Rama- deputetëve: Kapuni fort
pas Vettingut, 'sulmoni' në seancë

Rama- deputetëve: Kapuni fort<br />pas Vettingut, 'sulmoni' në seancë
Seanca e ditës së enjte do të fokusohet totalisht tek ligji i Vettingut, pavarësisht se në rend dite është buxheti i vitit 2017.

Në mbledhjen e  grupit parlamentar kryetari i PS-së i la porosi deputëtëve të të tij të dalin e të flasin pikërisht për suksesin në Komisionin e Venecias dhe bllofin e PD-së.
“Dilni sulmoni fort me Vettingun” mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen që përkoi dhe në zbardhjen e plotë të përgjigjes së Venecias për ligjin më të rëndësishëm të Drejtësisë.

Tashmë sipas Pandeli Majkos , Gjykatës Kushtetuese nuk i lihet vend për interpretim, por vetëm të konfirmojë kushtetutshmërinë e ligjit më të përfolur të reformës.
Majko ka një përgjigje dhe për pretendimin e  PD-së për keqpërkthim të ligjit dërguar në Venecias.

"Ata mund të kenë vërejtje dhe për shiun që po bie sot, por unë po flas për diçka të shkruajtur, nga institucioni më lejoni të citoj PD, më serioz për sa i përket opinioneve të kësaj natyre në Europë dhe më gjerë. Këto histori me natyra të tilla të ashtuquajtura procedura për të vonuar futjen në fuqi të Reformës në Drejtësi, të neneve të Kushtetutës të shkruajtura dhe të miratuara me 100% të votave në parlament duhet të marrë fund", shprehet Majko. 

Që të premten maxhoranca do të vazhdojë me paketën tjetër të ligjeve të Reformës, ndërsa Venecia zbardhi këtë të hënë të detajuar opinionin e saj për Vettingun. Sipas opinionit të Venecias, dispozitat ligjore nuk shfaqin problem për asnjë nga 4 çështjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese e cila e pezulloi më herët ligjin.

Sipas ekspertëve të Venecias, trupa e gjyqtarëve Kushtetutës duhet t’i nënshtrohet Vettingut, madje është në konflikt interesi me ligjin.

"Konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin, jo vetëm të një ose disa gjyqtarëve kushtetues, por të gjithë gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë në Gjykatën Kushtetuese. Për pasojë skualikimi i gjyqtarëve kushtetues për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit gjyqësor të Ligjit të Vettingut në lidhje me përputhshmërinë e tij me Kushtetutën", thuhet në opinionin e Venecias i cili e vlerëson si të padëmshme në pavarësinë e procesit dhe përfshirjen e Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar apo Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë në procesin hetues dhe kërkimet fillestare për prova.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure