Rama-Bashës: Mos e politizoni
vrasjen, ndryshe iu drejton krimi

Rama-Bashës: Mos e politizoni<br />vrasjen, ndryshe iu drejton krimi
Vrasja e biznesmenit Artan Santo në një atentat mafioz ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ka sjellë replica edhe mes liderit të mazhorancës Edi Rama dhe atij opozitar Lulzim Basha, për politizimin e çështjes nga këta të fundit.
 
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, dënon politizimin e atentatit mafioz nga opozita ndaj Santos duke theksuar se të bësh politikë me krimin e sotëm, është të udhëhiqesh jo nga aspiratat por nga krimet e pisllëku.
 
Ndërkohë, duke folur nga Tepelena ku u mbajtën zgjedhjet e kryetarit të degës së këtij rrethi të PD, kreu opozitar Lulzim Basha tha se vrasja e Santos është një shenjë e pasigurisë së rendit në vend në nivele ekstreme. Sipas Bashës, kjo ka bërë që shqiptarët të kthejnë kokën nga PD duke kërkuar sipas tij një alternativë të re. 

Rama: Politizimi i vrasjes së Santos nga opozita, tregon se ata udhëhiqen nga krimi e jo nga idetë
Kryeministri Edi Rama ka dënuar politizimin e aktit mafioz sot ndaj biznesmenit Artan Santo nga ana e opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Rama dënon politizimin e atentatit mafioz ndaj Santos duke theksuar se të bësh politikë me krimin e sotëm, është të udhëhiqesh jo nga aspiratat por nga krimet e pisllëku.
 
“Te besh politike edhe me krimin e sotem do te thote te jesh nje opozite qe ushqehesh jo nga aspiratat,as nga idete,po nga krimet e pislleku!” shkruan Rama në Facebook.

rama fb per opoziten

Basha: Vrasja e Santos, shenjë pasigurie ekstreme, shqiptarët po kthejnë sytë nga PD
Kryetari i Partisë Demoraktike Lulzim Basha, duke shprehur dhimbjen dhe tronditjen për vrasjen në mes të Tiranës të pronarit dhe drejtuesit të bankës “Credins”  Artan Santo, tha se kjo është shenjë e pasigurisë për jetën që ndihet në të gjithë vendin.
 
Duke folur në Kuvendin Zgjedhor të PD në Tepelenë, Basha ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e madh të cilësisë së jetës, nivelit ekonomik, standardeve demokratike dhe për pasigurinë që mbizotëron anembëne Shqipërisë.
 
“Pasiguri në nivelet më ekstreme. Sot ka ndodhur një ngjarje tronditëse. Në mes të Tiranës është ekzekutuar publikisht, me një stil mafioz, një pronar dhe drejtues banke. Përkeqësim evident në gjithë  bazamentin dhe shtyllat e demokracisë, me  goditjet e pandalshme ndaj institucioneve të pavarura duke dashur t’i marrin nën kontrollin e tyre me intensifikimin e eksperimentit famëkeq të shitblerjes së votave dhe shkatërrimit të zgjedhjeve të lira, me shkelmimin e  konsensusuit  dhe arritjeve të përbashkëta, duke dashur të imponojmë vullnetin e tyre antikushtetues  dhe antiligjor në sa e sa e raste të  provuara edhe nga vendimet e Gjykates Kushtetuese, me rekorde  arbitrariteti dhe paligjshmërisë, me rikthimin në kohërat më të këqija të konfliktualitetit në vend”, tha Basha.
 
Sipas Bashës ky realitet që ka mbërthyer vendin ka bërë që qytetarët të rikthejnë sytë drejt PD-së, sipas të cilit sot është detyrë e demokratëve t’i ofrojnë Shqipërisë rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
 
“Përballë këtij realiteti të hidhur, është detyrë e PD-së tju japim shqiptarëve një ekip të ri, një ofertë të re, zgjidhje të reja, një rrugë tjetër për Shqipërinë duke bërë të mundur përmes platformës tonë realizimin e shpresave dhe aspiratave tona për mirëqënie për të ardhme të sigurt për integrim europian, për demokraci”, tha Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme