Në një atmosferë ndryshe dhe me praninë e pushuesve të shumtë vendas e të huaj, Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror në brigjet e Jonit, në Himarë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo. Rama ka hequr kapelen e fushatës për të ndjekur eventin dhe është veshur me kostumin e kryeministrit, duke e theksuar në fillim të fjalës së tij në çeljen e sezonit.
Rama e ka nisur me batuta, duke folur për kujdesin që, sipas tij, ka kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, që i vjen nga origjina e vendlindjes së tij, Gjirokastra.
"E patë vetë ju sa fort e kishte lidhur atë fjalimin te dosja. Aq fort e kishte lidhur sa nuk shkëpuste dot fletët nga njëra-tjetra, se do t’i kontrollojë gjithë gjërat, se vjen nga një territor tjetër. Aty ku thonë që edhe ato dhomat për zairet, ato pjesët e gurta, janë shpikur për të mos vënë frigorifer, sepse nuk dihet a harxhon drita frigoriferi kur rri i mbyllur."-tha Rama.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri ka bërë batuta edhe për kryetarin e Bashkisë së Korfuzit, duke e përshëndetur në gjuhën greke. Rama, mes batutash, tha se Korfuzi për të mban numrin 1, kurse kur erdhi radha te Athina, kreu i qeverisë bëri një gjest ironizues.
“Efkaristo parapoli, deri këtu jam unë. Se di dhe një 's’agapo' tjetër, po s’duhet të ta them ty se nuk shkon. S’agapo poli Korfuzi, Korfuzi number one. Athina hë hë. (bën një gjest me duar)” – tha Rama.
H.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 4985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
3 Prill, 17:03
-
Fuqizimi i turizmit kulturor, Rama: Ka nisur muzealizimi i godinave historike
3 Prill, 16:14
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54
-
Forcim i arsimit profesional, Rama porosi kryebashkiakëve: Identifikoni nevojat për shkolla dhe konvikte
3 Prill, 15:18
-
Task-forcë për mbeturinat, Rama: Po punojmë për të riparë sistemin e përpunimit! Forcojmë kapacitetet e emergjencave
3 Prill, 15:12
-
Paketa e Maleve, Rama: Ka progres, disa bashki kanë përcaktuar 10 projektet! Përllogariten 5 milionë euro në njërën prej tyre
3 Prill, 15:06
-
Legalizimet, Rama: Çdo bashki duhet të hapë një zyrë juridike në ndihmë të kadastrës
3 Prill, 15:04
-
Ish-deputeti i PS për Report Tv: Rama nuk drejton, komandon! Kandidatura e Braçes, lëvizje e re në PS! Me Berishën s’ka zgjedhje në parti
3 Prill, 14:59
-
Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, financim i Emirateve Arabe
3 Prill, 14:55
-
Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet
3 Prill, 14:49
-
Lehtësim i trafikut dhe shkurtim kohe, rruga e Ksamilit drejt përfundimit
3 Prill, 14:19
-
Rama takim me kryebashkiakët, në fokus pastrimi e Paketa e Maleve! Demokrati i Pukës s’lejohet në takim: Më njoftuan gabimisht
3 Prill, 11:06
PLAZHET DUAN INVESTIME JO LLAFE,,,,DUAN UJE -DRITA 24 ORE,,,,DUAN RREGULL,GJELBERIM,,,SISTEMIM TE BUKUR PA PRWKUR ASNJE CM RERE..SEPSE RERA DUHET PER TE VENDOSUR CADRAT,,DUHET TE KETE HAPSIRA NDERMJET HOTELEVE 100M...HOTELET TE KENE PISHINA PARA E PARKING PRAPA..DUHET TE KETE PARKINGE ME KATE NE PLAZH QE TE KETE HAPESIRA...PLAZHI DO DEBURATORE,,,DHE QYTETET DUHET TE KENE INCENERATOR....PO KUSH TI BEJE KETO HAJDUTI....
Përgjigju