Rama-Basha “xixa” për Rrugën e
Arbrit: "E nisëm ne, e gjete gati"

Rama-Basha “xixa” për Rrugën e<br />Arbrit: "E nisëm ne, e gjete gati"
TIRANE - Nënshkrimi i bashkëpunimit mes qeverisë dhe firmës Kineze “Chinese Exim Bank” për ndërtimin e rrugës së Arbrit vitin e ardhshëm ka prodhuar replika në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Kreut të opozitës Lulzim Basha, përmes rrjeteve sociale.
 
Kryeministri ka shkruajtur në Facebook se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me firmën kineze, për të hapur një sërë kantieresh me projekte në vend, ku si projekt i parë është rruga e Arbrit. Kjo ka sjellë reagimin e liderit të opozitës nga Facebook-u, i cili shkruan se projekti për këtë aks të rëndësishëm rrugor është firmosur 3 vite më parë.

“Projekti strategjik i Rrugës së Arbrit që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafë Murrizit ishte gati që në shtator 2013 ajo u shty me papërgjegjshmerine me te madhe nga qeveritaret për plot nje vit e gjysem. Në vend që të kërkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshem tani rreken ta shesin sapunin për djathë”, shprehet Basha.

Përmes Twitteri-t Rama ka replikuar:

“Rruga e Arbrit ishte gati?! Po, si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! Një vit negociata për të mos rënë brenda. Tani po, është gati me një formulë të re partneriteti, që do të promovohet nga Kryeministri kinez në Samitin e Beogradit si një financim inovativ!”

Një tjetër kundërpërgjigje vjen nga Basha
Rruga e Arbrit ka nisur prej vitesh por njësoj si Bulevardi dhe Lumi i Tiranës, njësoj si autostrada Elbasan -Tiranë dhe si dhjetra vepra te tjera publike është bllokuar, vonuar dhe zvarritur nga njeriu që nuk i duron dot veprat e mëdha. Sa për borxhin, e gjeti 62 dhe e coi 74 përqind brenda një viti. Keto jane faktet, mashtrimeve të Rames ju ka dale boja…

Kryeministri i cili ndohdet në kryeqytetin Serb në Samitin Ndërkombëtar Kinë Ballkan ka përvijuar replikat

Kur i degjon të tregojnë ende përrallat për të cilat humbën pushtetin e kupton tamam se nga c’katran me bojë shpëtoi ky vend në 23 qershor!”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar