Rama: Berisha hipokrit, është
ai që i mban peng reformat
Lideri i PS e cilësoi sot pasdite një hipokrizi thirrjen e Kryeministrit për bashkëpunim në zhbllokimin e reformës zgjedhore. Rama reagoi në Twitter: “Thirrjet e Berishës, mishërim i hipokrizisë së pushtetit që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në Presidencë”
TIRANE – Lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, e cilësoi sot pasdite një hipokrizi thirrjen e Kryeministrit Berisha për bashkëpunim në zhbllokimin e reformës zgjedhore. “Thirrjet e Kryeministrit për opozitën sot mishërim i hipokrizisë së pushtetit që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në Presidencë”, tha Rama përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha i bëri sot thirrje kreut të opozitës që të zhbllokojë reformën zgjedhore duke lënë mënjanë ato që ai i quajti praktikat e kokës së turkut. Kreu i mazhorancës ftoi gjithashtu Ramën të punojnë për heqjen e imunitetit, çështje që siç tha ai "po mbahet peng nga këshilli i miliarderëve në PS".
Por sipas Ramës është vetë Berisha që mban peng reformat për të cilat akuzon opozitën. “Kryeministri shqelmoi fatin evropian të Shqipërisë dhe tani akuzon opozitën evropian të këtij vendi për reformat që mban vetë peng”, tha Rama duke iu referuar mungesës së konsensusit në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të vendit, që u konkretizua në emrin e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
“4 pikat e planit tonë për statusin janë publike prej një muaji. Mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të Kryeministrit”, pohoi Edi Rama.
Katër pikat për të cilat flet kreu i PS janë bërë publike nga socialistët pas një takimi me shefit të deputetëve të selisë rozë,
Gramoz Ruçi, me homologun e tij demokrat Astrit Patozi, të zhvilluar më 27 maj. Sipas socialistëve, katër pikat ku duhet të bazohet bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës janë:
1. Finalizimi i reformës zgjedhore
2. Miratimi përfundimisht i reformës parlamentare
3. Finalizimi dhe miratimi i formulës për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë të shtetit
4. Ndërtimi i një procesi gjithëpërfshirës për zgjedhjen e dakordësuar të Presidentit të ri që në raundin e parë.
Sigurisht, me zgjedhjen e Nishanit në krye të Shtetit me 73 votat e mazhorancës në raundin e katërt, pika e fundit nuk qëndron më.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52