Rama: Bllokimi i vetingut, vonon
integrimin. PD po trash zullumin

Rama: Bllokimi i vetingut, vonon<br />integrimin. PD po trash zullumin
VLORE-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vlorë ku shpërndau disa certifikata pronësie për banorët e këtij qyteti.

Nga Vlora Rama ka komentuar edhe Vetting-un ku u shpreh se PD kërkon të bllokojë rrugën për të bërë shtet.

Kryeministri Rama për ngërçin e krijuar si pasojë e vendimit të opozitës për bojkotin e kuvendit, duke bllokuar procesin e vetting-ut. Sipas kryeministrit, bllokimi i vetting-ut vonon integrimin. Por Rama theksoi se “Integrimi në BE është që këtu të ndërtojmë shtet si atje”.

“Sa më shumë vonohet Vetting-u aq më shumë trashet zullumi”, tha Rama.
 
Kryeministri u shpreh se drejtësinë e pengojnë gjykatat të cilat refuzojnë provat e policisë dhe lirojnë kriminelët.
 
“Integrimi në BE është që këtu të ndërtojmë shtet si atje. Askush nuk mund të thotë tani që në gjykata nuk po bëhen krime ku refuzohen provat e policisë. Lirojnë kriminelët që vrasin, grabisin e përdhunojnë, e më pas dalin  nga burgu e ripërsërisin krimin”, u shpreh kryeministri.
 
Gjatë fjalës së tij Kryeministri u shpreh se në vitet e shkuara Vlora është listuar e para në abuzimet me ligjin, ku janë bërë legalizime vetëm të zonave arkeologjike, biznese dhe rërë, e jo banesat.
 
“Më vjen mirë që sot këtu në Vlorë mundësohen 500 leje të tjera legalizimi pas një periudhe të vështirë që siç e dini dhe ju që sot do të merrni lejet, i la njerëzit për vite të tëra në pritje. Vlora në të gjithë renditjen e qyteteve të Shqipërisë sa i përket legalizimeve në të shkuarën renditet e para në abuzimin me ligjin ku nuk është bërë asnjë legalizim banese por vetëm në zona arkeologjike, mbi rërë, në gurët e plazhit në zona të mbrojtura dhe vetëm në biznese. Sot jemi në kushte tërësisht të tjera ku 93% janë për banesa dhe kur procesi tanimë ka hyrë në një ritëm të lartë. Do vazhdojmë më intensiv që të bëjmë të mundur që ky proces të mos ndalet dhe pjesë ta përfundojmë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se që nga nisja e këtij procesi janë bërë 100 mijë legalizime falas.
 
“Kini parasysh në 8 vjet të qeverisjes të atij që është mirë të mos i përmendet emri se krijon dallgë u bënë gjithsej 21 mijë legalizime ku 80 % ishin për biznes. Ne kemi bërë mbi 100 mijë legalizime falas.
 
Jam i vetëdijshëm që ende kemi probleme me hipotekat që shpesh herë i vonojnë dhënien e titujve të pronësisë pa arsye dhe përfitoj nga rasti që edhe njëherë t’u them që këto janë arsyet se pse ne ende kemi shumë për të bërë dhe jemi kokulur para njerëzve”,
tha Rama.



  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’