Rama-Basha ‘përplasen’, futet
Garda: Lëre, është çun i mirë

Rama-Basha ‘përplasen’, futet<br />Garda: Lëre, është çun i mirë<br>
Seanca e sotme është tensionuar sërish pas fjalës së Ramës dhe akuzave të forta ndaj opozitës.

Lulzim Basha është afruar në foltoren e Kuvendit për të replikuar, pasi ishte duke folur Rama. Në këtë moment ka ndërhyrë Garda.

Ndërkohë që kryeministri u tha gardistëve “Ikni se nuk bën gjë ky, ikni se është cun i mirë ky”.

Më pas Rama i drejtua Berishës duke i thënë se nëse do të vinte ai do ta lironte foltoren në të kundërt jo ose ti jepte leje Bashës.

Pas batutave Rama është ulur, ndërkohë që Basha mori fjalën në foltore për të replikuar. 

Debati në Kuvend
Rama po fliste ne foltore

Ngrihet Basha dhe shkon drejt foltores: Mbrove? Ik tani...
Rama: Pse çohesh nuk kam mbaruar, ulu atje...
Afrohet Garda 
Basha: Ik tani...

Rama: Sali malli është ndjenjë njerëzore e kapi papritur një mall e më erdhi përballë por nuk e lija dot ta merrte fjalën para teje, fjalën atij vetëm ti mund t’ia japësh. Se rrezik na hidhet Noka me flamur nga SHQUPI po nuk fole ti. Tani Sali do flasësh ti apo ai? Po fole ti ika, po foli Basha nuk iki. Mblidhuni pesë minuta diskutoni kush do flasë. 

[gallery]24247[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste