Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë lajmëroi sot se po heton ndërhyrjen e mundshme të huaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës (24 nëntor).
Kandidati pro rus, Calin Georgescu, kryesoi ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë me pothuajse 23% të votave.
Gjithashtu Këshilli Kombëtar Audiovizual i Rumanisë, i cili mbikëqyr transmetimet dhe mediat sociale, i ka kërkuar Komisionit Evropian të hetojë rolin që TikTok-u mund të ketë luajtur në votimin e së dielës mes atyre që i quajti "dyshime për manipulim të opinionit publik", raporton Reuters.
"Unë bëj thirrje që platforma TikTok të pezullohet në Rumani që nga 28 nëntori derisa institucionet shtetërore të finalizojnë një hetim në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor," tha zëvendësshefi i rregullatorit të telekomit, Pavel Popesku.
Ndërkohë një zëdhënës i TikTok i hodhi poshtë këto pretendime.
"Këto raportime për manipulimin e zgjedhjeve rumune nuk janë të vërteta, pasi shumica e kandidatëve kanë bërë fushatë edhe në platforma të tjera dixhitale përtej tonës," tha zëdhënësi.
Georgescu i cili bëri fushatë kryesisht në platformën e mediave sociale TikTok, erdhi si surpriza më e madhe e zgjedhjeve.
Ai nuk i përket asnjë partie - është betuar se do t'i japë fund asaj që ai e quan nënshtrim ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, veçanërisht për mbështetjen për Ukrainën.
Georgescu do të konkurrojë në balotazhin e 8 dhjetorit me kandidaten e qendrës së djathtë Elena Lasconi, e cila përfundoi e dyta me 19% dhe shpreson të marrë mbështetjen e kandidatëve të mundur të qendrës dhe të së majtës.
Pas rezulutateve mijëra rumunë protestuan në Bukuresht duke i quajtur rezultatet të padrejta.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet mbyllja e TikTok, përdoruesit raportojnë për ndërprerje, rreth 1.5 milion shqiptarë s’do kenë më akses
13 Mars, 13:51
-
Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin! Zbardhet shkresa
12 Mars, 11:52
-
TikTok mbyllet nesër, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike urdhëron kompanitë e internetit të marrin masa
11 Mars, 19:22
-
Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Është platforma më komode për ta
11 Mars, 18:30
-
Nxënësit bojkot Sali Berishës, nuk lënë mësimin pas apelit qesharak për të mbrojtur mbylljen e TikTok
11 Mars, 11:38
-
TikTok mbyllet për 1 vit, qytetarët pro: Fëmijët të mësojnë! Të rinjtë: Protestë? Le të dalë vetë Berisha
10 Mars, 16:49
-
Berisha thirri protestë për TikTok, Rama: S'po e mbyll për zgjedhje, Berisha mblodhi karavidhet te Shqipëria madhështore, kërkon dhe fëmijët t'i fusë në kënetë (VIDEO)
10 Mars, 16:39
-
Rumani/ Calin Georgescu u ndalua të kandidojë për president, mbështetësit protesta të dhunshme në Bukuresht! Elon Musk: Të çmendur
10 Mars, 12:35
-
Kandidatit prorus Calin Georgescu i ndalohet garimi në zgjedhjet presidenciale në Rumani
9 Mars, 21:36
-
Ardhja e Princ Vidit në një përkujtim dhe një shënim i Fan Nolit
8 Mars, 15:44
-
Mbyllja e TikTok për të mbrojtur fëmijët ‘çmend’ Berishën: Është akt censure
8 Mars, 14:42
-
Berisha protestë për mbylljen e TikTok ditën e masakrës së Gërdecit, Rama: I ka ikur mendja për terital, thirrja që fëmijët mos të shkojnë në shkollë lajthitje (VIDEO)
8 Mars, 11:50