Rama: Denonconi korrupsionin!
Pastrojmë vendin nga fara e keqe

Rama: Denonconi korrupsionin!<br />Pastrojmë vendin nga fara e keqe
TIRANE - Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të administratës, për të bërë të mundur siç shprehet ai që Shqipëria të marrë frymë lirisht dhe të zhbëhet fara e keqe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare, merr shkas rastin e denoncimit të një qytetari korçar, ndaj ish-gardistit dhe njëherësh ish-shoqëruesit të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, i cili është çuar në gjyq, pasi nga hetimet ka rezultuar se ai ka marrë ryshfet me premtimin e një vendi pune.

Në këtë drejtim, kryeministri Rama fton të gjithë qytetarët që të marrin guximin dhe të denoncojnë të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin dhe shpërdorojnë detyrën, për të çliruar Shqipërinë nga fara e keqe dhe që vendi të marrë frymë lirisht nga rastet e korrupsionit.

“Ja se si çdo qytetar mund të bëjë diferencën: Fillim tetorin e shkuar, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u njoftua për shqetësimin e një qytetari në Korçë, lidhur me ofertën e bërë prej truprojës së saj për t'i gjetur një punë në arsim përkundër rryshfetit. Ministrja i kërkoi menjëherë Gardës së Republikës largimin e truprojes dhe Garda jo vetëm e tërhoqi atë brenda orës nga shërbimi pranë ministres, po e largoi edhe nga radhët e veta. Sot ky individ i padëshirueshëm është nën akuzë konkrete nga Prokuroria pas një hetimi të thelluar. Ai do të përgjigjet për abuzimin e tij me detyrën shtetërore si dhe cënimin e imazhit të institucionit. Mora shkas nga ky episod per t'ju thënë se, sikur të gjithë qytetarët të veprojnë si qytetari korçar në fjalë, kudo dhe kurdoherë që u del përpara fara e keqe e abuzuesve me funksionin publik, Shqipëria do të marrë frymë shumë më e lehtësuar nga barra e korrupsionit.” shprehet kryeministri

Dhe kjo siç nënvizon Rama pasi ky vit do të shënojë edhe një partneritet të ri transparence qytetar-qeveri në luftën kundër korrupsionit. Për ta bërë të mundur këtë, Rama ka rikujtuar se së shpejti do të linçohet “Kutia e Shërbimeve Publike” e cila do të jetë siç thekson ai, platforma më e madhe online për të mundësuar në kohë reale denoncim dhe transparencë për rastet e abuzimit me pushtetin nga ana e zyrtarëve.

“Prandaj paralelisht me përshkallëzimin e reformave reale që mbyllin kanalet e korrupsionit në çdo sektor, ne duam që ky vit të shënojë edhe një kohë të re partneriteti kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit! Për këtë qëllim prioritar, do të lançojmë në ditët në vijim platformën më të madhe online që është krijuar deri sot në vendin tonë, për ta mundësuar në kohë reale dhe me transparencë maksimale, funksionimin e këtij partneriteti të ri kombëtar.” thekson Rama Klikoni linkun per te shkuar ne "Kutine e Sherbimeve Publike"

Më tej në postimin e tij, Kryeministri shqiptar fton të gjithë qytetarët që të tregojnë kurajo dhe të denoncojnë për ta bërë vendin dhe qeverisjen më të mirë.

“Mirënjohje qytetarit korçar për ngritjen e zërit përballë një abuzuesi me funksionin publik! Mirënjohje dhe atyre pak të tjerëve, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë vitin e shkuar dhe na kanë ndihmuar të bëjmë edhe në tatime, polici, shëndetësi, të njëjtën gjë që bëri Lindita Nikolla në rastin konkret! Le të shumëfishojmë forcat dhe së bashku, krah per krah të bëjmë të shumëfishohen rastet e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes qeverisë e qytetarëve, për shkuljen e farës së keqe të abuzuesve me pozitën apo detyrën shtetërore. Kurajo!” përfundon kryeministri

Kutia e Shërbimeve publike, u prezantua më 3 dhjetor nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se përmes presionit nga ngritja e zërit qytetar dhe  modernizimit do të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimeve publike. 

rama fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit