Rama-Berishës: Përgjim pas
ferre, takimi me drejtorët e PS

Rama-Berishës: Përgjim pas<br />ferre, takimi me drejtorët e PS
TIRANE - Nga salla e Kuvendit kryeministri Edi Rama foli për herë të parë regjistrimin audio që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha publikoi në Facebook, e ku e akuzonte Ramën se shfrytëzonte drejtorët e administratës për fushatën elektorale. Shefi i mazhorancës tha se shteti nuk është përdorur për fushatë, pasi takimi ka qenë me drejtorë të administratës të cilët janë njëherësh pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Rama nuk nguroi ta quaje nje pergjim pas ferre. Ishte fillimisht, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i cili e cilësoi kryeministrin Edi Rama hipokrit pasi sipas tij është fakt që u ka dhënë urdhra drejtorëve të vjedhin votën e shqiptarëve.  Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e Kuvendit në 7 maj

Meqë u hap tema e të shikuarit mbrapa ferrave dhe e përpjekjes për të kthyer përmbys një fakt që po e them si ka ndodhur, si ndodh dhe si do ndodhë. Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët e administratës që tu themi tani ju shteti, jeni partia, ne partia, jemi shteti kështu që ju duhet të mbushni mitingjet e kutitë tonë. Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorët në administratës që janë pjesë e strukturave të PS, dhe që nuk vijën aty si drejtorë.

rama

Në Shkodër, meqë i referoheni një materiali të nxxjerrë dhe të shkëputur nga konteksti. Më parë ishim në një nga strukturat sektorët e suksesshëm të administrimit dhe një djalë i cili quhet Flauers Shoshi të cilin e keni vendosur ju, të cilin ne nuk e kemi lëvizur por e kemi mbështetur se është një menaxher i shkëlqyer dhe mund ta pyesni a ishte në mbledhje me strukturat apo jo. Ashtu sikurse çdo drejtor që ka qenë aty dhe ka ardhur më pas dhe nuk është pjesë e strukturave të PS. Ne në strukturat tonë nuk i ndajmë se kush është drejtorë e kush jo, por asnjë herë nuk japim detyra për të vjedhur vota, se nga organizimi ynë e keni parë se si dilni me ne dhe do ta shikoni edhe këtë 21 qershor.  Pyesni edhe drejtorin e arsimit në Durrës? Nuk ishte, sepse nuk është pjesë e strukturave të PS-së apo të LSI-së, meqë takimet e i bëjmë të përbashkëta”, u shpreh kryeministri.


Diskutimet e plota për të drejtat e njeriut

Ora 18:20 Topalli: Eksodi i shqiptarëve jo për faj të klasës politike, por për faj të qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Ben Blushi. Duke u ndalur tek çështja e largimit të shqiptarëve në mënyrë ilegale drejt vendeve të BE­së, duke sjellë edhe shifra nga ministritë gjermane u shpreh se nuk bie dakord me të se kjo është për faj të klasës politike.

Nuk bie dakord me Blushin kur thotë se e gjitha kjo që po ndodh është faj i klasës politike. Pse po ikin sot shqiptarët e jo dje? Diku iu referuar shifrave nga ministria gjermane, rezulton se në 2006 kanë ikur 140 shqiptarë, në 2011 kanë ikur 87 shqiptarë, bë 2013 1295, në 2014 kanë ikur 8113; dhe 6 486 shtetas kanë ikur vetëm në 4 muajt e këtij viti. Shifrat nuk janë njësoj zoti Blushi. Ne rrisnim rroga, pensione, ndërtonim rrugë, gjë që ju nuk e bëtë. Ju sollët vetëm eksod. Blushi nuk është i sinqertë. Ti (referuar Blushit) i dije kandidatët e PS për deputetet në 2103, po nuk fole në atë kohë. Gjatë kësaj kohe ke qenë dëshmitar i heshtur dhe sehirxhi. Në 2013 nuk fitoi PS, sa kishit po aq vota sa në 2009. Fituesi ishte Ilir Meta, ai 3­fishoi votat e veta, pikërisht ai që u zu me bllok në dorë.

Ora 18:00 Blushi: Taksa progresive u deformua, këtë nuk e pranoj
Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga Eduard Bejko në seancën e kaluar, Blushi theksoi se Do të jenë vetëm e vetëm me ata që na sollën në pushtet dhe me ata që janë në nevojë. Më tej Blushi ka vlerësuar se sot janë 400.000 persona të cilët jetojnë me 400 lekë dhe për të kjo është e papranueshme. Sipas tij nëse shoqëria nuk do të mësojë të bashkëjetojë me këta 400.000 persona atëherë vendi do të shkojë drejt falimentimit. Por për Blushin është edhe e papranueshme që taksa progresive është deformuar dhe sot taksohet më tepër mendja sesa pasuria sipas tij. Duke qëndruar te sistemi i taksimit Blushi e cilësoi si të papranueshme që një nëpunës Banke taksohet më shumë se sa pronari i një banke. 

Meqë jeni marrë me atë punën e Hasanit, po ju them dy fjalë. Hasani është produkti juaj, edhe kjo punë e di si është? Ju e kishit pandofël ne e bëmë kapele…po prap është produkti juaj. Eduard Bejko me shtroi një pyetje dhe unë kam detyrimin që t’i përgjigjem atij: Ai më pyeti çfarë alternative ke ti? Unë jam pjesë e grupit ku jam zgjedhur dhe besoj se lufta kundër varfërisë nuk është për të pasuruar të varfrit duke pasuruar të pasurit. Ne sot nuk na kërcënojnë luftërat por varfëria. Po i rikthehem pyetjen. A e dini se sot ka 400 mijë të varfër që jetojnë me më pak se 2 mijë lekë në ditë. Një familje që merr 40 dollar në muaj i bie të çojë për 4 anëtarët e familjes 400 lekë të vjetra në ditë. Kaq paguajmë ne për të varfrit nga taksat tona. Nuk jam këtu për të thënë që të të paguajmë më shumë për ata që nuk punojnë. 10 mijë lekëshi që në harxhojmë në kafe është poshtërim për atë baba i cili nuk ka me se të ushqejë fëmijën e tij. ne erdhëm në pushtet pikërisht për të ndryshuar këto standarde jetese që kishin shqiptarët dhe ndaj duhet të ishim kthyer edhe njëherë drejt tyre. Ne kemi mundësi që tua dyfishojmë pagesat e ndihmës ekonomike, do thoni ju nga do i gjejmë këto para? Ja i gjejmë nga ai buxheti tre milion që ka pranuar edhe shteti se e kanë keqpërdorur. Po të ishte mirëpërdorur do të mund tua rrisnim pagesën. Po shëndetësia falas?? E dini ju se nëse nuk shërohen për shoqërinë tonë kjo ka kosto 10 fish sepse duhen kuruar. Kur s’garantojmë këtë çfarë mund të garantojmë tjetër? Kemi pagën minimale më të vogël në evropë.  Paga minimale në Shqipëri mund të dyfishohet. Kjo mund të thiotë më shumë dinjitet dhe më shumë konsum Unë nuk jam kundër të pasurve. Dua të flas për shtresën e mesme, nuk e kemi përkrahu aq sa duhet. Një ekspert në Bank taksohet më shumë se pronari i bankës. Taksa progresive u deformua, ne taksojmë më shumë atë që punon sesa atë që bën biznes. Ai që fiton 1.000 euro taksohet 23%, ai fiton 1 mln taksohet  18%. Kë taksojmë ne më shumë pasurinë apo mendjen. S’na mungon asnjë pasuri. Na mungon mendja. Taksojmë më shumë mendjen se sa pasurinë. Këtë nuk e pranoj. Kjo mund të korrektohet. Unë dua që të taksohet mendja më pak se sa pasuria. Jam i bindur se ka më shumë mundësi për të garantuar më tepër harmoni. Janë 400.000 vetë që jetojnë me 400 lekë. Për këtë më vjen turp. Kjo shumicë ka më shumë mundësi që të nxjerrë 400.000 vetë nga tortura. Janë këta që kërkojnë azil. Propocioanalisht duhet të shpërndajmë më shumë për ta. Kjo shoqëri ka për të falimentuar nëse nuk mëson që të bashkëjetojë me të 400.000 të varfrit. Mendojmë se duhet të bëjmë një zgjedhje duhet të ndihmojmë më shumë ata që janë në nevojë. Do të jenë vetëm e vetëm me ata që na sollën në pushtet dhe me ata që janë në nevojë. 

Ora 17:30 Braçe:Mos flisni për të drejtat e njeriut ju që lejuat të punojnë fëmijë e gra shtatzëna në Gërdec
Deputeti Socialist, Erion Braçe, ka akuzuar qeverinë Berisha për mosrespektim të të drejtave të njeriut, duke rikujtuar ngjarjet e Gërdecit dhe të 21 janarit. Ai hodhi akuza duke thënë se dmokratët nuk mund të flasin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pasi janë ata vetë që kanë lejuar që në Gërdec të punonin gra shtatzëna si dhe fëmijë të mitur.

Në 8 vitet e qeverisjes së Berishës nuk pati kurrë bollëk në çdo familje shqiptare dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët. Në këtë sallë prej mëngjesit silleni sikur nuk keni qenë kurrë në pushtet, sikur nuk keni administruar zgjedhje. Vodhët votat duke u bërë dëm kolosal qytetarëve të Tiranës, dhe bëni sikur s’ka ndodhur gjë. Çdo qytetar i Tiranës i di pasojat e kësaj vjedhje votash, se kanë ngelur pa rrugë, pa shërbime. Vazhdoni të qani prej mëngjesit, se ka patur incident në mitingun e Bashës në Ersekë. Ju flisni për zgjedhje të lira e të drejta? A e mbani mend ç’keni bërë në zgjedhjet e 20098, 2011, dhe të 2013? Si mund të flisni ju për transferim njerëzish kur nuk latë të burgosur pa e sjellë në Tiranë nga burgu respektiv për të votuar. Sot flisni për liritë e të drejtat e njeriut, kur duhet të theksoni se garant për këtë del shteti dhe zbatimi i ligjit. Lejuat që në Gërdec të punonin gra e fëmijë, gra shtatzënë, dhe sot flisni për të drejtat e njeriut. Ngjarja e Kukësit ka qenë shumë e rëndë. Reagimi i policisë është kalim i kompetencave, po më tregoni një rast në qeverisjes tuaj që janë marrë masa ndaj punonjësve të policisë në raste të tilla të ngjashme”, tha Braçe.

Ora 17:30­  Halimi: Ju mashtruat shqiptarët për shëndetësinë falas, se ka fajin PD për këtë
Deputeti i PD-­së, Eduard Halimi teksa përmendi disa nga premtimet e qeverisë së re gjatë ardhjes së saj në pushtet, theksoi se opozita nuk ka asnjë faj për këto mashtrim.

Qeveria mashtroi 3 milionë shqiptarë se do ta bënin shëndetësinë falas, dhe ti thua se e ka fajin opozita. Po ç’faj ka opozita? Që nuk bëri shëndetësi falas, apo legalizim falas. Mos bëni shqiptarët për budallenj, pasi ndenjëm 8 orë këtu debat, se do tu sekuestroheshin shqiptarëve shtëpitë nëse nuk paguanin dritat. Ndaj ju u zutë me ministrin tuaj se thatë se ‘si do t’ju dalim qytetarëve nëpër dyer e tu kërkojmë votën?

Ora 17:20­ Strazimiri: Funerali i rilindjes po ha socialistet, mbylleni
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri akuzoi kryeministrin Rama se po përdor drejtorët e emëruar nëpër poste drejtuese që të lëvizin derë më derë për të kërkuar votat. Sipas Strazimirit, qytetarëve nuk u mungon zëri i opozitës, por qeveria dhe Partia Socialiste. Nga ana tjetër, deputeti i së djathtës deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në këtë sallë po zhvlerësohet fjala.

“Këto 25 vjet të gjithë ne si shoqëri i kemi kuptuar se të drejtat e njeriut janë materializim i të drejtës së votës. Është mekanizmi që na jep fuqinë të ndryshojmë gjerat, kur ato nuk ecin mirë. Mendoj se është momenti i duhur të ecim dhe mendojmë se capo bëhet me votën. Dje është kapur në flagrancë kryeministri, duke thënë se çdo drejtorë të shkojë derë më derë për të marrë votën, pasi kutia nuk mbushet plotë aq sa ka thënë kryeministri, duhet të lirojë votën. Patëm një debat të zgjatur këtu në Kuvend, ku kryeministri tha se ata që kishte në sallë atë natë janë socialistë dhe janë njerëz që takohen në fushatë elektorale. Të gjithë ata drejtorë që drejtojnë këtë vend, kanë qëlluar të gjithë anëtar të PS­-së. Po çfarë ka ndodhur me konkurset? Ndërsa një deputet tha se ata nuk janë socialist. Ndërsa një media qeveritare, ka dhënë një version tjetër. ndërkohë, garda ka kontrolluar një për një të gjithë njerëzit që merrnin pjesë në takimin e PS. Këtu në këtë vend po zhvlerësohet fjala dhe s’ka më rëndësi. Këtu dikush ka pirë nervin e shoqërisë, ka blerë mediat, shoqëritë civile. Debati në këtë sallë është bërë e pavlerë dhe këtu nuk ka më socialist apo demokratë, por ka njerëz që çirren, socialist që janë kthyer në sehirit, dhe një opozitë që çirret. Popullit i mungon qeveria dhe PS dhe jo Partia Demokratike. Secili prej socialistëve në këtë sallë, duhet të dal dhe t’ju thotë popullit se capo bëhet me PS-­në. Ju e keni për detyrë ta bëni.”

Po ashtu deputeti Strazimi lëshoi akuza të forta për të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit, ndërsa theksoi se ai është kthyer në kaush burgu, ku konfliktohen bandat me njëratjetrën.

Kuvendi është kthyer ky parlament në një kaush burgu, ku bandat konfliktohen me njëra­tjetrën. Këtë parlament nuk e meritojnë qytetarët, dhe e gjithë kjo organizohet nga kryeministri juaj dhe jo i imi. Të gjitha ato fjalë që i thoni me oii, duhet t’ja thoni vetes suaj. Asnjë nga deputetet socialist nuk ka çfarë tu thotë socialistëve. tashmë po futen në burg ata që i kanë kthyer fjalën këtij rilindasit, jo socialistit. Sepse socialistët kanë dal dhe kanë folur, (e ka fjalën për Blushin) Populli nuk di të flas në sallë, por flet në rrugë. Në 25 vite ka pasur varfëri ekstreme, por maksimumi i mundshëm që keni bërë është që listën e borxheve të ushqimeve ta grisnit dhe të paguanin. S’ka ndodhur kurrë që pensionistët të merrnin ilaçet me listë. Nuk e keni kurajën sot të takoni pensionistët. Ndaj, nuk keni kurajo të thoni se Ilir Beqaj nuk është socialist, por Rilindës. Duhet ti japim vlerë jo propagandës, dhe as mediave të blera nga kryeministri. Duhet ti jepni fund këtij funerali 18 mujor të Rilindjes, se ajo po ha socialistët. Në datën 21 qershor kam frikë se do humbisni PS­në, ndaj më mirë humbisni Rilindjen. ndaj, jepini mundësinë të flasin ata burra, sepse aty ka dhe burra (në radhët e Partisë Socialiste).” - tha Strazimiri.

Ora 17:00­ Topalli: Të drejtat e njeriut? Të banorëve të Marinzës apo atyre që ikin nga vendi?
Jozefina Topalli i drejtoi një sërë pyetjesh të pranishmëve në Kuvend gjatë diskutimit për të drejtat e njeriut. Topalli risolli në vëmendje të deputeteve disa nga problemet me të cilat hasen sot qytetetarët.

Për të cilat të drejtat mund të flitet sot, për ata të Marinzës? për ata njerëz që pijë ujë me helm. për ata që mjerimi është rritur katër­fish? Për cilat të drejtat të njeriut mund të flitet tonë?! Për atë pjesë të administratës që e trajnuam dhe i hodhët në kanal? Për atë nënën me fëmijë 5­vjeç dhe e burgosët? Për ata që nuk kanë me se të paguajnë të drejtat? Për atë të sëmurin që e hodhën apo për atë që e hodhën mbi kamion, (viktima në Lezhë). Për të cilat të drejtat të njeriut mund të flasim sot? Për ato rroga që janë ulur për shkak të rritjes së çmimit? Për ata që i gënjyet dhe i thatë se do u ulnit çmimin e energjisë dhe karburante. Sot supermacia, është paraja­Zot. Për cilat të drejta do flitet sot? Për mjerimin e varfërisë, apo kur përballen me deputete 20­vjeçare. Uroj që kurrë mos ta provosh mjerimin e varfërinë dhe të familjarët e tu të marrin rrugët (i drejtohet deputetes Kejsi Mehmetaj)”, tha Topalli. 

Ora 16:00 Balla-Berishës:Ke vilë më të madhe se Shtëpia e Bardhë, Bode më i pasuri
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament ka thënë se Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode rezulton të jetë një nga njerëzit më të pasur në rajon. Në vazhdën e kësaj ai ka paraqitur një fotografi ku thotë se është një nga  vilat e Sali Berishës në bregdetin shqiptarë.
Shikojeni, është më e madhe se Shtëpia e bardhë. Kjo është vila e saliut në bregdet. Të shtunë dhe të diel mund ta shikoni Saliun duke bërë plazh aty. Dramën familiar të vetën Saliu bën gabim që e fut në parlament. Ai nuk duron dot ti flitet për djalin dhe vajzën dhe psenë e kësaj e din vetëm ai. Ish ministri i Financave për 8 vjet rrjesht, është në hetim nga prokuria për fshehje pronash. Ai rezultion të jetë ministry më i pasur i rajonit për pasuritë të deklaruara. Megjithëse pasuria e padeklaruar është sa dyfishi i asaj të deklaruar. Jam dakord kur ai thotë se dënon çdo lloj dhunë në fushatë por duhet të thoshte këtu se dënoj edhe plumbat kundër opozitës. Sepse plumbat e tij kanë shkaktuar 4 të vrarë. Amerikanët që ka marë Lul Basha për fushatën i kanë thënë largoje Berishën nga fushata se nuk mer asnjë votë”, tha Balla.
 balla
Duke folur për videon e publikuar nga Berisha, i cili akuzonte Ramën për angazhimin e drejtorëve të administratës në fushatë, Balla tha se Basha i ka thirrur të gjithë drejtorët e tij që të paguajnë 2 rroga në bashki e më pas të përqëndrohen në Kamëz. Sipas Ballës ai u ka kërkuar këtë sepse ata tashmë e dinë se në Tiranë e kanë të pamundur fitoren.

Për drejtorat, doja të thoja dy fjalë. unë lexoj urdhërin e lul bashës që pasi I thirri të paguajnë 2 rrogat në bashkinë e tiranës, të përqëndrohen në kamëz. Sepse në Tiranë nuk kemi asgjë në vijë ndaj të përqëndrohemi në kamëz. Erion veliaj në 18 muaj e rrit skemën e ndihmës ekonomike nga 45 në 80 mijë lekë. Saliu nuk ka asnjë të drejtë të flasi për këtë sepse në 8 vite nuk bëri asgjë.  Unë jua kam thënë, 200 euro për kullën e Sali Bërishës në majë të kullave të Tiranës mos e paguani, por këto para shpërndajuani të varfërve në ndonjë zonë të varfër. Luli bëri shumë premtime në 2011 që nuk i majdi. Por të jesh kryetarë dhe të deklarosh se paguhesh edhe në Hollandë nuk ka gjë më të tmerrshmë.  Nga 84 angazhime që ai kishte në fillim të mandatit të tij,  78 prej tyre nuk i ka prekur fare. Në 21 qershorë Luli do të ndëshkohej por u fsheh pas thinjave të Halim Kosovës. Ndërsa Kosova po fshihet në një gropë që la Lulëzim Basha’ tha Balla.

Ora 13:30 Jozefina Topalli - Ruçit: Përpiqesh të mbrosh PS-në në ekstrem​
Ruçi deri në ekstrem përpiqet të mbrojë PS dhe këtu nuk mund ta gjykoj për keq, se është kolona kryesore e PS. Problemi është se ajo që lexon për deputetët që kërkohen në rrethe dhe i mungon kontakti, nuk është për të opozitës se po i takoi do të kafshojnë pak nga qeverisja lokale, por është një problema i madh i rilindjes së sotme.

Ora 13:10 Ruçi-Opozitës: S’flisni për ata që përfaqësoni, hidhni më shumë baltë se sa debat
Duke ndjekur të gjithë seancat kam medituar me veten duke dëgjuar kolegët dhe kam shtruar pyetjen mirë këta po ç’thonë ata që kanë votuar për ne, dhe jam mundur që kësaj pyetje t’i jepja përgjigje. Do të isha shumë subjektiv, s’do isha realisht. Por këtë ditë edhe mazhoranca edhe minoranca kanë në dorë një dokument, një raport nga një Fokus Grup që bën çdo vit Instituti Demokratik Amerikan që ka edhe një rubrikë për parlamentin.

ruci
Meraku që kisha që thonë njerëzit për ne e gjej tek ky fokus grup. Konkluzioni i parë: Më shumë baltosje sesa debat. Pjesëmarrësit në Fokus Grup shprehin interés të ulët për të ndjekur debatet në parlament, si pasojë e ndjesisë së zhgënjimit nga politikanët. Ju nuk jeni pjesëmarrës. Keni një vit e gjysmë këtu është vendi i fjalës, askush nga ju, ka gjysmë ore për të folur për komunitetin që përfaqësoni. Asnjë nuk e ka bërë. Shikoni procesverbalet ku flitet për halle të komunitet. Asnjë projektligj të votuar nga ato që përmenda, si reforma në arsim, e pensioneve, e energjisë. Kush nga ju ka bërë një interpelancë me qeverinë, një moción me debat me qeverinë, një moción mosbesimi? Edhe një moción që bëtë e firmosët në darkë dhe e mohuat në mëngjes. S’i nuk jeni serioz me veten tuaj. Qytetarët ju kanë votuar që të shohin se ç’alternativë ofroni jo për sherrxhinj. Prandaj ju lutem shumë duke marrë shkas nga të gjitha konkluzionet se ç’mendojnë votuesit tanë për net ë zgjedhurit ka nevojë të reflektojmë të gjithë duke filluar nga unë.


Ora 12:50 Audio-regjistrimi, Berisha: Nuk i shkela privatësinë, i çorra fytyrën Ramës. Bravo i qoftë atij që e filmoi 
Ish Kryeministri, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se ka angazhuar drejtor të administratës për fushatën elektorale. Ai tha se publikimi i videos nuk është shkelie e privatësisë, por një e vërtetë që u bë publike për të gjithë shqiptarët. 

“Zotëria e din se nuk kam përdorur asnjëherë regjistrime private të asnjë njeriu. Privatësia është privatësi dhe unë nuk ja prek asnjë njeriu. Për privatësi unë ja hoqa fytyrë. Por këtu kemi të bëjmë me një proces të rëndësishëm për vendin. Që mazhoranca e ka filluar me raste kriminale në Durrës e më pas dje në Kolonjë. Mund të thuash se e ka bërë Edi Rama, por nuk mund të heshtësh kur Rama thotë se banditi thotë se e goditi Xhaxhai i tij. Ndërsa banditi thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që goditi. Kryeministri duhet të dalë këtu dhe të dënojë goditjen në Durrës, në Kolonjë dhe në Kukës. Ku 20 policë goditën qytetarin dhe policia vetëm përsëriti atë që tha hekurani i saj. Unë nuk manipuloj kurrë por i hoqa fytyrën. Bravo i qoftë atij që e ka regjistruar. Ky thotë se detyrë konkrete do të jetë për secilin, që me letër në dorë, tu thuhet se këto janë votat që ju duhet të siguroni, ndaj ose vidhni ose ikni”, tha Berisha.
 
berisha

Më tej Berisha tha se regjistrimi që ai ka publikuar do të shkojë në çdo zyrë të Europës dhe botës, në mënyrë që ata të njohin se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje.

“Ky regjistrim do të shkojë në çdo zyrë të europës dhe botës që ata të njihen se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje. Në Durrës dje i kanë kontrolluar, kontroll truporë, gati sa i kanë zhveshur njerëzit për tu futur në sallë. Garda ka kontrolluar çdo qytetar. Unë nuk jam për mos kontroll por jo në atë shkallë. Të dëgjova për mashtrime të tjera. Akti i parë që bëre është se more 18 mijë hektarë për “Koçot” e tu, bashkë me Koçot. Nuk i more në bazë të ligjit.  Në 2 vjet nuk shpërndave një qindarkë, por po i shpërndanë tani në fushatë. I ekzekutove për së dyti dëshmorët, bëre fushatë tek kokat e tyre. Ata që u vranë u vranë për liri në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo që të kakarisësh ti tek kokat e tyre. Të nxjerrësh Erion Veliaj të flasë tek Varrezat e Dëshmorëve është njëlloj si t’i imagjinosh ato si varrezat e gënjeshtarëve. Ai është simbol i vashtrimit. Ai u thoshte dje qytetarëve se për mua do votojë edhe doktor. Kosova pse nuk tha se do votojë edhe Pandeli Majko. Zgjedhjet janë në rrezik të madh. Por ju keni një fat të madh, në 21 qershor do keni fatin e Hasanit. Të gjithë do jeni një Hasan i madh”, tha Berisha 

Ora 12:30 Rama: Ju e dini mirë situatën, por Berisha ju thotë: Bëni sikur s’kuptoni se ndryshe ikni
Rama tha se kanë qenë demokratët ata që në zgjedhjet e vitit 2011 abuzuan me listat dhe votuesit. Sipas kreut të qeverisë, demokratët janë të ndërgjegjshëm për çka ka ndodhur, por se janë peng i urdhrave të ish-kryeministrit Berisha.
 
 “Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjet e fryrjes së listave lëvizjeve të panatyrshme dhe ju kujtohet mirë se ç’bëtë ju në KQZ me përfaqësuesit tuaj, i bllokuat të gjitha debatet dhe nuk lejuar asnjë lloj hetimi administrativ. E patë çfarë bëri KQZ, e patë votimin e atyre që ka zgjedhur kjo mazhorancë? Ju bëni sikur nuk kuptoni se vetëm kështu mund të rrini këtu sepse jeni të gjithë peng i dikujt që ju thotë bëj sikur nuk kupton se po kuptove ikën. Në qoftë se ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruar në Tiranë, pa llogaritur të tjerat. Ka dhe njerëz që mund të kthehen për ne nuk ka problem, vetëm se kam shumë merak për ju, se prapë do lini fytyrën në këtë histori se do të shikoni mirë, që në ato lëvizje është krejt tjetër historia”, tha Rama.
 
Rama: Masa drejtorëve që nxjerrin nxënësit në mitingje
Rama paralajmëroi masa ndaj drejtorëve që mbyllin shkollat dhe detyrojnë nxënësit t’i bashkohen mitingjeve elektorale.
 
“Unë ju siguroj se koha kur nxënësit përdoreshin për të mbushur sheshet, koha kur mbylleshin shkollat, kur drejtorët e shkollave pavarësisht përkatësisë së tyre merrnin shkollën dhe e sillnin në fushatë ka vdekur. Në bazë të udhëzimit të prerë që kam dhënë në rast se do të denoncohet një shkollë e vetme që mbyllet për të nxjerrë nxënësit në takime elektorale të jeni të sigurt që do të merret masë e menjëhershme që nga drejtori i shkollës deri tek drejtori i arsimit”, -u shpreh Rama.

Ora 12:20 Paloka: Shqiptarë, mos lejoni t'ju blejnë votën drejtorët që u ka dalë boja
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi edhe një herë Ramën se po angazhon drejtorët e administratës për fushatë duke theksuar se ata po i vjedhin votat.

Jo më larg se dy ditë më parë kryeministri është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, duke mashtruar. Doli një material se si ky hipokrit i pafytyrë se si ky që akuzonte për pjesëmarrjen në miting, u jep urdhra drejtorëve që jo vetëm të marrin pjesë në votime por edhe të blejnë vota. Ky tha se do të hedh në gjyq për shpifje. Ndërkohëqë Ilir Meta tha se po ishin drejtorë administrate, ndërsa kryeministri tha që ishin drejtorë fushate. Kë të besojmë ne? Kryeministri tha me gojën e tij se janë disa drejtorë që na kanë nxjerrë bojën, dhe nuk e kishte fjalën për drejtorët e fushatës, por të administratës. Si jua jepkan votën shqiptarët këtyre njerëzve që u kanë nxjerrë bojën këtyre. Këta nuk do shkojnë shtëpi për shtëpi për të kërkuar votat e shqiptarëve, por për të shpërndarë thesin e korrupsionit dhe për tu blerë votat qytetarëve. Shqiptarë, në këto zgjedhje shkoni me mend në kokë dhe mos prisni t’ju blejnë votën drejtorët e këtij që u ka dalë boja. Ky thotë votoni për Erionin, sepse ky nuk ka hallin e politikës por të qytetarëve. Erionin e dëgjova dje në një takim Elektoral. Dhe thoshte “ këta na marin për budalla ne”?! Por jo ne nuk e marim për budalla por për kokrrën e hajdutit. Dëgjova dhe Gjushin i cili tha se të gjithë durrsakët pas 21 qershorit do të jenë në punë. Por pse po priska 21 qershorin ai dhe nuk i punëson durrsakët më herët. Këta janë ata përfaqësuesit e qytetarëve që luftojnë për qytetarët, ndaj dhe thotë edhe kryeministri që votoni për Gjushin dhe Veliajn se këtyre ju këputet barku për ju. E dëgjoni si thotë, nuk janë zgjedhje politike, mos e shprehni revoltën prisni thotë. Votoni për Erjonin, votoni për hasanët”, -tha Paloka. 

paloka

Meta-Palokes: Provat coi ne prokurori
or pikërisht përmendja e kreut të bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ka sjellë edhe reagimin e Metës, i cili e ka “marrë” në mbrojtje duke i kërkuar që provat le t’i çojë në Prokurori.

“Të gjitha provat çojini në Prokurori. Ne mbështesim prokurorinë për të dënuar ata që shkelin ligjin. Për këtë gjë, edhe për ata që vodhën lekët e Ujësjellësit. Hasani nuk pranoi ta merrte në dorëzim Ujësjellësin dhe sot Kukësi nuk ka ujë, nga ujësjellësi yt. Pyet Kukësin, ku janë ata që firmosën Ujësjellësin e Kukësit. Hasani iku dy muaj para se të ikje ti si ministër i brendshëm”, - tha Meta

Deputet i Partisë Demokratike Paloka gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo mazhorancë qeverisëse nuk ka marë asnjë vendim për kthimin dhe kompensimin e Pronave, duke thënë se gjithçka që Kryeministri thotë janë vetëm mashtrime.
 
Shqiptarët e panë edhe një herë se kë kanë kryeministër. Nipi i Spiro Kolekës na thotë ne se ne jemi e shkuara. Mashtroi nga fjala e parë deri tek e fundit. Nuk kanë marë që kur kanë ardhur asnjë vendim për kthimin dhe kompensimin e pronave. Mashtroi këtu siç mashtron çdo ditë. Është kapur prap në flagrancë duke shkelur ligjin, është kapur duke mashtruar” tha Paloka.

Debatet per ndryshimet ne projektligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave

Edhe në këtë seancë plenare kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha. Ndryshimet për ligjin “për kthimin e kompensimin e pronës” u bënë shkak i debateve mes tyre. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se e ka bërë çorap çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre

Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre