'Jam pak i ashër, por më mirë troç', Rama: Korça nuk është shami për qyrret e Saliut, jargët e Ilir Metës dhe pështymën e Monikës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Korçës. Rama tha se nëse nëse fitojnë 7 mandate në Korçë do të ndërtojnë një stadium të ri në Korçë.

'Po na dhatë 7 mandate stadiumi i ri i Korçës do të jetë një tjetër gurë që do ti shtohet diagramit të të gjitha punëve të mira që janë bërë. Në katër vitet e ardhshme, pavarësisht se këtu kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë, por unë ju jap fjalën se do të bëjmë për Korçën me të gjitha vitet të marra së bashku, që do të bëjmë më shumë.'- tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Korça do të jetë nyje për turizmin duke u lidhur me Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën dhe bregdetin. Po ashtu kryeministri Rama ironizoi edhe kundërshtarët e tij politikë.

'Korça nuk është vetëm qyteti por shumë më tepër se kaq. Lajmi i mirë është se sot ne nuk është se e shohim me sytë e mendjes, por ne po e lidhim Korçën me Kolonjën, me Përmetin, me Gjirokastrën dhe me bregdetin. Unë ju siguroj që nesër mbas disa vitesh ata që do të vijnë në Shqipëri për turizëm gjatë verës, nuk do ikin nga Shqipëria për të ardhur drejt Gjirokastrës dhe Korçës. Brenda qarkut ne do vazhdojmë të zbulojmë ato që janë braktisur në të shkuarën dhe kanë filluar të dalin në dritë që nga Maliqi, pylli i fazanëve.

Devolli nuk mund të jetë i banditëve që dalin natën për të blerë votat. Devollinjve u them kur shkoni të votoni kini parasysh se Dritëro Agolli iu vëzhgon nga lart. Për djalin e Babales. Ai ka ardhur deputet në Korçën që çoi deputet Fan Nolin. Hajde ulemi më kritikoni mua. Nuk ka asnjë problem. Me siguri unë kam plot gjëra për të kritikuar. Plot gjëra kemi të gjithë ne sepse që në krye të herës kemi punuar dhe patjetër në gjithë këto punë jo gjithçka e kemi bërë mirë dhe plot gjëra janë ende për t’u bërë. Më hiqni një kuriozitet.

A e imagjinoni dot Luarasin duke votuar për djalin e Babales. Imagjinoni Nolin duke votuar për Ilir Metën, motrat Qirjazi duke votuar për Salin. Luarasin duke votuar për Monikën. Ai që dha jetën për gjuhën shqipe. Që sa herë hap gojën e ka gjuhën si çëmçkakëz. Si mundet ne ta diskutojmë këtë. Korça nuk është shami për qyrret e Saliut, jargët e Ilir Metës dhe pështymën e Monikës. Mbase jam pak i ashpër por më mirë kështu troç.

Ajo që ne jemi duke bërë është diçka që jo se ne jemi më të mirët, por nuk ka tjetër në këtë vend që mund ta bëjë. Është njësoj si në këtë stadium të fusje një kampion dhe tjetri të kishte një skuadër lepujsh.  Ne sot jemi në kushtet kur mund ta shohim Shqipërinë përtej pandemisë dhe vuajtjeve të dy viteve që futën një stres të madh në jetët tona'- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
'Mirë bjonde, por e dashka edhe kryetare', Rama batuta me dy të rinjtë në Korçë: E kishte hapur gojën aq sa po i futej trëndafili i PS-së brenda (VIDEO)

Nga Korça kryeministri Edi Rama tha se në katër vitet e ardhshme, do të bëhet në këtë qytet më shumë sesa është bërë në të gjitha vitet e qeverisjes të marra së bashku.

 “Na jepni 7 mandate dhe ju jap fjalën që në katër vitet e ardhshme se pavarësisht se kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë. Thonë pse të tëra Korça do i marrë.Por në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë se në të gjitha vitet e marra së bashku. Tani do më thoni ju që ky u duk pak si premtimet elektorale. Unë ju siguroj”, deklaroi Rama.

Po ashtu kryeministri Edi Rama shkëmbeu edhe batuta mes të rinjvë që ishin të pranishëm në takimin elektoral,

Rama:Ulu mo ulu mos u shqetëso. Ishte në këmbë, por nuk po më shikonte mua por po shikonte atë vajzën aty. Hajde këtu shikoje nga afër. Ti je patronazhist?

Qytetari: Jo!

Rama: Ulu se nuk ta lëmë vajzën. Po ti? (I drejtohet vajzës)

Vajza: Jo unë jam kryetare e FRESSH!

Rama: Po ti qenke kryetare e FRESSH-it. Paska ambicie ky. Mirë që e dashka bionde por e dashka edhe kryetare. E di si e shikonte apo jo? Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska me trëndafilin e PS-së brenda. Sot ne jemi në një nivel tjetër në Korçë dhe në qarkun e Korçës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 19/04/2021 20:23

    Mos kerkon edhe ky te behet mbret?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci