VLORE - Struktura kriminale i ka cilësuar kryeministri Edi Rama grupet e organizuara që çojnë shqiptarë drejt vendeve të Evropës e veçanërisht drejt Gjermanisë me premtimin se përfitojnë azil ekonomik.
Nga qytetit i Vlorës, i cili është përfshirë nga ikjet masive të qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk do të ofrojë azil ekonomik për shqiptarët e për këtë kërkoi që të mos mashtrohen.
Sipas kreut të qeverisë, agjencitë që çojnë shqiptarët drejt këtyre vendeve janë struktura mafioze që marrin para dhe shfrytëzojnë njerëzit për interesat e tyre ekonomike.
“Ky është një keqkuptim i madh i cili është shfrytëzuar nga elementë kriminal për të manipuluar njerëzit duke i marrë para. Gjermania është në kërkim të një numri emigrantësh me profesione shumë të përcaktuara dhe nuk ka shpallur ndonjë hapje kufijsh apo politikë për të mirëpritur emigrantë që shkojnë atje për arsye ekonomike, këtë e kemi bërë të qartë por fatkeqësisht njerëzit bien pre e këtyre elementëve kriminalë siç ndodhi edhe në Vlorë përpara disa kohësh”, tha Rama.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama erdhi në përgjigje të interesit të gazetarëve gjatë një takimi që kreu i qeverisë mbajti në qytetin bregdetar për integrimin evropian të vendit.
Shqiptarja.com trajtoi për herë të parë “eksodin” e të rinjve dhe familjarëve nga Orikumi dhe fshatrat përreth tij, të cilët janë larguar nga vendi me autobusë përmes agjencive turistike pas mashtrimit se Gjermania dhe vendet e4 Evropës Perëndimore ofrojnë azil ekonomik. Një fakt i tillë është mohuar edhe nga vetë ambasadori gjerman Hellmut Hoffman në një intervistë për A1 Report.
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Rrefimi ekskluziv ne A1 Report
Mashtrim nga struktura mafioze">