Rama: Dekriminalizim me PD, por pa
shpikje SHQUP-i, shkrihet komisioni 

Rama: Dekriminalizim me PD, por pa<br />shpikje SHQUP-i, shkrihet komisioni 
TIRANË -  Qeveria ka “nxjerrë jasht loje” komisionin e posaçëm që u ngrit falë marrëveshjes me konsensus politik të dhjetorit të 2014-ës, duke e propozuar vet projektligjin për dekriminalizimin. Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë kur pohoi se me apo pa opozitën ky draft do të miratohet por nga ana tjetër ai nuk ja mbylli derën Partisë Demokratike për të sjellë propozimet e saj...Nga ana tjeter opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj që edhe testi i drogës të jetë kriter për kandidimin në funksione publike, cka eshte nje pike qe i ndan palet, pasi nuk eshte pjese e Ligjit italian "Severino" ku eshte bzuar drafti i mazhorances.

....
Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e vendosur për të ecur para me procesin e dekriminalizimit, edhe nëse opozita do të kundështojë projektligjin e qeverisë duke mos u bërë pjesë. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se shumica qeverisëse është e gatshme të pranojë propozime të demokratëve për t’iu bashkangjitur projektligjit, por se nuk mund të pranojë asnjë “shpikje SHQUP-i” siç kryeministri ju referua disa pikave në projektligjin që opozita ka dorëzuar më herët në Kuvend. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë tha se Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur për procesin e dekriminalizimit në politikë dhe administratën publike, është tashmë i panevojshëm, pasi të dyja palët politike kanë hartuar draftet e tyre.

Doni projektin? E keni variantin tuaj, keni edhe variantin tonë. Merrini përputhini sit ë doni dhe jemi gati ta votojmë, vetëm shpikje SHQUPI jo. Ju ja ka ngelë kocka e fundit e skeletit të asaj partie atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës.  Unë po ju them nëse doni ligjin, ligji është plotësisht i bëshëm nëse e keni seriozisht, dhe konsensusi plotësisht i realizueshëm, doni dhe autorësinë? Le ta marrë Oerdi, edhe nga unë si kryetar i PS e ke mandatin, mere bëje ligjin si e do ti, por pa shkelur atë parim: Kriminelët i përcakton gjykata”, tha Rama. 

Ndonëse marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për të bërë dekriminalizimin e politikës bashkarish ishte “bekuar” edhe nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama u dërgoi atyre sërisht një mesazh.

“Këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë, dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë”, tha Rama.

Por opozita ka një tjetër arsye pse qeveria ka sjellë këtë projektligj që sipas PD, ka shkelur konsensusin e arritur në dhjetor.

“Bashkëdrejtues i mazhorancës (duke ju drejtuar Ilir Metës) ke një përgjegjësi të madhe, se nëse i përmbahesh kushtetutës në minimumin e minimumit, këtë akt të djeshëm të qeverisë nuk mund ta lejojë, që të arrijë të shkrijë komisionin e votuar në parlament, Ka dy vite kjo ishte marrëveshja e parë konsensuale konkrete. Ky burracak e ka bërë këtë akt se ka tmerr testin e drogës”, tha Berisha.

Përballë akuzave të opozitës se po sfidon ndërkombëtarët duke kandiduar Artur Bushin dhe Elvis Rroshin, Rama u doli në mbrojtje kryebashkiakëve duke thënë se nuk ka asnjë vendim gjykate që i bën ata fajtorë për vepra penale.

Ju kujtoni se thoni ndonjë gjë të zgjuar që ju jep pamjen e kalorësve të luftës me krimin kur thoni që ky del në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe te Krujes. Kryetari i Bashkisë së Kavajë dhe kryetari i Bashkisë së Krujës janë të zgjedhur nga populli. Dhe nëse qoftë njëri apo tjetri ju rezulton i dënuar, jo me vendim i formës së prerë, por edhe nga një gjykatë e shkallës së parë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, silleni dokumentin përkatës dhe ju siguroj se ne jemi gati të bashkohemi me ju që t’u kërkojmë të largohen, në të kundërt të bllokojmë bashkërisht këshillat bashkiakë. Por njerëzit nuk janë kriminelë se vendosni ju. S’e keni këtë tagër. Zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat, dhe nuk është se shqiptarët (se flisni dhe në emër të shqiptarëve ju), se shqiptarët mbas dy vjetësh nuk përtuan tju japin të njëjtën sasi shpullash dy muaj më parë. Se e keni dhe çobanin të rraskapitur që nuk rri dot në këmbë jo më të marrë juve para, se i keni ngelur 30 dele këtu”, - u shpreh kreu i qeverisë.

Debatet 

Felaj
: Brenda qershorit 2015 komisioni do të prodhonte produkt për parlamentin, duhet të kishim draft ligje që t’i diskutonim dhe votonim. Zgjatja e afatit wshtë bërë në kundërshtim me atë që rezoluta thotë.
Deri në shtator komisioni kishte bërë vetëm dy mbledhje, dhe asnjë produkt të gatshëm.
Bersiah: Unë dënova si një gjë tmerrësisht të rëndë shkelmimin e besimit. Po nëse kundërshtarët e mi e vlerësojnë se u shërben i këshilloj të vazhdojnë me furinë më të madhe. Unë them shkelmimi i besimit është gropa ndaj sistemit. Zonja paraqiti një ekspoze të zgjeruar të ligjit. E nderuar zonjë, ky parlament nuk udhëhiqet nga kryeministri, ky drejtohet nga kryetari dhe kryesia e parlamentit. Gjëja më e rëndësishme është një ndarje e pushteteve.
Meta: PD në mënyrë të njëanshme ka marrë iniciativat e saj që janë përfshirë në programin e punës, ndërkohë ne kemi akoma një komision bipartizan për këtë çështje, dhe në konferencën e kryetarëve i kemi thënë kolegëve të PD që kjo iniciativë duhet të ishte sjellë nga komisioni i përbashkët, ata kanë konsistuar te rregullorja që i jep të drejtën të fusin në rend iniciativat e tyre. Unë nuk shikoj gjë të keqe teksa të dyja palët kanë vullnetin për ta diskutuar këtë proces me vendosmëri. Për ato që nuk biem dakord kemi dhe ekspertë ndërkombëtar.
Bylykbashi: Duhet të merrni parasysh pasojat

Rama: Ky parlament sa të jemi ne këtu, SHQUP nuk bëhet
“Është ngritur një komision që nuk ka bërë asgjë dhe në 30 qershor prodhoi vetëm propagandë banale edhe ato herë që u mblodh. Në mes të shtatorit qeveria do të propozojë variantin e saj, e kam thënë dhe nuk është surprizë. Jemi zotuar bashkarish që ti referohemi ligjit Severino. Jemi konsultuar, në dijeni time edhe ju, me ekspertët që kanë ardhur enkas nga Italia. Dhe është po kaq e vërtetë që ministrja ka qenë e ngarkuar të komunikojë me parafolësin këtu për të ndërtuar një proces që bashkarish çon në një produkt. Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë dyshim se çfarë ju intereson ju dhe kush jeni ju, dhe as e kam pritur që ju të pranonit një produkt të përbashkët. Dhe në vend të këtij paraqisni draftet e PD-së jo të komisionit, e drejta juaj. Ju është problemi? Ka një draft të PD, ka një nismë të qeverisë të cilës do t’i bashkëngjiten deputetët e shumicës për nismën për ndryshimet e kushtetutës, dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Ne jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë. Por shpikje SHQUPI ne nuk pranojmë. Ne jemi të interesuar ta votojmë dhe do ta votojmë, doni apo nuk doni ju. Përqindja më e madhe e substancës është e njëjtë. Ju keni parashikuar 34 vepra ne 73, por nuk besoj se është problem. Nga ana tjetër ne e kemi shtrirë në të gjithë funksionin publik, jo vetëm në të zgjedhurit, por edhe në të emëruarit. Pra çdokush që merr një rrogë nga taksat e qytetarëve duhet t’i nënshtrohet këtij verifikimi. Jemi të gatshëm të përfshijmë edhe gjëra që nuk janë të përfshira në draftin tonë, por korniza nuk ndryshon që të jemi të qartë: Shpifje SHQUPI nuk ka , ne nuk e bëjmë veten lolo. Juve problemi juaj, se nuk dua të bëj komente mbi ju, se ju flisni vetë jeni bërë komenti i vetvetes. E doni? Hajde ta mbyllim dhe mund të mbyllet shumë shpejt. S’e doni nuk ka problem. Ne do ta bëjmë. Kjo është pak por e sigurt. Nuk shoh asnjë arsye përse të mos e bëni nëse i referohemi asaj që ju e keni shprehur, nevojës për të penguar penetrimin e çdo personi që në të shkuarën e vet ka pasur probleme me drejtësinë sipas listës së mirëpërcaktuar të veprave penale. Nuk kemi më as çfarë të akuzojmë njëri-tjetrin. Ju jeni në të drejtën tuaj që nëse shikoni në draftin tonë shpikje që nuk gjenden në asnjë legjislacion tjetër të thoni nuk i duam. Por për SHQUPI-n vetë e keni zgjedhur se nuk ju çoi njeri atje. Ky parlament sa të jemi ne këtu, SHQUP nuk bëhet”

Paloka: Kjo që po ndodh përveç se e neveritur, pasi sapo dëgjuam autorin e kriminalizimit të parlamentit dhe administratës, më turpshëm dhe neveritshëm se kaq nuk ka. Çfarë provash kërkoi ky zotëria, disa nga të vetët i ka në burg. Procesi po bëhet i turpshëm nga qeveria, sepse sot është në pozitë të vështirë, po i plasin në dorë ato për të cilat i kishte në dorë, i vendosi vetën në krye të listave. Deri mbrëmë në darkë i mbrojti dje me ambasadorët. Deputeti i vendosur në krye të listës nga Rama qëlloi qytetarët në komisariat, ai tjetri pret burgun për vrasje. I bindur se qytetarët të mirinformuar. Vetëm një javë më parë në konferencën e kryetarëve u kërkua ‘qimja në vezë’ me qëllim të mos kalonin propozimet e bëra nga ne për ligjin e dekriminaliizimit, u sajua gjithçka nga administrata. Megjithatë politikisht na u tha se propozimet ti kalonim në komisionin e ngritur. Ne nuk e kemi luksin të bëjmë deklarata arrogante si Rama, pasi kaq jemi. E pamundur të mendosh se nuk duam konsensusin dhe dekriminalizimin, e harruam se kur filloj kjo histori. U desh ndërhyrja e qytetarëve dhe jo vullneti i qeverisë për marrëveshjen e 24 dhjetorit e qartë me tre pika. Pr/ligji pritej me konsensus që të ndalonte atë që kishte ndodhur deri sot, që kriminelët të hynin në parlament. U tha se komisioni mbeti i pavlerë. Komisioni u pengua të vepronte në cdo moment që të mos funksiononte, sollëm propozimet, reagimi i njëjtë nga qeveria; dolën dhe thanë që kemi edhe propozimet tona. Ai që nënshkroi marrëveshjen doli dhe tha mos e merrni seriozisht, pasi e bëmë të rikthehet opozita në parlament dhe sot del dhe thotë edhe po nuk deshët ju ne do ta bëjmë. 50 dosje kemi denoncuar për emërime në poste kryesore të njerëzve që kanë ë shkuar kriminale, nuk janë vendosur gabimisht aty. Trafikanti i drogës nuk është vendosur gabimisht drejtori i anti-drogës. Kjo është çështje e vullnetit politik, jo ligji.
 
Rama do të marrë flamurin, por nuk e ka ndërmend, gjithçka po e bën për ta bllokuar dhe për ta fshirë për të kandiduar kriminelët për deputetë. Para një jave vendosi kryetar qarku atë. Prandaj këmbëngulim qoftë edhe sa për sy edhe faqe të ulet me ne, propozimet t’i paraqesë në komision dhe të nxjerrim një produkt të përafërt. Ka një pikë që Ramës i dhemb shumë, e testit të drogës, ajo i dhemb, e ka frikë dhe prandaj është gati të bëjë cdo gjë që të mos e kalojë atë pikën.
 
Rama: Flamurin e keni ju, e keni dhe me latinisht, e di gjithë Shqipëria. Cilido këtu, këtëj apo andej që do të shkelë ligjin, do ketë të njëjtin fat nuk diskutohet. Asnjëri nga ata nuk ishte kriminel se thoshit ju, nuk bëni dot njeri kriminel, unë jam përfaqësues ligjor i këtij grupi interesi sipas jush. Kjo është e para shumicë qeverisëse që nuk bën dallime, dhe si asnjëherë më parë ka goditur brenda vetes pa bërë asnjë lloj kompromisi. Sa për të plagosurit dhe të vrarit mirë është të mos i numërojmë. Sa për kush mban përgjegjësi lidhur me sa plagë janë hapur në mish këtu në këtë vend mirë është të mos i hapim.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë