i cili ulet përditë këmbëkryq në mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore, kanal më kanal, portal më portal, rrjet më rrjet dhe filxhan më filxhan e ka molepsur krejt shoqërinë duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin rrëqethës të gjithnjë e më shumë individëve ndaj njëri tjetrit, ndaj komunitetit dhe ndaj vetë vendit, atdheut tonë të përbashkët.

Kjo s’është politika, por versioni i saj më i degraduar, më vulgar, më i turpshëm.

Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e dobishme për njerëzit dhe me njerëzit, për vendin dhe për gjeneratat e tjera. Për të bërë bashkë më të tjerë ndryshime që njeriu nuk i bën dot i vetëm. Mbase unë do ta kem të pamundur të mos i kap drutë siç i do  mushka në betejat e elektorale me ju, po përtej betejave elektorale, zor shumë se do ta bëjnë nderin e përballjes"-tha Rama.

Ora 11:02
Rama: Balta ndaj meje në Shqipëri, një kanal ujërash të zeza! Në SHBA nuk ka asnjë akuzë zyrtare

 

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare duke thënë që në fillim se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza kinse opozitare me një përpjekjeje të dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA, i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish zyrtar i lartë i FBI-së, përkatësisht ish shefi i Kundër Inteligjencës amerikane në New York Charles McGonigal, akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe një sërë shkeljesh, të cilat lidhen me udhëtimet e ish shefit të kundër inteligjencës në rajonin tonë, ku aktakuza shënon se ai ka vizituar dhe Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon gjithashtu se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon dhe po ashtu nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan  i ashtuquajtur personi A. Në rreshtat e aktakuzës përmendet dhe hetimi amerikan i parave ruse të Partisë Demokratike ku shënohet dhe që personi A ka marrë nga ime një material lidhur me këtë çështje.

Aktakuza flet dhe për një person B, i cili ka qenë këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë dhe i njohur i të akuzuarit. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër, përveçse ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Kaq janë faktet, siç paraqiten në aktakuzën që i ka kaluar gjykatës së SHBA, por pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, më saktë kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i mos gabohem “Insider”, në të tërë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuzë dhe as edhe një të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt dhe të përsëritur të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan”, tha Rama.

Ora 10:54
Berisha ‘revoltohet’ në foltoren e Kuvendit: Më lini të flas! Ti Damian mos fol se edhe ti McGonigal je

 

Ish kryeministri, Sali Berisha është revoltuar ditën e sotme në foltoren e Kuvendit ku u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës ta lënë të flasë.

“Mos më ndërprisni kur flas unë. Ku je ti Damian Gjiknuti se edhe ti McGonigal je. Apo foli ai tjetri Taulanti, se njësoj jeni ju. Më lini të flas”-tha Berisha.

Ora 10:53
Berisha: Stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA! Komenti që shkaktoi të qeshura mes Ramës dhe deputetëve të mazhorancës

 

Teksa Sali Berisha mbante fjalën në Kuvend, kryeministri Edi Rama që ishte ulur pranë Pandeli Majkos bënte batuta dhe qeshte vazhdimisht.

“Stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Këta bashkë me Yuri Kim bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri. Ne jemi për transparencë dhe s’ka gjë në botë që na pengon. Besojmë që me SHBA na lidhin miqësi e vlera të jashtëzakonshme por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie janë armiqtë më të vjetër. Të gjitha gratë akuzojnë Berishën se shpif kur unë tregoj të gjitha aferat. Do vijë dita që e gjithë Shqipëria të mësojë se cfarë aftë jeni ju. Kërkoj me cdo kusht krijimin e komisionit”, tha Berisha.

Ora 10:52
Berisha-Ramës: Të ka hyrë lepuri në bark! Sill një barrelë se të ka rënë fuqia te këmbët! Shqipëria do ketë vetëm kaos nëse s'jep përgjigje për McGonigal

 

Sali Berisha thotë se kryeministrit Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark ndaj ka liruar karrigen e kryeministrit se ia ka zënë Charles McGonigal. Nga Kuvendit shprehet se Rama duhet t’i përgjigjet një seri pyetjesh dhe nëse nuk e bën paralajmëron se do ketë vetëm kaos.

Po ashtu thotë se do bëjnë gjithçka që t’i heqin imunitetin diplomatik pasi sipas Berishës kishte synim të shkatërronte opozitën.

“Që në fillim dua të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, qëndron sot Charles McGonigal kurse ai që duhet të ioshte aty, është iluziv se i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë nuk e zë vendi vend se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai sot e mira është të sjellë barrelë ose shtrat se i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me aktin e shëmtuar që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 30 por duhet të jenë 130 që duhet t’i përgjigjet Komisioni Hetimor Parlamentar. Pa marrë përgjigje, Shqipëria do ketë vetëm kaos dhe përgjegjësia do të bjerë mbi atë që ka ulur sot aty në vendin e vet tradhtarin e kombit amerikan, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal. Është e pashembullt në histori që një vend partner t’i rekrutojë kryezbuluesin një vendi që udhëheq botën e lirë. Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij të gjithë shtetin për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës. Më mirë futu aty se ke kryer krim ndaj SHBA. Do bëjmë gjithçka që të të heqim imunitetin diplomatik”, tha Sali Berisha.

Ora 10:48
Luçiano Boçi prezanton interpelancën: Kryeministër bën mirë të ikësh, në SHBA je në hetim se je bërë ‘alarm i kuq’ për ta

 

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka kërkuar që Kryeministri Rama të japë dorëheqjen pasi sipas tij është bërë alarm i kuq në SHBA.

“Ne kemi kërkuar që Edi Rama të përgjigje për akuzat publike dhe juridike të ngritura ndaj tij në SHBA.  Ndërsa për akuzat këtu duhet të kishte dhënë dorëheqjen. RE shndërroi Qeverinë në një mejhane politike. Ky i sotmi nuk është një gjyq politik, por fillimi i një fundi politik të një Kryeministri. Para nesh është zbuluar në të gjithë përmasën e tij një projekt kriminal perfid. Një gazetar i famshëm amerikan ka thënë ‘kur të flasë McGonigal të gjithë do të dëgjojnë’.  Nese Pablo Escobar do të kishte pasur këtë perfeksion ai do të kishte qenë ende kumbari i kokainës.

Rama bëhet kështu kryeministri i parë i shtetit shqiptar që akuzohet zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë drejtësisë amerikane dhe mediat amerikanë është bërë e qartë se Qeveria e Shqipërisë ka korruptuar një zyrtar amerikan me qëllimin kryesor për të goditur dhe zhdukur opozitën. Emri i Ramës përmendet 14 herë dhe tashmë janë të provuar katërcipërisht.

Guximi i Ramës përballë këtij krimi kushtetues shkëlqeu me fshehjen e tij nga Kuvend për disa javë. Të gjithë duhet të na shqetësojë kjo ngjarje. SHBA tashmë e ka shpallur nën hetim qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin e saj, siç e vërteton edhe vendimi i Grand Jurisë në një dokument të publikuar, dokument bashkëngjitur akuzës.

Opozita shqiptare është më e vendosur se kurrë të hedhë dritë mbi këtë çështje. Se çfarë thotë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve ka thënë dje se nëse përfaqësuesi i një shteti të huaj tenton të paguajë dikë për ta mbështetur atë apo qeverinë e tij padyshim do të ishte alarm për SHBA-në. Pra, Rama sot është alarmi i kuq në SHBA dhe çfarë do të thotë sot do të përdoret kundër tij në procesin në SHBA”, tha Boçi.

Ora 10:40
VIDEO/ Boçi mban fjalën në foltore, Rama ulet në karriget e deputetëve në Kuvend, batuta dhe përqafime me Pandeli Majkon

Ndërkohë që deputeti demokrat, Luçiano Boçi mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, kryeministri, Edi Rama është ulur tek karriget e deputetëve të mazhorancës plane Pandeli Majkos të cilin edhe e ka përqafuar.

 

Ora 10:38
Berisha: Stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA! Rama shkrihet së qeshuri

 

Teksa Sali Berisha mbante fjalën në Kuvend, Rama i ulur pranë Pandeli Majkos nuk kursente batutat dhe të qeshurat.

“Stop manipulimit të marrëhdnëieve të Shqipërisë me SHBA. Këta bashkë me Yiri Kim bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri. Ne jemi për transparencë dhe s’ka gjë në botë që na pengon. Besojmë që me SHBA na lidhin miqësi e vlera të jashtëzakonshme por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie janë armiqtë më të vjetër. Të gjitha gratë akuzojnë Berishën se shpif kur unë tregoj të gjitha aferat. Do vijë dita që e gjithë Shqipëria të mësojë se cfarë aftë jeni ju. Kërkoj me cdo kusht krijimin e komisionit”, tha Berisha.

Ora 10:36
Çështja McGonigal/ Alibeaj rendit 30 pyetje për Ramën: Takimet ishin zyrtare apo private? Kush janë personat që ju shoqëronin?

 

Enkelejd Alibeaj ka renditur 30 pyetjet që i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për çështjen McGonigal.

"Taktika ka qenë që të fshihet dhe të krijohet zhurmë. Ajo cfarë kam kërkuar ka qenë interpelancë që do të thotë se kryeministri të flasë cfarë di e cfarë ka bërë. Po bëj parashtrimin e interpelancës që duhet të kishte ndodhur 2 muaj më parë.

Pyetjet e Alibeaj drejtuar Ramës:

1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?

2- Kush ka qene i pranishem ne takimin e 17 shtatorit 2017, pervec teje, Dorian Duckes dhe McGonigal?

3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, ne ate takim?

4- Perse eshte diskutuar ceshtja e dhenies se licencave te fushave te shfrytezimit te naftes ne Shqiperi mes jush?

5- A keni qene ne dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Ducka kishin interesa financiare ne fushen e shfrytezimit te naftes ?

6- A keni marre masa juve qe licenca e shfrytezimit te naftes te mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje te ligjit?

7- Cfare masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytezimit te tre parcelave naftembajtese, qe iu dha nje shoqerie, ishte me shkelje ligjore?

8- A keni bere ju deklarim me ILDKPK per situate konflikti interesi rreth kesaj ceshtjeje? Po ndonje nga ministrat tuaj te kohes qe drejtonte kete sektor?

9- Sa here keni kontaktuar ne telefon, me sms, me email apo mjete te tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?

10- Kush ka qene i pranishem ne takimin qe ke patur me te ne 20 nentor 2017? Cfare keni diskutuar mes jush?

11- Takimi ka qene i natyres private apo zyrtare? A i keni dhene ju informacion McGonigal rreth lobimit ne Usa te nje partie tjeter, te ndryshme nga partia juaj?

12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhene informacione Dorian Duckes lidhur me lobimin?

13- Si e shpjegoni ju qe 4 dite me pas, ne dt 24 nentor, McGonigal ka marre nga keshilltari juaj Dorian Ducka informacion per te stisur procedimin penal ndaj lobistit te partise tjeter kundershtare tuajen?

14- Ne dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A ne Neë York. A eshte diskutuar mes jush dhenia e informacioneve tek Agron Nezaj (pervec cfare i ishte dhene Dorian Duckes) lidhur me lobimin e PD?

15- Si e shpjegoni ju qe kete radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partise tjeter kundershtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne dt 4 janar?

16- Keni kerkuar ju ne kete takim, qe McGonigal te nderhynte per te stisur nje ceshtje penale ne USA?

17- Si e shpjegoni qe Agron Neza eshte furnizuar me informacion perseri, kete radhe ne dt 22 janar lidhur me lobistin e partise tjeter, ne funksion te stisjes se ceshtjes penale kunder tij?

18- Cili nga zyrtaret e zyres se Kryeministrit te Shqiperise ia ka dhene kete informacion Agron Nezajt?

19- McGonigal ka qene ne Shqiperi ne shkurt 2018? A e keni takuar? Nese jo, a ju ka informuar keshilltari juaj per takimin qe ai ka patur me te ne Tirane?

20- Ju ka informuar keshilltari juaj se ai po mbeshteste hetimin dhe pyetjen e deshmitareve ne funksion te hetimit te stisur ndaj lobistit te partise tjeter?

21- Ne mars 2018 keni darkuar se bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj ne Neë York. A eshte diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte percjelle McGonigal? Po per faktin se Agron Nezaj po mbeshteste hetimin e stisur duke u paraqitur si deshmitar vete ne kete hetim?

22- Cili ishte ish agjenti tjeter i cili ishte duke darkuar me ju?

23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj

24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?

25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?

26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?

27- Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka?

28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?

29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?

30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?McGonigal ka qenë në Shqipëri në shkurt 2019. A e keni takuar? Ju ka informuar Ducka për takimin me të?" - tha Alibeaj.

Ora 10:26
Berisha në Kuvend: Çështja Rama-McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë! Nikolla i heq fjalën: Po bën fjalim, jo procedurë

 

Ish kryeministri Sali Berisha nisi fjalën e tij në Kuvend me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte i përfshirë në çështjen McGonigal. Berisha tha se lidhja mes Ramës dhe McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë. Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën me argumentin se po mbante fjalim dhe nuk po fliste për procedurë sipas rregullores.

Berisha: Një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimit direkt të kreu tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI-së McGonigal dhe përdsorimin e tij si vrasës me pagesë. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigjie nga komisioni hetimor parlamentar. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë parim të tmerrshëm nga një njeri që nuk ka asnjë normë. Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në historinë e marrëdhënies së dy vendeve. Me aktet më anti-kushtetuese në historinë e një vendi, kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e qeverisë për të gjobitur biznesmenë.

Nikolla: Tani është fjalim, nuk është procedurë, po iu heq fjalën. Zoti, Alibeaj rradha juaj.

Ora 10:22
Kuvendi nis me debat procedural, Boçi: Seanca me pyetje, interpelenca dhe mocioni me debat të mos bëhen bashkë! Ndryshoni rendin e ditës

 

Deputeti Luçiano Boçi e ka nisur seancën maratonë me debat procedural. Ai ka kërkuar që seanca me pyetje, mocioni me debat dhe interpelanca të ndahen nga njëra-tjetra.

“Nuk ka rregullore që i bashkon këto të treja. Sipas jush janë të tria një temë. Por nuk ëhstë kështu. Rregullrorja i ka përcaktuar mirë ccfarë janë, seanca me pyetje është më vetë, interpelanca është më vete dhe mocioni me debat është një tjetër. Të gjitha janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen.  Ndani seancën me pyetjen, interpelenacën ashtu si edhe mocionin me debat. Miratoni edhe Komisionin Hetimor”, tha Boçi.

Kryetarja e Kuvendit i lexoi rregulloren Boçi dhe tha se sipas saj rendi i ditës është votuar në seancë plenare.

Ora 10:14
Seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje në nder të 3 grave që u vranë ditën e djeshme nga Dan Hutra

 

Kuvendi ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje në nder të tre grave që u vranë ditën e djeshme nga 40 vjeçari Dan Hutra në një masakër që tronditi gjithë vendin.

Ora 09:58
Të fundit në radhë për të folur, 6 deputetë të Rithemelimit, kërkesë Nikollës: Duam të flasim të parët në seancën plenare

Deputetët të cilët janë jashtë grupit parlamentar që si rregull e kanë radhën për të folur në fund të seancës plenare që nis ditën e sotme dhe pritet të zgjasë 24 orë, kanë bërë një kërkesë që të flasin në fillim të kësaj seance.

Nga dokumenti i siguruar, 6 deputetët e Rithemelimit, Edi Paloka, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Albana Vokshi, kanë firmosur këtë kërkesë drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Në kërkesën drejtuar Nikollës, deputetët kanë kërkuar që mocioni me debat të mos bashkohet me seancën e pyetjeve. Ndërsa sa i takon kërkesës së tyre për të folur të parët, ata argumentojnë se duhet të jetë kështu për shkak se kanë qenë ndër firmëtarët për mbajtjen e këtij mocioni me debat.

Kërkesa drejtuar Nikollës
/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kame: 03/03/2023 03:12

    Sot, nje Hute u fut ne burg, ndersa tjetri shet mend nga foltorja e Kuvendit. Kuptohet, servilet i mbajne iso.

    Përgjigju
  • Eni: 02/03/2023 19:24

    Nuk kapeni dot me Ramen ju

    Përgjigju
  • Alba: 02/03/2023 19:23

    armiku kryesor eshte vetem berisha.E meriton vertet titullin non grata

    Përgjigju
  • Deni: 02/03/2023 18:40

    Shume akuza pa lidhje keto qe ben pd-ja,nuk bazohen fare ne fakte.

    Përgjigju
  • Arla: 02/03/2023 18:37

    Si gjithmone pd-ja eshte e para per te bere zhurme kot.

    Përgjigju
  • Ani: 02/03/2023 18:08

    Sali po te pret goditja finale

    Përgjigju
  • Devi: 02/03/2023 17:47

    nje hetim qe eshte mbyllur.Po opozita vetem per zhurme eshte

    Përgjigju
  • Aliu: 02/03/2023 16:46

    Shifeni fytyrën e Spiropalit në ekstazë. Duket sikur ka futur gishtat diku në një vend dhe po shijon frutet.

    Përgjigju
  • Goni: 02/03/2023 16:34

    Nuk e di si vazhdon akoma del para ky njeri,nuk hedh dot balt mbi PS e Ramen o sali

    Përgjigju
  • notknow: 02/03/2023 16:34

    E dim shum mir. Vendin e Sales qe e meriton aty ne burg,askund tjt

    Përgjigju
  • Klea: 02/03/2023 16:21

    Armiku kryesor qe ka ky vend eshte berisha,kemi per te shpetuar kur ky te futet ne burg.

    Përgjigju
  • Dea: 02/03/2023 16:19

    Te gjithe e dine ca krimineli eshte berisha e shkaterroi kete vend.

    Përgjigju
  • daku: 02/03/2023 12:20

    ka te drejte. sepse ketu hetohet vetem opozita dhe populli fukara. Pa te hetohet edhe kryeministri njehere.

    Përgjigju
  • Linda: 02/03/2023 12:06

    Salut nuk i interesojn hallet e pppullit po problemet e oligareve qe e mbajn me lek per te organizuar protestat e per te paguar mediat qe te nxjerri ore e minut genjeshtrat e shpifjet e veta.Po i kane ngelur rreth vetes dhe disa mashtrusa qe shpejt a vone Komiteti Evropian do ju japi pergjigjen qe meritojn se po paguhen pa punuar.

    Përgjigju
  • Turi: 02/03/2023 10:58

    Politikanet e vendit per te arritur sukses i lepihen amerikes dhe europes , nuk mendoni se ka ardhur koha ti sherbeni popullit dhe vendit tuaj dhe ne dreq te shkojne te gjithe te huajt ?

    Përgjigju
  • poni: 02/03/2023 09:55

    Keshtu ka lezet. Te marrin dhe pergjigje ata te saliut te cilet nuk rrin pa bere rrumuje

    Përgjigju
  • tosi: 02/03/2023 09:49

    ka per ta privatizuar mikrofonin saliu rrezik do e mari per shpi

    Përgjigju
  • titi: 02/03/2023 09:49

    oho tani po do degjojm saliun gjithe diten te na cmenin fare

    Përgjigju
  • Beni: 02/03/2023 08:44

    Ne 2007 ky duhej te ishte denuar me burgim te perjetshem per vrasjen makabre ,cfare denimi ishte ky me 16 vjet?!

    Përgjigju
  • Pjeter: 02/03/2023 07:44

    Debat,debat!!!!! Kuvendi i shqiptareve,i gllaberuar nga marifetçinjte duke bere debat!!!Ashtu si ka ndodhur shpesh,thelbi i kerkeses se batakçinjve eshte,"ju lag apo sju lag bishti Rames"???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës