14.880 vaksinime të kryera në 24 orët e fundit, Manastirliu: Në total janë bërë 221.588 vaksina

14.880 vaksinime të kryera në 24 orët e fundit, Manastirliu: Në total janë bërë 221.588 vaksina

Vetëm gjatë ditës së sotme, ku Shqipëria ndodhet në ditën e 10 të vaksinimit masiv janë kryer 14 880 vaksinime në të gjithë vendin. Shifrat i ka publikuar ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu,e cila thekson se që nga fillimi i procesit të vaksinimit, më 11 janar e deri më sot janë kryer gjithsej 221 588 vaksinime.

 “14 880 vaksinime sot. Nga fillimi I fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 221 588 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

Vaksinimi do të vijojë po me këto ritme, pasi dje erdhën në vend rreth 7 mijë doza të reja të Pfizer, që janë vetëm pjesa e parë e 22.230 dozave të kësaj vaksine që pritet të vijnë deri më 20 prill.

Po ashtu, ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama bëri me dije se brenda 10 ditësh do të vijnë edhe 50 mijë vaksina ruse sputnik V.

Ndërkohë, aktualisht në vend po vazhdon vaksinimi i gazetarëve dhe uniformave blu dhe i të moshuarit mbi 65-vjeç, ndërsa ditën e nesërme pritet të nis vaksinimi edhe i farmacistëve.

Postimi i Ogerta Manastirliut

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!