Rama: Berisha lideri real, me një postim në facebook e nxjerr 'fishek' Bashën nga selia e PD! Metën s'e zgjodha unë president, po votat e tij

Rama: Berisha lideri real, me një postim në facebook e nxjerr 'fishek' Bashën nga selia e PD! Metën s'e zgjodha unë president, po votat e tij

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është lideri real i Partisë Demokratike. Ai shprehet i bindur se pas Bashës, qëndron Sali Berisha, sipas së cilit ka mundësinë ta largojë nga drejtimi i demokratëve 'me vetëm një postim në Facebook'. 

 “Sali Berisha, me një postim në facebook e nxjerr ‘fishek’ Lulzim Bashën nga PD, madje pa dalë as nga shtëpia”, tha Rama i ftuar në 'Open', deklaratë të cilin ka e lidhur me faktin se Lulzim Basha hesht kur Sali Berisha deklaron se vaksinat vrasin shqiptarët, dhe nuk flet.

Ai është ndalur edhe te zgjedhja e Ilir Metës si president, marrëdhënie e cila është aktualisht e tensionuar me akuza dhe kundër akuza të forta për njëri-tjetrin. Rama ka sqaruar se përse zgjodhi pikërisht Metën si kreu i shtetit, atëherë kur PD-ja ishte ngujuar në çadër dhe refuzonte që të merrte pjesë në zgjedhje. 

"Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, ju duhet ta kujtoni. Më ka ndarë fushata e 2017, për Ilirin kam bërë krahasimin me vulën e eksport/import të Haxhi Qamilit, se Meta ishte kërcënim real i Reformës në Drejtësi. President Metën nuk e bëra unë, e bënë votat e tij, e vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje në atë kohë, se e kam thënë që për zgjedhjen më të mirë për opozitën, po s’e mendova që do lajthisë, e dija që pa votat e Metës nuk bëhej presidenti", tha Rama.

Ndalur te retorika e tij politike në këtë fushatë, e karakterizuar me nota ironike, shpesh e cilësuar edhe si "bulizëm", Rama tha se është krenar.

"Jam krenar, është mënyrë komunikimi, një mënyrë komunikimi që mua më vjen natyrshëm, por nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimit në botën e lirë. Basha nuk di të më përgjigjet, secili bën atë që mendon se është më e udhës", u shpreh ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Rama i përgjigjet Metës dhe Di Caprios: Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori

1608031918_ramaedi.jpg

Mes debateve të shumta për mbrojtjen e lumit Vjosa, ku është përfshirë dhe presidenti Ilir Meta dhe aktori Leonardo Di Caprios, Rama sqaroi se aty nuk do të ndërtohet asnjë hidrocentrale.

" Nuk ka hidrocentrale në Vjosë ka marrë fund kjo histori", tha Rama.

Ora 22:23
Rama: Më vjen keq që Meta është katandisur ashtu, jam gati ta ndihmoj nga ana njerëzore, por si president është hall për vendin

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar LSI-së, sipas së cilit nuk është gjë tjetër veçse një parti familjare, e ndërsa tha se nuk ka asgjë personale me Ilir Metën, por me postin e tij si president.

"Nuk merrem fare me njerëzit, kanë punën dhe jetën e tyre. Kjo është fusha e ndeshjes. Këta janë lojtarë në fushë. Ilir Metën si njeri unë kam vetëm keqardhje që është katandisur në atë gjendje, por s’kam asgjë me atë si njeri, jam gati ta ndihmoj në çdo moment nga ana njerëzore. Ilir Metën në këtë rol, në këtë fushë, e konsideroj një hall të madh për këtë vend jo për mua.

LSI-në si rol, si sistem, si filozofi, që është tani e shpërfytyruar dhe i ka dalë komplet e keqja në fytyrë e konsideroj një çiban në politikën shqiptare. Kur them sistemi, aty është një sistem i ngritur dhe kontrolluar nga Ilir Meta, në funksion të Metës. Ilir Meta aty është sistemi, sistemi aty është Ilir Meta. Monika pastaj është dorëzania që niset me misione. Meta shkon në Presidencë dhe ajo ka mision që të administrojë atë sistem mizerabël që ka ajo parti", tha Rama. 

Ora 21:50
Të dy LIVE njëkohësisht/ Rama 2-fish audiencë më shumë se Basha

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë "përballë" njëri-tjetrit në një debat televiziv, ndonëse jo në një studio.

Rama është i ftuar sonte në 'Open', ndërkohë që kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha është në 'Opinion'.

Ajo që vihet re është se kryeministri Edi Rama e ka mundur kryedemokratin Lulzim Basha, me dyfishin e audiencës, siç shihet në këto foto të shkrepura në të njëjtën kohë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)