Rama Bruksel: “Ndihmë që të kapim
kohën e humbur, ja prioritetet tona”

Rama Bruksel: “Ndihmë që të kapim<br />kohën e humbur, ja prioritetet tona”
Kryeministri Edi Rama të parën vizitë jashtë vendit e ka bërë në Bruksel, ku ka shpalosur prioritetet e qeverisë së tij.

Ai ka folur në sallën e PE, duke prezantuar projektet për një sërë sektorësh. Rama u është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve për një sërë çështjesh, mes të cilave kanë mbizotëruar nacionalizmi, konkretisht shqetësimi për Shqipërinë e madhe, partneriteti me Turqinë e bashkëpunimi rajonal.


Rama: Në zgjedhjet e 23 qershorit nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Një nga arsyet që PD mori një rezultat kaq të keq është sepse përdori retorikë nacionaliste. Nacionalizmi nuk do të jetë asnjëherë pengesë për të punuar së bashku mes shqiptarëve dhe serbëve, malazezëve, kroatëve, italianëve, grekëve e turqve.


Ne nuk shohim problem nga partneriteti strategjik me Turqinë, si dhe me Italinë e Greqinë. Nuk ka asgjë të keqe nëse qeveria shqiptare dhe ajo kosovare zhvillojnë mbledhje të përbashkëta. Mbledhjet do të jenë për probleme ekonomike, sociale, arsim e kulturë. Shumë mendonin se një tjetër shtet shqiptar në rajon do ishte diçla e tmerrshme.

Por pavarësia e Kosovës solli stabilitet dhe një njohje tërësore e saj nga BE do të ishte jetike.

Korrupsioni e krimi i organizuar, përgjigjia më e mirë ndaj këtyre fenomeneve është modernizimi i institucioneve të shtetit. Korrupsioni endemik nga i cili vuan Shqipëria ka të bëjë me mungesën e institucioneve shtetërore. Reformat do jenë të thella, por duhet të dihet se mazhoranca jonë është në limitin e një shumice të cilësuar për të miratuar gjithë reformat e integrimit. Unë do kërkoj edhe një votë më shumë, që nuk është e vështirë të gjendet, me qëllim që reformat t’i bëjmë së bashku me opozitën.
 
SALAMAN:
Në emër të PPE ju përgëzoj për rezultatin dhe për tonin konstruktiv të përdorur në këtë komision. Ju po mendoni edhe për atmosferën e krijuar në parlamentin tuaj. Për perspektivër europiane të vendit tuaj, në ç'masë do të përfshini opozitën në këtë projekt.
 
PACK:
Ju e dini se tonet në Parlament duhet të qetësohen pak. Nëse vazhdoni me mënyrën sesi e keni nisur sot, do të tregoni një shembull të mirë. Ne s'do jemi mësuesit tuaj.
 
BOSHTINARO: Rumania ofron mbështetjen për Qeverinë tuaj në integrimin në BE.
 
GIANNAKOU: Diçka që është e rëndësishme për vendet që aplikojnë në BE është marrëdhënie me fqinjët. Mendimi juaj për vendimin për marrëveshjen për ujërat me Greqinë dhe marrëdhëniet me Greqinë.
 
FAJON: Besoj se Shqipëria merjton një shoqëri demopkratike. Si do zgjidhni priblemin e papunësisë së të rinjve? Për korrupsionin a keni ide të qarta dhe konkrete se si do të zgjidhni këtë problem.
 
CUFLIN:
Si mendoni t’i zgjidhni çështjet me vendet e rajonit? A mendoni se do këtë vertet një Shqipëri më të madhe?


Shkrimi u publikua sot (17.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar