VJENË - Në ditën e parë të punimeve të Samitit të Vjenës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë kërkuar garanci financiare nga BE-ja për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit dhe ruajtjen e stabilitetit të tij. Gjatë Forumit të Shoqërisë Civile, Rama tha se Shqipëria është e gatshme të ecë sipas rregullave të Bashkimit Evropian, por nuk mund të pranojë të jetë e izoluar. “Ballkani ka nevojë për një mbështetje strategjie nga Evropa, tani kemi nevojë për financime. Kemi filluar me sistemin tonë të arsimit. Nga një sistem ku shkonin të gjithë në universitet dhe dilnin avokatë, ose me universiteti ku njerëzit paguanin por jo domosdoshmërish shkonin në shkollë. Do të kualifikojmë punonjësit, më shumë mundësi punësimi për ta. Por edhe për një arsye tjetër, pasi njerëzit mund të shkojnë të punojnë në vende të tjera të BE-së, si Gjermania, psh. Në aspektin e azilkërkuesve ne jemi një valë e vogël. Ne po ndryshojmë sistemin e trajnimit dhe edukimit në shkolla”,-tha Rama. Kryeministri shtoi se financimet nga BE hap perspektiva për të rinjtë. “Ajo që duhet është financimi i sistemit në Shqipëri dhe në Ballkan. Ne duhet tu themi të rinjve: mos shkoni atje, por duhet të keni një profesion, një zanat, dhe pastaj provojeni dhe këtu, apo dhe diku tjetër.
/Shqiptarja.com












