Një vit nga hyrja në fuqi e vendimit për ndalimin e qeseve plastike, kryeministri Edi Rama shkruan se është shënuar rezultat pozitiv, pasi sipas tij ka 50% më pak prodhim të tyre.
"Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike" thotë ai.
Kreu i qeverisë vendos edhe objektivin. "Objektivi yne: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri'.
Sfida e radhës janë shishet, golat dhe pjatat plastike. "Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj.
Eshtë një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publike" përfundon Rama.
Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë.
Për të gjitha subjektet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.6%
-
Pak
80.7%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për Shqipërinë 2030! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26
BUDALLALLEK,,po fast-foodet me c'fare do I fusin ushqimet,,..//
PërgjigjuPse sufllaqet me qese plastike mundesojn ciklin e jetes ne toke. Shyqyr qe do behet.
Me produkte letre. Nuk eshte budallallek por shume e bukur per tu besuar. Plastika eshte ndotesi me i madhe sot ne bote.