Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se buxheti ka prekur tavanin e 10 mld eurove

Kemi zgjedhur rrugën e mundësive të reja. Ekonomia është trefishuar, Shqipëria ka një buxhet historik prej 10 miliardë eurosh. Ishte një vend me rritje ekonomike të zeruar, sot rritet me një ritëm, që është 4 përqind. Edhe në raportin e progresit të BE, një nga pikat më të forta, është vlerësimi për ekonominë. Papunësia ka rënë nën 10 përqind, paga mesatare 967 euro. Investimet e huaja kanë prekur nivele historike. Kemi një buxhet më të madh se asnjëherë dhe një borxh publik, më të ulët se asnjëherë. Shqipëria ka fituar një fuqi të re ekonomike. Ne jemi shumë të vetëdijshëm, se një ekonomi që rritet, automatikisht, çdo familje e ndjen njësoj rritjen. Rritja sjell edhe një paradoks, që e kemi më të qartë. Rriten pagat, por rriten edhe pritshmëritë. Rriten të ardhurat, por edhe kërkesat. Një pensionist që numëron lekët e ilaçeve, nuk e bën llogarinë me rritjen e investimeve të huaja. Në fund të fundit, edhe rritja e ekonomisë, nuk është qëllim në vetvete. Ky është thelbi i buxhetit 2027, i mandatit të katërt. Programi ynë qeverisës, Shqipëria në BE, në 2030, është i lidhur me Shqipërinë ku shqiptarët ndihen familjarisht më të fortë këtu. Falë reformave, të bëjmë lehtësime që nuk mund t’i bënim dot dje. Sot, ne vijmë këtu për të miratuar uljen e  TVSH në 6 përqind, për 54 produkte ushqimore",tha Rama.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Kuvend/ Rama: Buxhet historik, prek tavanin e 10 miliardë eurove, kemi trefishuar ekonominë! PD lë sallën në shenjë proteste