Rama batuta me fermerët fierakë:
A ka drogë këtu?Saliu thotë Kolumbi

Rama batuta me fermerët fierakë:<br />A ka drogë këtu?Saliu thotë Kolumbi
Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me fermerët fierakë nuk kanë munguar dhe batutat.

Kreu i qeverisë njihet për bashkëbisedimin e hapur dhe me plot nota humori me banorët e zonave ku kryen takime.

Këtë herë Rama ka pyetur një nga fermerët i cili mori fjalën se ku është droga se këtu ka një çudi e madhe. "Rritet eksporti i domateve, rritet eksporti i perimeve, rritet eksportin i ullinjve dhe ata thonë, “këtu ka vetëm drogë”.
 

Ndërsa fermeri është përgjigjur: "Këtu nuk ka drogë. Unë desha të ngrija shqetësimin për plehun".

Fermeri: "Mirëserdhët kryeministër në zonën tonë. Kjo është një zonë punëtore, e shikoni dhe vetë".

Kryeministri Rama: "Po drogën ku e keni? Se këtu është çudi e madhe. Rritet eksporti i domateve, rritet eksporti i perimeve, rritet eksportin i ullinjve dhe ata thonë, “këtu ka vetëm drogë”.

Fermeri: "Këtu nuk ka drogë. Unë desha të ngrija shqetësimin për plehun. E kam blerë kuintalin e plehut 80 mijë lekë. Sivjet e bleva 45 mijë lekë. Ku shkuan këto 40 mijë lekë? Është e rëndësishme të kontrolloni plehun dhe ilaçet. Këta të serave 1 spërkatje e paguajnë 200 mijë lekë dynymi..."
 
Rama u është drejtuar banorëve se në ndryshim nga ai ata nuk janë të detyruar ta kenë afër Saliun. "Ju e keni me një sustë. Ju lodhi, prapë sustën shkoni te “Bang bang” dhe shikoni kartona se aty janë shokët e Saliut", ka thënë kryeministri.

Batutat për Berishën nuk janë kufizuar me aq, Rama më tej është shprehur: "Më falni që e përmenda Saliun këtu, se e di që është fjalë e ndaluar në këtë zonë. Se na ka përfshirë dhe ky diskutimi i plehrave dhe nuk ke çfarë bën. Është si puna e asaj shprehjes që “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”.

"Droga-droga-droga; Shqipëria-Kolumbia”, - po si mund të thuhet këto fjalë! A kemi ne një problem me kultivimin e kanabisit? E kemi. A është një problem që u krijua kur erdhëm ne në qeveri? Jo", ka thënë Rama duke rikujtuar se problemi i drogës është i mbartur dhe se qeveria vetëm sa po punon për ta zgjidhur.

Në diskutimin me kryebashkiaken e Roskovecit Rama ka theksuar se edhe për 300 milionë lekë nuk ndalon Rilindja.

"Në qoftë se do të përfshihej, fondi duhet të shtohej me gati 300 milionë lekë të vjetra", ka deklaruar kryebashkiakja, ndërsa Rama i është përgjigjur: "Për 300 milion lekë të tjetra nuk ndalon Rilindja, mos kini merak". 
 
Fermeri: "Ne kemi një problem tjetër që dhe ju e përmendët. Atë të pasurisë së patundshme. Ka 20 vjet që po bredhim në dyert e zyrave, për një problem toke të cilën e kam së bashku me vëllain dhe duam ta ndajmë".  

Kryeministri Rama është përgjigjur: "Meqë ma përmende punën e legalizimeve. Në këtë zonë, kur kemi ardhur më parë e kemi dhënë ca certifikata, ishin bërë 2-3 legalizime në 8 vjet. E mbaj mend mirë. Dhe asnjëra nuk ishte shtëpi. Se Saliu përgjithësisht shtëpitë nuk i legalizonte. Ndërkohë çfarë po ndodh tani? Saliu në 8 vjet bëri 21 000 legalizim nga të cilat 85% nuk ishin shtëpia. Ne, deri në dhjetor do kemi bërë 100.000 legalizime".


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit