TIRANE - "Raimonda Bulku sapo me kujtoi filmin "Nusja dhe shtetrrethimi". Mos i vini faj, ju lutem, karriera në PD, e barabartë me një nusërim të sforcuar në TV". Ky ka qënë reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama, ndaj deklaratës për shtyp të deputetes së PD-së, Raimonda Bulku, sot.
Bulku tha se "Partia Demokratike, në shërbim të transparencës së publikut, do të vazhdojnë t’i bëjë pyetje Edi Ramës, në lidhje me pasurinë e tij për pallatin e bashkëshortes, faturat e ndërtimit të “pallatit në pajë” dhe çmimin e tokës së vilës në Dajt, edhe pse e dinë shumë mirë se edhe në të ardhmen do të jenë shenjestër e pushkës së këtij “Nastradini”, që më 23 qershor do ta kthejë atë jo vetëm drejt vetvetes, por edhe kundër gjithë Partisë Socialiste".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com