Korrupsioni në Shëndetësi/ Rama zbulon planin: Autonomi të spitaleve, mjekët do paguhen me orë pune! Çështja e detit? Meta e Basha, 'maskarenj që i fryjnë zjarrit' (VIDEO)

SARANDË- Për të zhdukur korruspionin në Shëndetësi, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se e ka gati planin! E gjitha është te autonomia e spitaleve, duke marrë shembull Turqinë! Nga Saranda, kreu i qeverisë tha se mjekët do të paguhen në bazë të orëve të punës që bëjnë, operacioneve apo ekzaminimeve dhe jo uniformë të gjithë si në kooperativë, dhe paratë do i menaxhojë vetë spitali. Kjo do të bëjë, shtoi Rama,  që pasi përfundojnë 8 orarëshin 'të mos turren' te privati siç ndodh aktualisht, por të punojnë në shtet dhe për këtë punë do të paguhen. Ky model, tha Rama, do të nisë me spitalin rajonal të Fierit, për t'u shtrirë në të gjithë sistemin e shëndetësisë.

"Në Turqi spitalet e shtetit i menaxhojnë privatët, nga pikëpamja e operimit dhe logjistikës, çarçafët, batanijet, aparatura, ushqimi, ndriçimi, ngrohja, e menaxhon privati, gjithë pjesën tjetër menaxhohet nga autori shëndetësor,e këtu futen mjekët. Mjekët që do punojnë në sistemin publik do të paguhen në bazë të performancës", tha Rama.

Mes çështjeve të shumta në të cilat u ndal Rama në bashkëbisedimin me qytetarët, ishte dhe çështja e detit me Greqinë, Ai ka ripërsëritur se një gjë e tillë nuk ndikon aspak te Shqipëria, ku nuk i ka kursyer ironitë, por edhe kritikat për kundërshtarët politikë.

" E ke shtëpinë në Sarandë? Jo sipas lajmeve e ke shtëpinë në Greqi. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecili shtet, Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. (...)Keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me 2 këmbë që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë, ata që janë lider partish politike dhe flasin duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj. Qenie të ulëta, të padenja që nuk meritojnë aspak respekt por që kanë një pjesë njerëzish që i ndjekin", tha Rama.

Në vijim të një komenti të një qytetari që i kujtoi lidhjen e Ramës me PD-në, kryeministri shtoi se kjo ka zgjatur shumë pak, aq pak sa e kuptoi që Sali Berisha ishte "hataja e madhe e kësaj partie". Sipas tij, këtë gjë tashmë e dinë të gjithë, madhe edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha, por që nuk flet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Rama ironizon premtimet e Bashës për t’i dhënë studentëve nga një laptop secilit: Çfarë janë këto muhabete? As të djathtët nuk duhet t’i hanë këto

Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur nga Saranda për çështje të ndryshme, nuk ka lënë pa ironizuar edhe premtimin e Bashës për t’i dhënë studentëve nga një laptot secilit. Ai shtoi se as të djathtët nuk duhet t’i hanë këto.

“Si mund të thuash që do iu çoj nga një laptop në çdo shtëpi. Çfarë janë këto muhabete? Dhe ti që je i djathtë duhet t’i hashë këto? Është normale që njeriu mund të dëshirojë që në Shqipëri të ketë një alternativë të djathtë, por për sa kohë s’e ka këtë alternativë, si duhet t’i shkosh mbrapa. Kjo ka bërë që PD të mos reformohet, sepse e kanë mbështetur pa kushte, ata që e kanë mbështetur”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri gjatë fjalës së tij doli sërish për një tjetër premtim të kryedemokratit për të sjellë në aeroportin e Kukësit 100 kuksianë, përpara 25 prillit që të votojnë për PD-në.

 “Unë shpresoj shumë që ky varianti i ri të mos ma bëjë të pamundur atë premtimin që do sjell 100 kuksianë e t’i ulë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve. Që avioni do të ulet aty, kjo është e sigurt, por dua që të ulet bashkë me ata kuksianë, që të votojnë. Të hanë atë djathin, që në fyt pastaj do ta shohin që është sapun”.

Ora 11:18
Rama: Me PD-në një shkëndijë të shkurtër, por ika sa e kuptova që Saliu ishte hata e madhe! Të gjithë e dinë, edhe Luli, po ai s'flet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka treguar lidhjen e tij të shkurtër me PD dhe arsyen pse kjo ka zgjatur shumë pak.

"Me PD kam pas një kontakt ku nuk ka lindur shkëndija e dashurisë, por shkëndija e dyshimit te madh. që ishte një pasuri e madhe që kishte rënë në dorën më të keqe të mundshme, Kam qene i pari jo komunist, nga krahu i revolucionit që kam thënë që Saliu është një hata e madhe e PD dhe do i kushtojë Shqipërisë dhe tani nuk ka nevojë që ta përsërisë unë, se e dinë të gjithë, përveç Lulit, që e di, por nuk e thotë, mos prisni që të thotë, mund ta thotë në një moment të caktuar, por jo për momentin", tha Rama.

Ora 11:04
Rama: Mjekët do të paguhen për aq orë pune sa bëjnë, jo njësoj si në kooperativë! Modeli i autonomisë së spitaleve nis nga Fieri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nga prioritet e tij për shëndetësinë për të zhdukur korrupsionin. Ai tha se mjekët do të paguhen për aq orë pune sa punojnë, sa operacione dhe ekzaminime bëjnë. Kjo autonomi e spitalit do të nis me spitalin rajonal të Fierit dhe më pas do të shtihet edhe në spitalet e tjera.

"Te Shëndetësia nuk diskutohet që ka probleme që lidhen me korrupsionin për sa kohë ka shtrirje dore ndaj pacientëve dhe ka familjarë që paguajnë, por nga ana tjetër nuk mundet dot kurrë ta pranojë unë, dhe jo se s'dua unë që ta pranojë, që ajo mostra e "Shefqet Ndroqit" është fytyra e Shëndetësisë, ajo është fytyra e së keqes që është zvogëluar, por që mbetet një problem. Adresimi i korrupsionit sigurisht që ka të bëjë me drejtësinë, por me modernizimin,  ka të bëjë me kantier, nuk mund të kemi një zgjidhje përfundimtare nëse ne nuk do të bëjmë kapërcimit të autoniomia, të japin mundësinë që të fitojnë në bazë të kontributin, mjeku që bën më shumë ekzaminime e operacione do fitojmë shumë dhe spitali duhet të administrojë të ardhurat, dhe jemi në kushtet kur mund ta çojmë para këtë projekt, një nga gjërat që do bëjë spitali i Fierit është kjo ,do të ndërtojmë modelin e parë të autonomisë duke fuksionuar spitali brenda sistemi publik, por do të jetë një model menaxhimi si në Turqi, aty nuk paguhen njësoj, në Turqi spitalet e shteti i menaxhojnë privatët, nga pikëpamja e operimit dhe logjistikës, carcafët, batanijet, aparatura, ushqimi, ndriçimi, ngrohja, e menaxhon privati, gjithë pjesën tjetër menaxhohet nga autori shëndetësor,e këtu futen mjekët. Mjekët që do punojnë në sistemin publik do të paguhen në bazë të performancës.  Mjekët do të paguhen në bazë të performancë dhe më pas do i ndajnë të ardhurat, sipas orëve të punëve, mjekët në Turqi nuk lejohet të kenë klinikë private, se ato mund të punojnë edhe 16 orë apo 18 dhe marrin para më shumë. Korrupsioni është sistem dhe luftohet me anti sistem, dhe anti është modernizimi dhe ne kemi hyrë, pse në ka më korrupsion në emërimin e infermierëve dhe mësuesve, më parë bëheshin me letër me vrimë, me lekë ose parti, merrej mësuesi flakej kur ikte partia, sot duhet të fitosh pikët dhe të presësh radhën dhe ka gjëra abuzive, por që janë shumë pak dhe kush e shkel këtë shkon përpara ligjit. Infermierët po kështu, nuk bëhesh infermierë se kështu e do partia, nëse nuk kalon testin, jo", tha Rama.

Ora 11:00
Ish-mbështetësi i PD-së: Ftoj demokratët që të votojnë PS-në në 25 prill se këta janë më punëtor, Basha s'plotëson kriteret për kryeministër (VIDEO)

Një ish-mbështetës i PD-së i ka bërë thirrje  demokratëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sepse sipas tij janë më punëtor.

"Jam divorcuar me të djathtën, se në Ksamil kur kam jetuar në 2010 janë prishur 300 ndërtime ku ministër i Brendshëm ka qenë Basha që sot pretendon që të jetë kryeministër, por nuk i plotëson kërkesë, në 21 janar kjo qeveri vrau 4 persona të pafajshëm, 300 ndërtimet që u prishën në Ksamil janë thuajse të legalizuara sot, në kohën e PD legazilimet janë bërë me pikatore, ka qenë një zonë në Ksamil, 26 marsi që u fut në zonë urbane nga zonë e mbrojtur që ishte, ketë nga PD u bëj thirrje që të votojnë PS se është më punëtore. Personi ndikon, në behar fluksi i pushuesve është shumë i madh, në 2020 si pasojë e pandemisë ra fluski, por ama ke një kontribut të paçmueshëm në thirrjen që u bëre qytetarëve për turizëm patriotik, prap punuam, lamë këstet e kredisë", tha qytetari.

Ora 10:25
Çështja e detit/ Rama-banorit: Ti e ke shtëpinë në Sarandë, po sipas mediave e ke në Greqi! Meta, Basha e Kryemadhi 'maskarenj që i fryjnë zjarrit' (VIDEO)

Një tjetër çështje në të cilën u ndal kryeministri Edi Rama ishte edhe marrëveshja e detit për Greqinë. Ai ka ritheksuar se shtirja e Greqisë me 12 milje në det nuk ka impakt në Shqipëri, teksa nuk i ka lënë ironitë për Lulzim Bashën dhe Monka Kryemadhin, të cilët i ka quajtur "maskarenj që i fryjnë këtij zjarri".

"Vendimet e Greqisë që këtu janë keqinterpretuar masivish janë vendime që nuk kanë lidhje me çështjen e detit mes nesh dhe Greqisë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t'u shtrirë 12 milje, që të ndodh kjo duhet të vendos kufirin në Memaliaj dhe pastaj e gjithë ekonominë e detit duhet ta spostojmë në Virua, nuk ka dhe nuk e di sa herë duhet ta përsërisë. Nuk ka mundësi as Shqipëria të shtrihet 12 milje, dhe as Greqia të shtrihet te ne. E ke shpinë në Sarandë? Jo sipas lajmeve e ke shtëpinë në Greqi. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecili shtet, Greqia ka ushtruar të drejtën e vet, deti Jon nuk fillon në Butrint, matanë ka Greqia hapësirë për t'u shtrirë me 12 milje në raport me Italinë, aty ku dhe Konventa e thotë shumë qartë, që ushtrohet aty ku është e mundur, nëse nuk është mundësia fizike nuk e bën dot. Ne e kemi ushtruar këtë të drejtë në '90 me 6 milje dhe aty ku nuk ushtrohet dot duhet bërë marrëveshje dhe ne do të shkojmë në gjyq se s'kemi marrëveshje, nuk jemi marrë vesh se nuk ka hapësirë për të ushtruar të drejtën pa u marr vesh dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja të bëhet fshehurazi është një ide krejtësisht absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me 2 këmbë që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë, ata që janë lider partish politike dhe flasin duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj. Qenie të ulëta, të padenja që nuk meritojnë aspak respekt por që kanë një pjesë njerëzish që i ndjekin, gjysmëanalfabet që i japin vetes patriot, po patriot e injorant nuk lidhen me njëra tjetrën. këtu s'ka lidhje ke shkollë apo jo, ke sot njerëz me shkollë që e kanë kokën bosh. Marrëveshja e vjetër ishte problem, jam krenar që rivendosëm me Greqinë rrugën e komunikimit, marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive, por ajo që ka bërë nuk impakton fare me ne", tha Rama.

Ora 09:47
Mungesa e një terminali të ri autobusësh në Sarandë, kryebashkiaku: Kemi gati projektin! Rama: Çdo investim kërkon kohën e vet (VIDEO)

I pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, Rama tha se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë. Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma i është përgjigjur interesit të qytetarit duke deklaruar se projekti i ndërtimit të terminalit si dhe të një parkingu jashtë qytetit janë gati.

“Të gjitha bashkitë ka mundësi të bëjë terminalin e ri të autobusëve vetë, ose me ndihmën e një sipërmarrje, por gjithmonë duke e vendosur në prioritetet e veta. Mbase kryetari i Bashkisë ka nisur të punën në këtë aspekt.

“Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit” – tha kryebashkiaku.

“Ndërtimi i një terminali autobusësh në Sarandë është e rëndësishme për turizmin. Puna në të gjithë aksin e Kardhiqit vijon dhe në të gjitha pikat ka avancim të punimeve. Keni duruar shumë vite për atë rrugë pasi është premtuar pafundësisht. Puna vijon intensivisht, sigurisht në afat do arrijmë të përfundojmë atë vepër. Edhe pak durim duhet të keni.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2021 23:47

    Ne U.S.A.mjekesia perdor sistemin e inshurencave mjekesore,pavaresisht spitalit privat,shteteror.Gjithashtu perdoret sistemi i Medicare,Medicade,per sherbimet dhe ilacet.Keto perdoren nga te moshuarit.Te rinjte duhet te marrin inshurenca te tjera.Ka shtete si psh.Massachusetts,qe ofrojne insh.shteterore si Masshealth per te gjitha moshat,por vetem per te varferit.Ne kete rast paguan 0 $ per cdo gje.0$ paguan dhe te moshuarit kur i plotesojne kushtet ne disa inshurenca.Duhet thene qe mjeket jane te regjistruar me inshurencat dhe nuk ka rendesi se ku punojne te privati,apo shteterori.Duhet qe kur shkon per vizite te mjeku,ose kur je ne spital,mjeku qe te ka marre persiper duhet te jete i mbuluar nga inshurenca qe ke,ndryshe te kriposin mire kur vjen billa.Sherbimi dhe ilacet jane shume te mire,por shume amerikane,preferojne Kanadane,se eshte me lire.Do doja vetem,qe Rama para se te vendose te shikonte disa shtete,jo vetem Turqine dhe pastaj te zgjidhte me te mirin e me te pershtatshmin.Gjithashtu duhej te marre dhe opinionin e pergjithshem te shqiptareve,se ne fund,ata jane qe pefundojne ne spitale,dhe ata mund te japin propozime interesante e te vlefshme.

    Përgjigju
  • B.NISHANI: 07/02/2021 19:17

    BASHA ME VJEN KEQ TA THEM POR VETEM POSTIN E DYLBERIT PERSONAL TE RAMES MUND TE MARRE,,,SE SALIU NUK E PELQEN ME,,I ESHTE SHPIFUR......

    Përgjigju
  • L.B.: 07/02/2021 18:08

    SI GJITHNJE I SAKTE ,,Z,RAMA...

    Përgjigju
  • Publik: 07/02/2021 16:56

    Nuk ka rëndësi si paguhen. Rëndësi për të gjithë stafin spitalor ka, sa paguhen. Siç dihet prej kye të herës oreksi është i madh e me "autonominë" e re që do "fitojnë" firmat spitalore çmimet doemos do kenë "ulje", se kështu thotë ligji i "konkurencës". Lum ne që do nxjerrim lekët, sepse me sa duket Shteti do t'i lajë duart nga shëndetsia falas.

    Përgjigju
  • Pacienti: 07/02/2021 12:34

    Kjo metode qe propozon kryeministri e ben akoma me te forte korrupsionin ne shendetesi sepse mjeket do te largohen perfundimisht nga spitalet shteterore do te hapin klinika private duke qene spitali automom vetvetiu nga spital shteteror do te kthehet ne spital privat gje qe edhe ne vendin me te zhvilluar ka edhe spital shteteror por ka edhe privat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë