Rama bisedë telefonike me Milva Ekonomin: Këtë javë ulim fashën e vaksinimit, ata malukatët po na sabotojnë me infektimin e përditshëm (VIDEO)

Sikurse e ka bërë zakon tashmë, kryeministri Edi Ram zhvilloi një bisedë telefonike me kryesuesen e listës së PS-së në Durrës, Milva Ekonomin, ndërsa ishte rrugës me makinë në Përmet.

Rama pyeti kandidaten për deputet në lidhje me situatën e fushatës elektorale, ndërsa u ndal edhe te vaksinimi. Kryeministri tha se këtë javë do të ulet edhe fasha e të vaksinuarve, ndërsa akuzoi opozitën, të cilëve iu referua si “malukatët”, se po bëjnë infektime të përditshme.

“Për vaksinimin do ta ulim fashën këtë javë, duhet të punojmë intensivisht, pavarësisht se ata malukatët nga sabotojnë me atë infektimin e përditshëm, por do Zoti nuk na çojnë në situata si Kosova, si Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurën e njerëzve, larg qoftë”, tha Rama.

Vaksinimi në vend po vijon me ritme shumë të shpejta, ku vetëm ditën e sotme u vaksinuan 14 880 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve, ndërsa nga 11 janar e deri më sot janë kryer gjithsej 221 588 vaksinime.

Ndërkohë, aktualisht në vend po vazhdon vaksinimi i gazetarëve dhe uniformave blu dhe i të moshuarit mbi 65-vjeç, ndërsa ditën e nesërme pritet të nis vaksinimi edhe i farmacistëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm