KORÇË - Kryesocialisti Rama e ka konsideruar dje, nga Korça, fyerje për qytetarët e këtij qarku, përbërjen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark.
Ndërsa prezantoi kandidatët socialistë, Rama vuri përballë tyre listën e prezantuar nga kryeministri Berisha, që vetëm një si ai, me papërgjegjshmërinë tij, mund t’i ofrojë Korçës alternativa si ajo e Oficerit të Gërdecit” dhe Kryehetuesit të Veshit duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe deputetit Fatbardh Kadilli. Akuzave të kryesocialistit Rama nuk i shpëtoi as ministri i Financave, Ridvan Bode.
"Jam krenar që qarkut të Korçës në i kemi sjellë këte skuadër fituese dhe përfaqësuese", - tha Rama, - por jam i zhgënjyer se Saliu nuk gjeti asgjë më të mirë për Korçën sesa Oficerin e Gërdecit dhe Kryehetuesin e veshi".
Këtë mund ta bëjë vetëm një kryeministër i papërgjshëm si Sali Berisha, që nuk përfaqëson shqiptarët, që nuk ka asnjë ndjenjë respekti ndaj popullit vet. Sikur të mos mjatontë vetëm Oficeri i Gërdecit dhe Kryehetuesi i Veshit, listën e Partisë Demokratikë në këtë qark e udhëheq edhe Llogaritari i Piramidave dhe ideatori i bllokimit të fondeve për bashkitë e Korçës e Pogradecit, ministri aktual i Financave, Ridvan Bode. Korçarët dhe pogradecarët do t'i tregojnë me votë, vendin këtij të fundit, i cili prej vitesh po punon në dëm të interesave të këtij populli fisnik dhe punëtor", - përfundoi Rama.
Në përfundim, ai theksoi se është i patolerueshëm përdorimi i administratës publikë për qëllime eletorale.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com