Rama:Brenda vitit hapet rruga
Elbasan-Tiranë,fund gangrenësFOTO/Ministrat kthehen në 'peshq'

Rama:Brenda vitit hapet rruga<br />Elbasan-Tiranë,fund gangrenësFOTO/Ministrat kthehen në 'peshq'<br /><br>
Mos përfundimi i rrugës Tiranë Elbasan sipas kryeministrit Edi Rama ka ardhur qoftë për arsye të marrëzive të së shkuarës, qoftë për arsye të shfaqjes së babëzisë të së shkuarës së afërt. Megjithatë ai nga Elbasani ku është mbajtur mbledhja e qeverisë premtoi përfundimin e rrugës. 

“Kemi dy gropa të trashëguara, që kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, por ende s’ia kemi dalë. Rruga Elbasan-Tiranë, Qukës- Qafë Plloçë. Do hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë brenda këtij viti dhe do ecet më tutje me segmentin Qukës- Qafë Plloçë.

Do bashkojmë Cërrikun, Belshin, Urën Vajgurore. Një sërë projektesh të tjera janë në portofolin e këtij mandati, që lidhen me infrastrukturës, energjinë, siç është projekti i interkonjeksionit, që do sjellë një tjetër zhvillim pozimit në lidhje me Maqedoninë e më gjerë. Elbasani do jetë një prej qarqeve me qarqeve që do përfitojë më shumë. Shumë zona kanë nevojë për ndërhyrje, që të kthehen në zona të zhvilluara”, tha Rama.

Më tej, kryeministri premtoi se do të transformohet edhe zona e ish-Metalurgjikut, duke e cilësuar atë një gangrenë të së shkuarës, ku tashmë gjatë mandatit të tij do të punohet intensivisht për të krijuar një kompleks parqesh.

“Kemi diskutuar edhe për projektin e transformimit të zonës së ish-Metalurgjikut, gangrenë e të shkuarës, ku jemi të fokusuar në çuarjen përpara të vizionit të kompleksit të parqeve industriale, gjë për të cilën po punojmë intensivisht”, shtoi kryeministri.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit u ndal dhe te bujqësia, teksa tha se nuk do të ketë më Drejtori Bujqësie, por do të krijohen 8 agjenci, njëra prej të cilave do të jetë në Elbasan.

“Kemi marrë vendimin për të finalizuar reformimin e strukturës së vjetër dhe të degraduar të drejtorive të bujqësisë, nuk do kemi më drejtori të tilla. Nga 13 drejtori bujqësie, sistem parazit, në 4+4 agjenci rajonale, ku njëra do ketë si qendër Elbasanit. Ne do forcojmë agjencinë për zhvillim rural më shumë, do krijojmë instrument real në duart e atyre që kanë nevojë për garanci nga pikëpamja veterinare. Këto agjenci do sjellin një vlerë të shtuar, jemi të vendosur të garantojmë në tërësi të gjithë zinxhirin që e përbën këtë sektor jetik për vendin, këtë motor kaq potencial ende të pashfrytëzuar si duhet”, theksoi Rama.

Mbledhja e qeverisë do të vijojë sot dhe gjatë ditës së nesërme, përkatësisht 'Dita e Verës'. Pasditen e sotme janë parashikuar dy aktivitete: Një ku do të prezantohet projekti i 100 fshatrave turistik dhe një bashkëbisedim për Platformën e Bashkëqeverisjes.

Paraditen e së mërkurës në datën 14 në axhendën e Këshillit të Ministrave është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet dhe certifikata e pronësisë për kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesëmarrje në panairin dhe festimet që organizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset