Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish mitingjet e Lulzim Bashës duke thënë se ai me një mendësi idiote që lidhet me karrigen për pushtet po mbledh njerëz duke u rrezikuar shëndetin e tyre. Rama tha se një lider që nuk llogarit pasojat nga pas të asaj që bën nuk i duhet as dreqit dhe se vota nuk mund t'u besohet më atyre që historia e ka treguar që nuk u besohet më dhe se të gjitha punët i bëjnë së prapthi.
"Pavarësisht se ka disa kokëbosh që nuk duhet ta fusin në radarin e tyre se kjo nuk ka lidhje se ne po mblidhemi pak dhe të tjerë po mblidhen shumë nuk ka lidhje me fushën elektorale, kjo ka lidhje me shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e tyre. Vaksinimi masive duhet të shoqërohet me distancimin për të përballuar këtë luftë. Të vazhdosh vaksinimin dhe të mos distancohesh do të thotë të ngatërrohesh me këmbët e tua. Është e paimagjinueshme që me një mendësi idioteske që vjen nga papërgjegjshmëria dhe etja për pushtet që të mbledhësh njerëzit e tu më besnik dhe t'i ngjeshësh për të krijuar idenë se këtu ka një uragan që po vjen dhe të infektosh sa më shumë njerëz. Si mund të mbledhësh njerëzit dhe të kërcënosh shëndetin e njerëzve për të treguar se ne nuk pyesim për ligjin, për rregullin. Kjo është e tmerrshëm pasi kjo nuk ka si pasojë djegin e godinave apo përmes e vitit të ri, por ka si pasojë jetën e njerëzve. Apo se ankthi a frika që e ka zënë Ramën nga uragani. Ankthi im është kur shoh ato shfaqje dhe pasojat që sjell pas kjo gjë. Një lidership që nuk e di se çfarë lë pas me hapat që hedh nuk i duhet as dreqit, e jo më një vendi. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën pasi ajo është një realitet i jetës demokratike, por kjo mbase ju vlen atyre që janë të lëkundur apo mbështetje të atyre partive që përbëjnë shportën e saj që përbën opozitën këtu. Nuk e di se si mund tu besohet vota këtyre njerëzve, ku sa herë iu është dhënë besimi aq herë e kanë thyer, sa herë i është dhënë një punë as herë e kanë bërë atë së prapthi", tha Rama.
Lajmi kryesor: