Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë mbyllur pasditen e sotme fushën elektorale të 6 marsit në Shkodër, një ndër bashkitë më të mëdha të vendit. Të tre zgjodhën që të shfaqeshin aty duke kërkuar mbështetjen e elektoratit të tyre, duke u paraqitur si e ardhmja dhe alternativa më e mirë e qytetit. Beteja e Shkodrës, duket si një nga betejat më të forta për shkak të përplasjes brenda radhëve të demokratëve me dy përfaqësues atë të PD-se zyrtare dhe mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha me shtëpinë e lirisë. Përçarja mes fraksionesh e PD-së mund të sjellë për herë të parë që kjo bashki bastion e së djathtës ti “falet” socialistëve të Majlinda Angonit.
Ndërsa Basha kërkoi mbështetjen e demokratëve, që janë më të përçarë se kurrë, për të votuar Xhemal Bushatin, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u kërkoi jo vetëm socialistëve por edhe demokratëve që të votojnë Majlinda Angonin, e cila sipas tij do të jetë e ardhmja e qytetit, ndërsa i cilësoi dy kandidatët e tjerë si pjesë e bravës dhe varesë duke iu referuar Bashës dhe Berishës. Rama tha se më 6 mars në zgjidhet mes punës për komunitetin dhe sherrit për partinë.
"Demokratët duhet të zgjedhin mes dy alternativave që nuk janë alternativa dhe nuk kanë të bëjnë më të ardhmen e Shkodrës. Më 6 mars nuk do shkojmë të zgjedhin mes alternativash politike, nuk do shkojnë të zgjedhim mes Europës dhe SHBA apo SHBA dhe interesave të njërit apo tjetrit. Më 6 mars qytetarët do zgjedhin për ta pasur qytetin më të pastër apo më të pisët, për të pasur më shumë vëmendje për lagjet e tyre apo për të vazhduar mes gropave që zgjerohen dhe shtohen në lagjet e tyre", tha Rama.
Ndërsa Basha tha se demokratët e Shkodrës duhet të "çajnë rrethimin e të keqes, për ti dhënë qytetit shpresën dhe besimin tek e nesërmja dhe sipas tij ndryshimi do të vijë vetëm përmes Xhemal Bushatit.
Edhe Sali Berisha mbyllI sot fushatën elektorale në Shkodër duke kërkuar votën e demokratëve për Bardh Spahinë. Ai ka ironizuar Ramën dhe Bashën duke thënë se " I kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, por betejën e 6 marsit e kanë të humbur"
Majlinda Angoni nën siglën e PS, Xhemal Bushati nën siglën e PD dhe Bardh Spahia për “Shtëpinë e lirisë” janë tre kandidaturat mes të cilëve 169 mijë votuesit me të drejtë vote do të kenë mundësi të zgjedhin drejtuesin e ri edhe pse në një mandate ndryshe, të kufizuar në vetëm 1 vit.
Ja cfare perfaqsojne kandidatet: Angoni = nenshtrimi i Shkodres ndaj edvin charit. I njejti shabllon me paraardhesit e saj politike te sejciles parti dhe asgje ndryshe nga te tjeret nga pikpamja administrative, ekonomike dhe politike per Shkodren. Spahia = nenshtrim ndaj rendit Saldolf Berishteri. I njejti shabllon me paraardhesit e tij politike te sejciles parti dhe asgje ndryshe nga te tjeret nga pikpamja administrative, ekonomike dhe politike per Shkodren. Meqe jemi tek Spahia…cfare eshte partia e tij dhe qekur u be Saldolfi me parti tjeter? A nuk duhet qe nje parti te krijohet me pare apo varja dhe o burra ne zgjedhje? Bushati = kandidat i paftuar, i papyetur dhe i imponuar ndaj Shkodres. Nenshtrim ndaj lul boshit. I njejti shabllon me paraardhesit e tij politike te sejciles parti dhe asgje ndryshe nga te tjeret nga pikpamja administrative, ekonomike dhe politike per Shkodren. Zgjidhja? Bojkot zgjedhjeve te 6 Marsit, ne menyre qe te shpallen te pavlefshme. Per sa kohe qe Shkodra nuk zgjedh ne menyre te drejtperdrejte kandidatet per bashki, per aq kohe do keni nje legenizim te perditshem te cilesise se jetes dhe mbarvajtjes se Shkodres!
PërgjigjuShpresojme fitore per zonjen e Shkodres Majlinden. Boll na cmenden kto halabaket e Salukut e Likes
PërgjigjuO diana me çitjana, halabaket e salukut e likes jane militante trushplare si puna jote. Saluku,like dhe km jane nje e te pandare,ah edhe toma i zonjes Shkodres,majlinda e Gjinokastres. Hajde çorap me lesh dhije hajde.
Asnjerit nga te tre nuk ju intereson Shkodra.Qytet e braktisur nga gjith.E cfar do i bej Rama Shkodres per 1 vit? Cfar do i bej Berisha apo Basha kur Rama i bllokon investimet? Mjer Shkodra dhe shkodranet
PërgjigjuShkodërlocja di te zgjedh. Dhe padyshim do te zgjedh ne krye te bashkise kandidatin me pak te perfolur per korrupsion dhe te palidhur me krimin,korrupsionin dhe degjenerimin politik.Prij Shkodërloce ne ndryshimet qe pret populli shqiptar.
Përgjigju