Nga takimi me fermerët në Berat Rama sulmoi dhe opozitën, teksa u shpreh se me programin e saj se do të ulë sigurimet shoqërore e do të rrisë pensionet, ajo po ua jep sapunin për djathë qytetarëve.
Ndërkaq kryeministri bëri një batutë duke thënë se e trondit fakti se mund të dalë ndonjë e t’i thotë ‘gjyshi’.
“Ambicia për ta bërë bujqësinë kampione është te realiteti objektiv. Çështja këtu është të realizosh dhe që të bësh këtë është një det i tërë nga e thëna në të bërë. Programet janë fol e fol e për më tepër ka një dallim shumë të madh sot. Sot ne kemi një palë, që ka dalë dhe ju thotë të gjithëve atë që duan të dëgjojnë, kap c’a të kapësh. Më tipikja është ‘do ulim sigurimet shoqërore, do rrisim pensionin’. Domethënë do i japim sapunin për djathë ta hajë kush ta hajë. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne jemi qeveria e vendit dhe kemi një program me laps e letër. Edhe ne kemi qenë në opozitë dhe kemi kërkuar votën, duke u bazuar te një dëshirë shumë e madhe për ndryshim. Por tjetër është kur ti del në fushatë e këndon pa pasur asnjë ditë këmbët në ujë, dhe tjetër kur qeveris.
Ne jemi shumë të bindur që së bashku, me të gjithë ata që e duan punën, do ja dalim ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ju falënderoj për një arsye shumë personale. Mund të mos e besoni, por kjo është e vërteta ime. Ju jeni frymëzim, inkurajim i madh për mua. Kur vij e shoh një fabrikë të re, kur shoh njerëz si ju marr një kurajo të madhe. Unë, bashkë me ju, mund të ngulim një flamur në hartën e historisë sonë dhe ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, vendin që meritojnë fëmijët tanë. Mua më trondit perspektiva se mund të dalë ndonjë figurë e vogël e të më thotë ‘gjyshi’”, tha kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51