Rama në fabrikën e hudhrave në Kavajë, biznesmeni: Tani të rrish i qetë, nuk ka më sy

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuçi, ishte ditën e sotme në Kavajë në një fabrikë për përpunimin e hurdhrave e ndërtuar nga katër vëllezër emigrantë të khyer në Shqipëri.

"Katër vëllezër emigrantë të rikthyer në Shqipëri për të ngritur një fabrikë moderne për përpunimin e hudhrave, me eksporte në tregjet e standarteve më të larta në Europë dhe në botë, nga Holanda, Anglia e deri në Zelandën e Re. Kjo fabrikë ka përfituar së fundmi një financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë pa nga afër kushtet në të cilat punon fabrika dhe foli për progresin që po i sjellin ekonomisë në vend investime të tilla.

"Ne po bëjmë një kapërcim që ka dhimbjen e vet për një pjesë që janë mësuar të mbjellin çfarë i shkon ndër mend dhe pastaj thonë e ka fajin që s'na shitet. Kjo është bujqësia që duam ne jo ajo që të hedhësh lekë kudo. Ne do ju mbështesim shumë fort." u shpreh Edi Rama.

Ai shkëmbeu dhe një batutë me një nga drejtuesit e kësaj fabrike lidhur me mitin që ekziston për hudhrat për largimin e syrit të keq.

"Këtu paska vetëm urdhra"-tha Rama, ndërkohë që biznesmeni iu përgjigj me humor: Tani të rrish i qetë, nuk ka më sy.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 31/03/2019 18:34

    Investimet e shtetit sidomos ne shendetsi jane arritje e madhe por vrejthe kam per ministren Manastirliu qe sa here inagurohet nje qender e re flet ajo per ndryshimet dhe jo drejtiret apo mjejet qe jane deshmitar te ketyre ndryshimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve